Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kopi Kyçyku:Pranvera

Shko poshtë

Kopi Kyçyku:Pranvera Empty Kopi Kyçyku:Pranvera

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 22, 2012 1:05 pm

Kopi Kyçyku:Pranvera 273930_100000613597074_219226699_n

Kopi Kyçyku:Pranvera
(Duke pritur me padurim bukuroshen e stinëve)

Pranvera, vajzë e bardhë borë,
me dy gërshetat në argjend lyer,
nga shtambat vesë na hedh me dorë,
në këngë burimesh për ta kthyer.

Me rreze dielli seç i lan sytë,
i ndrit fytyra plot hijeshi,
në çdo gërshet ka lule fushe,
dhe dallandyshja në sup i rri.

Në prehër mban gjithato shporta,
me vjollca mbushur e manushaqe,
që i shpërndan në rrugë e porta,
në qendra pune, në shkolla, parqe.

Si një drenushë vrapon në mal,
Pastaj si flutur nis zbret në fushë,
vathë qershie me gaz na fal,
me erë lulesh flladit çdo gushë.

Shih, po na vjen plot ngrohtësi,
(se diellin pranë e ka gjithmonë),
me këngë zogjtë ci-ci, ci-ci,
"Mirsekeardhur" po e urojnë.

Pa shih, çdo pemë thellë i përkulet,
haré, galdim ka krejt natyra,
në çdo dritare po qeshin lulet,
pranvera erdhi plot drita e ngjyra!

1964
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi