Arif Molliqi:Etimologjia e emrit të fshatit Lluka e Epërm
Faqja 1 e 1
Arif Molliqi:Etimologjia e emrit të fshatit Lluka e Epërm
Arif Molliqi:Etimologjia e emrit të fshatit Lluka e Epërm
(Nga një punim më i gjatë)
1.
Studimet e ndryshme që janë shkruar për Kosovën, Dukagjinin dhe në veçanti për Deçanin, pastaj, edhe disa toponime të ruajtura edhe sot, na mundësojnë sado pak të japim disa mendime për lashtësinë dhe etimologjinë e fshatit Llukë e Epërm.
Ndërsa siç janë interesante për shkencën e arkeologjisë themelet ose gjurmët mbi rrugën, aty të Manastiri i Deçanit, ku janë themelet e vjetra të një objekti kulti apo,gjurmët e një kishe të vjetër shqiptare, ashtu janë në favor të arkeologjisë edhe gjurmimët arkeologjike në trekëndëshin e fshatrave Llukë e Epërm, Beleg dhe Carrabreg. Prandaj çdo hulumtim, gjurmim në lokalitete e Deçanit, do të ishin të mangëta dhe aspak frytëdhënëse nëse nuk do të kalonin përmes Llukës e Belegut. Pse e themi ketë. Ngase janë shumë toponime të mbetura nga lashtësia që tregojnë ketë konstatim. Ata janë disa toponime të vjetra si; Arat e Zefit, Gomuri i Zefit (Isuf Bardhoshit), Kisha e Zefit në Llukë të Epërm, Kisha në Beleg, dymbëdhjetë mullinjtë në Beleg, Lluga e Zymit afër Llukës, Vorri i Kolës mes Llukës-Belegut dhe Carrabregut, pastaj vetë emërtimi i fshatit Llukë e Epërm, tregojnë se ky lokalitet është shumë i lashtë, që nga Iliria e këndej.
Prandaj, lidhur me etimologjinë e fshatit Llukë e Epërme mund të thuhet lirisht se i ka rrënjët shumë të thella, madje edhe Biblike, që ndërlidhet me të shenjtin Lluka ose Luka. Në këtë kontekst te ilirët (si një ndër popujtë e parë që e përqafuan krishterimin) por edhe të katolikët e sotëm ruhet edhe sot emri Lukë ose Llukë.
Gjithashtu, në Raguzë në shekullin XI ka jetuar një familje bujare, që mbante mbiemrin Lluka, familje kjo sipas dokumenteve raguzane thuhet se ka ardhur nga Arbëria. Shembujt të këtillë ka shumë. Madje, edhe një historian i madh i humanizmit me emrin Pjetër Llukari (shek. XVI) shkruan për origjinën ilire të familjës së tij. Së këtejmi, mund të merrën edhe një sërë shembuj lidhur me etimologjinë iliro-arbërore të fshatit në fjalë.
Me që Lluka e Epërm gjendet jo largë nga Peja, koha kur “kah gjysma e shekullit II, Peja figuron në “Gjeografinë” e njohur të Ptolomeut (në harta) me emër Siparantu, kurse Siparanti dardan (Peja), në kohën e sundimit të Bizantit në këto vise, quhej Pentza, Pech, Peka” 2) ( M. Cërabregu; Kosova në hartat e vjetra, Prishtinë, 1977, f. 28.), atëherë kjo qendër e vjetër duhet të ketë pasur edhe rrethinën e saj me vendbanime të tilla siç është Lluka e Epërm.
Së dyti, “Manastiret dhe kishat e para, që i gjetën pushtuesit sllavë ose serbë në Kosovë, ishin në zanafillë të shqiptarë krishterë, ishin tempuj fetarë të themeluar dhe ndërtuar gjatë sundimit romak e bizantin, por që me kohë sunduesit serbë i uzurpuan dhe i bënë si të vetat.” (Dr. Rexhep Doçi; Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë-sipas onomastikës, Prishtinë, 1994) Po në këtë studim, bazuar sipas Krisobulave të Deçanit, më 1330, afër Deçanit, gjendej një kishë e vjetër në afërsi të secilës gjendeshin dy-tri fshatra. Në rastin konkret atë kohë esot Lluka e Epërm është fshati më i afërt qoftë i Deçanit, qoftë i Kishës së Deçanit. Kjo verteton se banorët e atëhershëm të Deçanit dhe fshatrave për rreth ishin shqiptarë vendas, dhe se nuk ishin as shërbëtorë të manastirit e, as që kishin ardhur prej ndonjë vendi tjetër, thotë mes tjerash Dr. R. Doçi.
Edhe mendimi nga tradita e jonë shqiptare ku thuhet se kisha e sotme e Deçanit është e re, dhe se Kisha e Moçme është më e vjetër se kisha e re, qëndron. Për ta vërtetuar një konstatim të tillë, vendi mbi rrugën që qon nga Deçani në grykë, aty përballë manastirit të sotme ka kohë që pritet të fillojnë gërmimet arkeologjike për ti saktësuar këto gojëdhëna.
Por të ndalemi në disa burime që hasim drejtpërsëdrejti më lashtësinë e Llukës së Epërm. Me sa dihet, dokumentet e para, të botuara, në të cilat përmenden disa fshatra të Deçanit, janë të vjetra dhe datojnë nga gjysma e parë e shekullit XIV. Më këto dokumente që quhen “krisobula”, sundimtarët e ndryshëm nga mesjeta ua falnin ose ua bartnin fshatrat nga një kishë në kishën tjetër. Dihet së në mesjetë kisha kishte privilegje të mëdha në këto vise dhe ndikim të fortë në pushtetin që sundonte. Në një dokument të këtillë të mbretit Stefan Deçanski, të vitit 1327, nga shënimet e përmendura del se Deçani me rrethinë (Feudi i Manastirit të Deçanit) ishte me tepër vend bujqësor dhe blegtoral. Gjithashtu, nga Krisobulat e Deçanit, në aspektin e antroponimisë, toponimeve dhe të shtrirjes regjionale, del se në atë kohë gjendeshin edhe këto fshatra me këtë numër të shtëpive:
-Lluka e Epërm, sipas regjistrit të dytë kishte 21 shtëpi,
-Belegu, lagje e Deçanit, tani fshat kishte 11 shtëpi,
-Carrabregu i Epërm dhe i Poshtëm kishin 18 shtëi,
-Prapaqani, kishte 52 shtëpi,
-Strellci, kishte 60 shtëpi,
-Lëbusha, sipas regjistrimit të parë dhe të dytë kishte 9 shtëpi
-Bohoriqi, paralarje e Strellcit, kishte 24 shtëpi,
-Rastavica, sipas regjistrimit të dytë kishte 34 shtëpi ,
-Isniqi, në regjistrimin e parë 20 shtëpi, në të dytin 37 shtëpi,
-Prilepi, kishte 25 shtëpi,
-Prokolluku, 18 shtëpi,
-Gramaqeli, 90 shtëpi,
-Lloqani kishte 63 shtëpi,
-Irzniqi, 38 shtëpi,...
( Dr. Selim Dacaj, feudi i Manastirit të Deçanit, studim, Buletini i Fakultetit Filozofik, XXII-1992, Prishtinë)
2. Emërtimi i fshatit Lluka e Epërm
Fshatrat që i gjetën pushtuesit sllavë ose serbë në territorin e Deçanit, ishin në themel të shqiptarëve. Çdo emërtim i objekteve fetare, tempujve, kulteve shpirtërore si dhe urbanistika e fshatrave, i ka përballuar kohës, sado që herë–herë edhe ka pësuar ndryshime gjatë sundimit romak, bizantin. Mirëpo edhe kur erdhën serbet dhe i uzurpuan dhe i deklaruan për të vetat, në thellësi këtu gjithçka mbeti shqiptare. Ky uzurpim nga ana e serbëve ndodhi sidomos pas islamizimit të shqiptarëve krishterë.
Për të gjitha këto ndryshime nëpër kohë, ka fakte të pamohuara se megjithatë rrënjët e tyre kanë mbetur nga lashtësia shqiptare ose Iliro-shqiptare. Mirëpo në ketë monografi nuk është çështja e studimit të toponimisë së gjer të fshatrave të Deçanit, por thjeshtë këtu do të ndalemi vetëm për toponimin dhe emërtimin e emrit Llukë e Epërm.
Gjatë disa kërkimeve mjaft modeste që kemi bërë për ta gjetur gjenezën e fshatit Llukë e Epërm dhe emërtimin e tij, gjithsesi na është dashur të ndalemi të konstatimi ku thuhet se; kisha e sotme e Deçanit është e re, dhe se Kisha e Moçme për të cilën folët aq shumë në Deçan, është më e vjetër se kisha e tanishme ekzistuese. Ky konstatim nxjerr edhe mendimin në vazhdim se; ardhja e serbëve në territorin e Deçanit gjeten edhe Kishën shqiptare edhe fshatra shqiptare. Prandaj s´ka se si të rrjedh ndryshe pos që në përgjithësi edhe emrat e fshatrave na dalin me prejardhje autoktone iliro-shqiptare. Bile, as edhe në ato dokumente serbe, jo edhe aq të besueshme, nuk gjejmë fshatra në territorin e Deçanit që kanë rrënjë tipike gjuhësore serbe.
Kështu të gjendur para një autoktonisë shqiptare pseudo studiuesit serbe u munduan ti përvetësojnë toponimet shqiptare si të tyre. Rasti me i pa arsyeshëm nga studiues serb për të “konstatuar” se emri i fshatit Llukë e Epërm është gjuhësisht serb ka dështuar. Ata duke e sajuar emrin Llukë nga fjala serbe luk-“qepë” (Allium cepa), nuk kanë mundur në asnjë mënyrë ta argumentojnë dhe të shkojnë më larg se kjo. Siç konstaton Dr. R.Goçi: “s´ka fare gjurmë të terminologjisë krishtere serbe në mikrotoponiminë e Deçanit, si shtresa më e vonshme e elementit ortodoks sllav-serb ndër shqiptarë.” (Iliro-Shqiptarët dhe serbët në Kosovë, faq.13 ) Kështu edhe fjala Llukë s´ka asnjë gjurmë që është serbe, por i ka rrënjët nga iliro-shqiptarët. Për këtë sipas disa të dhënave që kemi gjetur, duke i parashtruar këtu do të vërtetojmë se fjala Llukë është fjalë shqipe.
Mbase më lartë thamë se fshati Llukë e Epërm ka ekzistuar para Manastirit të Deçanit, ose thënë, ky lokalitet-fshat i takon kohës kur ka ekzistuar Kisha e Moçme e Deçanit. Mikrotoponimi Kisha e Moçme ka prejardhje nga fjala shqipe kishë , siç e ka shpjeguar profesor Çabej.
Duke qenë fshati Llukë e Epërm, para Kishës së Moçme, atëherë s´ka se si të shpjegohet ndryshe mikrotoponimi fjalës shqipe Llukë pos si: llukë, nga fjala shqipe bli. ( Ali Dhrimo; Fjalor Sinonimik i gjuhës shqipe, faqe 244, Tiranë, 2002).
Shumë herët fshati Llukë e Epërm ka qenë i mbushur me drunjtë prej bliri ( Bli,-ri, m.sh.-rë,-rët , bot. Dru i lartë, me gjethe si zemër, me lule të verdha, të mbledhura në tufë dhe me erë të mirë; lulet e këtij druri përdoren për çaj. Fjalori i shqipes së sotme, Tiranë,2002, faq. 123), e sidomos janë të njohur blirët e Llukës të “Vorret e vjetra” ku dikur përmes tyre kalonte edhe rruga tregtare “Drumi i Telit”. Po afër këtyre blirëve që ishin në breg të Lumit të Bardhë (Bistricës), dikur ka ekzistuar një vig, Vigu i Llukës që lidhte dy brigjet e lumit. Më vonë kur kjo udhë ishte bërë shumë e rëndësishme, disa esnaf dhe tregtar por edhe pelegrinët kishin ndarë mjete duke e ndërtuar një urë që është quajtur Ura e Haxhive. Kjo urë tani nuk ekziston, por themelet e saj janë diku aty, sepse në vitin 1979 kur kishte vërshime, ujit i lumit i pati zbuluar ato themele.
Pyetja se, pse janë dy fshatra më emrin llukë; Lluka e Epërm dhe Lluka e Poshtme, pikërisht ky fakt tregon se fjala llukë ka prejardhjen prej bliri sepse edhe në Llukë të Poshtme ka shumë druje bliri.
Tani përveç këtij argumenti bindës se mikrotoponimi Llukë nuk është sllave, tregon e dhëna se ky toponim është përforcuar edhe nga fjala shqipe llugë -vend moçalik, aty ku rrjedhin ujëra fushore dhe rriten verrat, shelqet. Zakonisht në Llukë të Epërm vende të tilla ka pasur shumë duke filluar nga Lluga e Zymit bregut të lumit, të Verrat e Llukës e gjer të Lluga e Bufit. Pastaj fushë e quajtur llugë ka pasur edhe nëpër gjithë fushat dhe livadhet e Llukës. Ky toponim llug/ë-a, gjatë periudhave kohore ka ndryshuar varësisht nga shqiptimi i gjuhës dhe më së shumti nga shkronja g ka kaluar në k, nga llugë në llukë.
“Sipas burimeve shkrimore që patëm në duar dëshmohet se trajta lluk edhe gjatë mesjetës (e ndoshta edhe më herët) ishte ngurosur në toponimi. Në DRSSH (1485) gjetëm Lluk e Llukaci , në funksion toponimik” ( Prof. Skender Hoxha, Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës, faqe 66)
Trajtën e fjalës lluk-a, e hasim edhe në kuptim tjetër, por që gjithsesi është shumë e vjetër, para mesjetës, dhe është e ngurosur në toponimi si një tokë afër lumit. Pastaj si liman, port, skele gjë që vet lumi ka mundur të jetë i lundrueshëm nga Lluka e deri në derdhjen e tij në lumin Drin.
Është interesant një gojëdhënë ku thuhet: në Llukë kishte shumë druje bliri, dhe në kohë shumë të vjetra në këtë fshat ishte e zhvilluar zeja e lugëtarit (Lugëtar,-i m, sh. ë-ët. Ai që bën lugë druri, Fjalori i shqipes së sotme, faqe 702, Tiranë, 2002). Pra banorët duke u marrë me zejen e lugëve edhe i kanë quajtur; lugëtar. Kjo fjalë nga rrënja lug/a, ec e kalon në Llukë/a. Kjo gojëdhënë mu duk interesant sepse shumë antroponime të fshatrave dhe mbiemrave kanë marrë emërtimin sipas zejes. Ky fenomen është edhe të popujt tjerë që para mesjete.
Në “E drejta zakonore shqiptare”(Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 1989 faqe 130), nenin 130-Vende kuvendesh përmendet “te Vorret e Llukës”. Pse e përmendem këtë? Sepse kjo e drejtë zakonore-e drejta kanunore sipas Lek Dukagjinit është shumë e hershme. Aq kohë ka kaluar dhe asnjëherë, dhe në asnjë vend nuk përmendet se “Vorret e Llukës” i kanë takuar qoftë juridiksionit të manastirit e as Lluka nuk ka qenë pronë e Manastirit të Deçanit ku paska mundur të mbjell me qepë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» CIKËL POEZISHË NGA ARIF MOLLIQI
» Arif Molliqi: Kur fluturojnë gomarët
» Arif Molliqi: Estetikë gjaku
» Arif Molliqi: Te rrasa e zogut
» ARIF MOLLIQI - SHAKAXHINJTË KULTUROR
» Arif Molliqi: Kur fluturojnë gomarët
» Arif Molliqi: Estetikë gjaku
» Arif Molliqi: Te rrasa e zogut
» ARIF MOLLIQI - SHAKAXHINJTË KULTUROR
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi