Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në shtator u shpallë ‘luftë’ LDK-së dhe AAK-së!

Shko poshtë

Në shtator u shpallë ‘luftë’ LDK-së dhe AAK-së! Empty Në shtator u shpallë ‘luftë’ LDK-së dhe AAK-së!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 15, 2012 10:11 am

Në shtator u shpallë ‘luftë’ LDK-së dhe AAK-së!

Në shtator u shpallë ‘luftë’ LDK-së dhe AAK-së! Kuvendi-kosove-14

Edhe pse e kanë pas të qartë se kërkesa e tyre nuk do të gjente përkrahje nga dy partitë opozitare LDK dhe AAK, drejtues të Lëvizjes Vetëvendosjes prapë se prapë vendosën që t’ua dërgojnë nga një letër këtyre partive për të kërkuar nga ato bashkim të forcave opozitare për ta rrezuar qeverinë e Hashim Thaçit.
Burime të gazetës “Tribuna Shqiptare” bëjnë të ditur se Vetëvendosje e ka të qartë se kërkesa e tyre nuk do të gjejë përkrahje të dy partitë opozitare LDK-AAK, mirëpo kjo Lëvizje do të pres deri në shtator për ta marrë përgjigje zyrtare nga këto dy parti. Sipas këtyre burimeve, përmes kësaj letre Vetëvendosje ka dashur t’i testoj edhe një herë qëndrimet e tyre të cilat në të shumtën e rasteve nuk i kanë përkrahur idetë dhe kërkesat e Vetëvendosjes.
“Edhe pse në të shumtën e rasteve ato bëjnë zhurmë në Kuvend duke e kritikuar punën e Qeverisë, këto dy parti politike prapë se prapë në fund po i dalin në krah ekzekutivit duke e shpëtuar atë nga ngritja e ndonjë votëbesimit. Prandaj ne e kemi të qartë qëndrimin e tyre, mirëpo po presim deri në shtator. Nëse deri atëherë nuk marrim asnjë përgjigje, ne do të dalim më qëndrimin tonë rreth kësaj çështjeje”, i ka thënë një burim gazetës. Ai ka paralajmëruar se nëse kërkesa e tyre nuk mbështetet nga LDK dhe AAK, atëherë Lëvizja Vetëvendosje do t’iu ‘shpallë luftë’ edhe këtyre dy partive, ashtu siç i ka shpallur Qeverisë.
Nga ana tjetër, dy partitë opozitare LDK dhe AAK nuk duken fort të gatshme ta përkrahë idenë e Lëvizjes Vetëvendosjen. Kjo Lëvizje nuk ka marrë përgjigje as nga LDK-ja e as AAK-ja për një letër përmes së cilës kërkohet koordinimi i veprimeve të opozitës në Kuvend kundër bisedimeve politike me Serbinë dhe privatizimin e disa ndërmarrjeve publike në vend. Madje, LDK-ja ka dalë hapur kundër letrës së Vetëvendosjes. Ndërsa, partia tjetër opozitare, AAK, mban qëndrimin se Vetëvendosjes do t’i kthehet një përgjigje vetëm pasi të nisin seancat e Kuvendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi