Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:NË STUDION E SHPIRTIT TËND

Shko poshtë

Viktoria Xhako:NË STUDION E SHPIRTIT TËND Empty Viktoria Xhako:NË STUDION E SHPIRTIT TËND

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 21, 2011 11:18 pm

Viktoria Xhako:NË STUDION E SHPIRTIT TËND 275925_100000525636701_8351615_n

Viktoria Xhako:NË STUDION E SHPIRTIT TËND
Nga vëllimi i ri poetik “JETË”

Dora jote ngjyrat e jetës hedh në fletë,
Të zymta... të bardha...
Trishtuese... ëndërruese...
Çdo çast, çdo ditë.
Ngrohtësi e shpirtit tënd,
Gjallëron shpirtrat e etur për jetë.

Ti je diku,
Mes zhurmës,
Qetësisë,
Luftës,
Paqes,
Ëndrrës dhe zgjimit.

Unë jam këtu,
Ndryrë në studion e shpirtit tënd.
Ledhatoj ngjyrat me dorë të dridhur,
Ja, gri –ja,
E bardha,
E kaltra qiellore.

Më tej blu –ja,
E kuqja...
Shiu i lotëve më vesh sytë.

Ti je diku,
E unë këtu,
Në studion pa mure të shpirtit tënd.

Jo se nuk mundem të harroj,
Po nuk dua.
Le të ecë koha.

Dielli pa ty nuk di të buzëqeshë.
Hëna pa ty zbehet, zbehet.
Nata errësohet, errësohet.

Nuk dua të harroj,
Jo se nuk mundem!!!

Nuk vrapoj ta hap atë zarf.
Ti je aty. E di! E di!
As atë letër ta lexoj, nuk vrapoj.
Ti je Ajër, Dritë, Diell, Dashuri!

Prandaj unë të shoh në errësirë.

Fryma jote e dridhshme,
Shkrin akullin e ngrirë mbi derën time.

Dhe unë,
Ndryrë, në studion pa mure të shpirtit tënd.

E mërkurë 21 dhjetor 2011 ora 12:12
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi