Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Shele:Lidhja Ndërkombëtare e Poeteve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA

Shko poshtë

Agron Shele:Lidhja Ndërkombëtare e Poeteve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA Empty Agron Shele:Lidhja Ndërkombëtare e Poeteve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 14, 2011 10:40 pm

Agron Shele:Lidhja Ndërkombëtare e Poeteve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA 166919_183354521759674_100002553810815_337077_1785335918_nAgron Shele:Lidhja Ndërkombëtare e Poeteve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA 275401_100002553810815_1802860341_n

Agron Shele:Lidhja Ndërkombëtare e Poeteve , Shkrimtarëve dhe Artistëve
“PEGASI” ALBANIA


The International Association of Poets , Writers and Artists
“PEGASI” ALBANIA


Jemi të gjithë Ëngjëj... Ejani të bashkojmë krahët dhe të fluturojmë së bashku... Fluturimi starton nga qyteti çudi..

PERSHENDETJE

I nderuar president i LNPSHA “Pegasi” Albania, Z. Kristaq Shabani!
E nderuar Kryetare e Lidhjes “Pegasi” Kosova, Znj Hasije Selishta!
E nderuar Kryetare e Degës “Pegasi”Internacional Tirana, Znj Kozeta Zavalani!
Të nderuar miq dhe kolegë pegaistë kudo që ndodheni dhe jetoni!


Në kuadrin e e vazhdimit të veprimtarisë së madhe :
“RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL ” PROFIL.... 2010- 2012”
(POETË, SHKRIMTARË, ARTISTË, STUDIUES)

“ Mirëfillësia e një kreature letrare, përvijim”, e cila është zhvilluar dhe po zhvillohet në një rrugëtim poetik të organizuar në Shqipëri, Kosovë dhe në vende të tjera, ku jetojnë dhe krijojnë anëtarët e LNPSHA “PEGASI”ALBANIA dhe “PEGASI” KOSOVA, më lejoni që të sjell përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe t' ju uroj suksese në eventin e radhës, ditën e Shtunë, datë 17.12.2011, ora 17.30- 20.30, në ambientet e Bar Kafe ”Vrite Lotin” të poetit Perikli Shuli, i cili celebron suksesin e madh të vitit 2011, por njëkohësisht vlerëson dhe individualitetin krijues të personaliteteve letrarë, të cilët me kontributin e tyre kanë bërë shumë për artin e shkruar panshqiptar, si dhe përnjohjen dhe universalizmin e tij me artin ndërkombëtar.
Në këtë përvijim rrugëtimi do dëshiroja të uroja personalisht kontribuesit dhe distributoret e mendimit dhe veprimit të lirë e elitar si:
Presidentin e nderuar të Lidhjes Internacional “Pegasi” Albania, Z. Kristaq F. Shabani IWA; WPS, i cili për punën dhe kontributin e madh në ideimin dhe projektimin e vizioneve të mëdha shpallet me të drejtë nga Instituti Biografive Amerikane, “Njeriu i vitit 2011”, çmim që nderon jo vetëm personalitetin e tij të padiskutueshëm dhe Lidhjen që përfaqëson, por mbarë Kombin Shqiptar.
* Zëvendësprsidenten e LNPSHA “PEGASI”ALBANIA dhe Kryetaren e Degës së Lidhjes për Tiranën, Znj Kozeta Zavalani, pjesmarrëse e Kongresit të 22 Botëror të WPS.
*Hasije Selishta, poete, Presidente e LNPSHA “PEGASI” Kosova, pjesmarrëse e Kongresit të 22 Botëror të WPS.
* Prend Buzhala, poet, studiues, Zëvendëspresident i LNPSHA “PEGASI” Kosova
*Flutura Maçi, piktore dhe poete e talentuar, Tiranë.
*Albana Zhuta poete , Strugë Maqedoni
*Majlinda Rama, poete, gazetare, Zëvendës / Presidente e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA.
*Mevlude Saraçi, poete, publiciste , Kryetare e degës Gjakovë të LNPSHA “PEGASI” KOSOVA.
*Gjergj Rrustaj , poet, Sekretar i përgjithshëm i degës së LNPSHA “PEGASI” Kosova për Gjakovën.
* Shkëndije Hoda, poete, publiciste, zëvendës kryetare e Degës LNPSHA “PEGASI” Kosova për Gjakovën.
Një përshëndetje e veçantë shkon për talentet e reja, të cilat padushim që do hapin të tjera prespektiva për artin dhe letërsinë e nesërme si :
*Joaniana Merjo, poete, Tiranë
*Anxhela Peza, poete, Tiranë
*Osmon Bojaxhiu, poet, kryetar i degës së LNPSHA “PEGASI” Kosova, për Sharrin etj.
Me këtë rast do dëshiroja të falenderoja edhe miqtë tanë të mëdhenj, të cilët kanë bashkëpunuar dhe kordinuar gjithë veprimtaritë letrare të përbashkëtë si :
Tersinka Perreiera, Presidente IWA
Dimitris Kraniotis , President WPS
Huang Xiang, President IPTRC
Beniamin Yzon , President UPPL
Luiz Árias Manzo, President Poets del Mundo
Dino Kubatis, President Kafe Ideon
Michael Rothenberg, Kordinatori aktivitetit global “100-Thausand Poets for Change”

Respekt dhe mirënjohje për organet letrare që kanë bashkëpunuar frutshëm me lidhjen tonë si :

Pomezzia Notizie, Domeniko Defelice, Itali
Keleno, Panajota Zaloni, Greqi
Horoskopi, Enrieta Sina
Obelisk, Roland Lushi, Tiranë
Plus Gazeta e Athines (Shqip)
Hermes Studio, Doriana Metollari, Itali etj

Falenderim i veçanantë për të gjithë personalitetet letrare që kanë mundësuar universalizimin e Letërsisë Shqiptare me simotrat Ndërkombëtare:Patrik Samut, Eftiqi Kapardheli, Ada Aron, Adolf Shvjedçikov, Nadia Cela Pop, Kuldep Srivastava, Hada Sendo, Vasiliqi Kalahani, Gunsel Djemal, Attila Elustun, Corina Gina Papouis, Francesko Azuela, Antonio Bellusci, Giovanna Volti Lombardi, Fiorentin Smandarace, Cristina Maria Onofre Silva , Kathy Figueroa, Wendy Mary Lister, Slavica Pejovic, CHOI SHE LEUNG, Jotia Fotiadhi, Cristina Santos, Alejandra Kraules Breton, Mimoza Ahmeti, Leta Kucohera , Ekaterina Ilieva, Dragana Tripkovic, Anton Gojçaj, Miradije Ramiqi, Agim Gashi, Rakel Vianna, Kosta Gaxhoni, Flori Bruqi, Merita Smaja, Argentina Martini,Gjergj Nikolla, Pellumb Gorrica, Lediana Paja, Aleksandra (Majlinda) Shabani, Dino Çiço , Violeta Allmuça, Dritan Dalip Kardhashi , Rajmonda Moisiu, Jozefina Traboini, Venka Capaj, Petro Dudi, Albana Cufaj Zhuta, Shefqete Goslaci, Jorgo Telo, Riza Lahi, Xhelal Luca, Dhimitër Miti etj.

Gjithashtu shpreh mirënjohje dhe respekt të veçantë për Universitetin “Vitrina” dhe kordinatorin e saj Z Edmond Vlashi, i cili ka mundësuar zhvillimin e Simpoziumeve Ndërkombëtare në Tiranë.
Viti 2011 për Lidhjen Internacional ka qënë viti i sfidave dhe realizimeve të mëdha, ka qënë viti i Simpoziumit IV-Internacional “Pegasi” Albania (Gjirokastër-Tiranë- Prishtië), viti i nismës për “Fajlen e gjakut”, Gjiri Lazrit, viti Manifestimit Global Poetik për paqen (24 shtator Tiranë, Prishtinë, Gjakovë), viti pjesmarrjes aktive në Kongresin e 22 Botëror të WPS, viti kremtimit të madhërishëm të Ditës së Flamurit Kombëtar (Poetët e Komlbit Apelojnë-28 Nëntor), viti i Bibliotekës “Pegasi” në Tiranë, viti i Çmimeve të mëdha Ndërkombëtare etj.

Kurorëzimi i gjithë kësaj pune të përbashkët ka qënë obligim dhe përgjegjësi për të gjithë, ka qënë kontribut i drejtëpërdrejtë dhe aftësi, prandaj më lejoni edhe njëherë, që të shpreh mirënjohjen time dhe respektin e thellë për anagazhimin dhe produktivitetin tuaj në shërbim të mirëfillësisë së një arti modern dhe mundësive reale të krijuara për emancipimin e mëtejshëm të shoqërisë.


Sekretari Përgjithshëm
Agron Shele IWA; WPS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi