Jahjaga:I shpallë luftë krimit dhe korrupsionit

I shpallë luftë krimit dhe korrupsionit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u kthye sot nga vizita në SHBA. Në Aeroportin e Prishtinës, ajo pati një konferencë për media, në të cilën theksoi se vizita në SHBA ishte jashtëzakonisht e suksesshme.
Presidentja Jahjaga theksoi se gjatë vizitës në SHBA u takua me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me nënsekretaren amerikane të mbrojtjes, Michele Flournoy, me kryeprokurorin e SHBA-ve, Eric Holder, me drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Robert Mueller, pastaj me senatorët Mark Kirk dhe Ross Johnson, me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright, si dhe me një varg personalitetesh të njohura, ndërsa pati edhe dy ligjërata në dy universitete prestigjioze.
Në takimet shtrova një varg çështjesh që janë në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës. Në të gjitha këto takime mora përkrahjen dhe mbështetjen konkrete, për të gjitha çështjet e diskutuara, tha Presidentja Jahjaga.
Më tej, presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është shtet i pavarur, është shtet sovran, ka integritetin e saj territorial dhe ka sovranitetin e saj dhe se përkrahja e SHBA për Republikën e Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si shtet që është faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ajo theksoi se vizita në SHBA ishte në funksion të avancimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.
Kosova tanimë nuk shihet vetëm si një shtet që ka nevojë për ndihmë, por shihet si një vend që mund të kontribuojë fuqishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke qenë një shembull i mirë i ndërtimit të jetës së përbashkët të qytetarëve, duke i respektuar vlerat që tanimë i kemi ndërtuar. Po ashtu, ne si shtet i kemi ngritur të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe jemi ta gatshëm të marrim pjesë në të gjitha misionit dhe iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare, tha Presidentja Jahjaga.
Në vazhdim, Presidentja u përgjigj në pyetjet e gazetarëve:
Pyetje: Çfarë roli do të ketë Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit. A do të ketë kompetenca ekzekutive apo do të jetë vetëm këshillëdhënës?
Përgjigje: E kam thënë edhe në fjalimin tim në Kuvendin e Kosovës, që do të formoj një Këshill Koordinues Antikorrupsion, që është në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore. Të gjitha ato institucione që janë pjesë, që marrin pjesë në këtë këshill, do ta ruajnë pavarësinë e tyre institucionale përbrenda këtij këshilli.
Jam shumë e përkushtuar që ta fitojmë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe këtë mund ta bëjmë vetëm nëse kemi një organizim dhe një mobilizim të mirëfilltë përbrenda strukturave të vendit tonë dhe gjithsesi, që është e domosdoshme, që t’i përdorim dhe t’i aplikojmë edhe praktikat më të mira të shteteve të cilat kanë kaluar nëpër këtë fazë, kanë një përvojë, kanë një eksperiencë dhe një ekspertizë.
Unë mora mbështetje konkrete në luftimin e këtyre dukurive.
Pyetje: Cila është veçantia e këtij këshilli dhe kur mund të presim rezultatet e punës së tij?
Përgjigje: E kam thënë se sapo të kthehem nga ky udhëtim do të filloj me formimin e këtij këshilli. Është këshill kryesisht koordinues dhe këshillëdhënës brenda institucioneve dhe besoj që do të kemi një bashkëpunim brenda të gjitha institucioneve.
Duhet të kemi një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë dhe duhet ta bëjmë çrrënjosjen e një dukurie që është duke i penguar shumë procese në vendin tonë.
Pyetje: Janë ndërmarrë shumë nisma më herët për luftën kundër korrupsionit. Formimi i këtij këshilli nga ana e juaj, a do të thotë se Qeveria nuk e ka kryer punën e saj?
Përgjigje: Ky trup është kryesisht koordinues dhe këshillëdhënës. Është në kompetencat e mia kushtetuese që të kemi harmonizimin e politikave që janë në interes të vendit.
Pyetje: Si është pritur kjo nismë në SHBA dhe çka mund të ndihmojë SHBA në këtë drejtim?
Përgjigje: Është pritur shumë mirë. Ka pasur edhe deklarim të hapur edhe nga sekretarja e Shtetit, zonja Klinton, menjëherë pas takimit. Po ashtu, dje mora pjesë në konferencën “Gratë në siguri”. Në atë konferencë u përshëndet iniciativa. Sigurisht që do të kemi një përkrahje shumë konkrete në luftimin e kësaj dukurie.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Në shtator u shpallë ‘luftë’ LDK-së dhe AAK-së!
» Anonymous i shpallë luftë ISIS'it
» Veseli: Kosova do ta fitojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit
» Hashim Thaqi:Luftë të pakompromis kundër korrupsionit
» Berisha: Shqipëria në luftë të pakompromis kundër korrupsionit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi