Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Sfarqa:Jetoj në mërgim por jo me iluzionin se një ditë „do ta ndryshojë botën!“

Shko poshtë

Muharrem Sfarqa:Jetoj në mërgim por jo me iluzionin se një ditë „do ta ndryshojë botën!“ Empty Muharrem Sfarqa:Jetoj në mërgim por jo me iluzionin se një ditë „do ta ndryshojë botën!“

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 22, 2011 1:35 pm

Jetoj në mërgim por jo me iluzionin se një ditë „do ta ndryshojë botën!“

Bisedoi, Muharrem Sfarqa
Bisedë me Muharrem Ramabajnë, aktivist nga diaspora

Me Muharrem Ramabajën, gazetar, publicist, krijues e veprimtar i pavarur kulturor e politik, biseduam për kohën e deritashme në mërgim, në Gjermani.
Muharrem Sfarqa:Jetoj në mërgim por jo me iluzionin se një ditë „do ta ndryshojë botën!“ MuharremRamabaja
Z.Ramabaja ju jetoni tash e sa vite në diasporë por nuk është i angazhuar sot në jetën publike, qoftë në mërgatë apo edhe në Kosovë?
Kam pasë aq shumë oferta, gjithmonë, nga më të ndryshmet. Të bëhem kryetar dege i partive, i shoqatave e klubeve të të gjallëve e të të vdekurve, drejtues gazetash, revistash a radiosh, e s´di çka tjetër. Në diasporë e në Kosovë. Por, jo. Jo ngase më mungon vizioni, kondicioni, energjia. Mendoj se përgjigja mund të dalë nga gjykimi im për shoqërinë tonë (Kosovën). Jam formuar në rrethana të tjera, kam pasë një vizion tjetër për vlerat e një shoqërie. Analizoni përbërjen e qeverive që kishim deri tash, analizoni partitë tona politike! Mendoni se ato pasqyrojnë potencialin më përfaqësues të Kosovës? Jo, as për së afërmi. Ka kaq shumë njerëz të urtë e të mençur, me përvojë e profil moral të padyshimtë, që kanë ulur kokën e shohin hesapin e vet, në shpi të vet. Ata nuk mund të rreshtohen diku pas një shefi, të shtyjnë e të pështyjnë detyrimisht, me të drejtë e pa të drejtë, secilin që ia prish tymin shefit të tij. Natyrisht, një gjendje të tillë e ke edhe në fushat tjera, në informim, në arsim, në kulturë e kudo. Jo, aktualisht jo. Nuk e di se ç´do të sjellë e nesërmja.
- Ndiheni më shumë i shpenzuar apo i harruar?

I shpenzuar jo, i harruar po. Zhvillimit e viteve të fundit e kanë zhveshur njeriun tonë nga shumë vlera të mira sociale e kulturore dhe e kanë bërë përfaqësues tipik të një shoqërie të konsumit, ku çmohet vetëm paraja. Vetëm interesi që të sjell paranë. Ata që më njohin, e dinë që unë nuk i përkas atij lloji. Paraja më duhet, por unë “nuk vdes” për të. Miqtë e mi të vjetër, në Kosovë e jashtë saj, më mungojnë shumë. Rastet e rralla, kur i takoj, më krijojnë një kënaqësi që të mbush zemrën plot, të frymëzon e të bënë të lutesh që edhe herë të tjera t´i takosh. Por, siç e thashë, takimet janë vërtet të rralla, për arsye të obligimeve jetësore dhe për arsye të distancës së madhe gjeografike. Ky ishte shikimi im për rrafshin thjesht njerëzor, shoqëror. Tash do të të përgjigjem edhe më drejt: Edhe në jem harruar, unë e di formulën e organizimit politik ose kulturor, në Kosovë dhe në Gjermani dhe këtë mund ta bëj në çdo kohë. Por, nuk e besoj se, së pakut aktualisht, e vlenë të investoj mundin, kohën dhe paranë, që të bashkoj rreth vetes një grup bashkëmendimtarësh. Unë nuk besoj se do ta ndërroja botën për të mirë. Ende jo. Ndoshta më vonë, dhe atëherë do ta marrësh vesh edhe ti, ngase do të duhej të bëhej një adresë e çmuar dhe e respektuar, për secilin… Mirëpo, unë i kam përkrahur dhe i përkrah të gjithë ata që e kanë durimin dhe e marrin mundimin që të bëjnë një organizim, veçmas këtu, në Gjermani. Ti e njeh respektin tim ndaj organizatorëve, kushdoqofshin ata. E di edhe dhimbjen time të madhe e të sinqertë për humbjen e një organizatori të mrekullueshëm këtu në rrethin tonë, Abedin Gashit.
- A mund ta presim ndonjë sihariq nga ju, si njëri ndër intelektualët dhe emrat që mbaheni në mend për shkrimet e bujshme?

Kushedi? Ndoshta. Mos harroni se shumë shkrimtarë të mëdhenj i kanë bërë kryeveprat në moshën gjashtëdhjetëvjeçare. Domethënë, koha ime nuk ka ikur ende…Kjo ishte përgjigje me pak humor, por jo krejt pa mbështetje. Kjo ka të bëjë edhe me pikëpamjen time për shkrimin e për botimin e librit. Unë kam kaq respekt të madh për librin sa nuk do t´i lejoj vetes kurrë të dal para lexuesit me një vëllim të dobët. Me një vëllim që, edhe po ia dhurove dikujt, do ta hedhë në rastin e parë, pa e lexuar fare. Unë nuk kam nevojë ta mashtroj veten e t´i torturoj të tjerët rreth meje. Kam tri dorëshkrime të gatshme. Një prozë dhe poezitë e viteve tetëdhjetë si dhe një roman kriminalistik, të shkruar në vitin 2005 (gjermanisht). Proza e parë atëherë (“Malet e qyqes”, viti 1985) kishte një të veçantë, një vlerë qoftë edhe jashtaletrare, temën, shpërnguljen e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. E luta Profesor Rexhep Qosjen ta lexojë dhe ai më tha, pos tjerash, se romani im duhej të kishte, jo njëqind, sa i kishte, pa katërqind faqe, ngase tema ishte e madhe dhe e patrajtuar. Unë e lashë dhe as që e kam lexuar për herë të dytë. Unë s´e pata deri sot, as kohën e as durimin që t´i bëj katërqind faqe nga ai dorëshkrim. Romani tjetër, nga viti 2005, i shkruar këtu në Aachen, ishte një përpjekje që të bëhej një vepër e zhanrit të krimit, por nga një autor shqiptar. Edhepse ishte nga dorë e parë, dhe e dija se duhej të „dinamizohej intriga“, ia ofrova një botuesi të njohur që nxjerr vetëm tituj me tirazhe të mëdha. Më kthyen një përgjigje të gjatë, me plot komplimente por edhe me lutjen që ta rishikoja nga një aspekt. Unë s´e rishikova kurrë më, natyrisht. Dhe, gabimisht. Në vitin 1987, kisha një projekt të gatshëm për një botim publicistik, biseda me personalitete e analistë për krizën e Kosovës. Një botues shumë i njohur më ktheu përgjigjen se lexuesi perëndimor është lodhur me Jugosllavi, me Bosnë e me Ballkan prandaj një temë e tillë për Kosovën s´ka treg. E ruaj edhe sot në arkivin tim atë letër, në origjinal. Një ambasador më pati thënë, është e rëndë ta titullosh „Kriza e Kosovës“…Siç e dini, pas pak ndodhi lufta, ndërhyrja e NATO-s. Kisha pasur të drejtë, pro tashmë ishte vonë.
Nuk e kam iluzionin se unë do të mund të shkruaj një ditë një vepër që „do ta ndryshojë botën“. Mirëpo unë jam shumë konservativ në qëndrimin se një vepër duhet të shohë dritën vetëm nëse vërtetë i krijon kënaqësi, së paku një rrethi të caktuar lexuesish, që mund të jenë vetëm disa qindra. Dhe, unë shpresoj ende që do t´i krijoj vetes një ditë luksin që t´i përkushtohem shkrimit (ju e dini që, sidomos proza kërkon një përqëndrim të madh). Kjo është ëndërra ime e madhe, t´i krijoj vetes qetësinë e brendshme shpirtërore dhe komoditetin që të ulem e të shkruaj. Unë shpresoj se, po e pata shëndetin, do ta bëj këtë së shpejti, në vitet e ardhshme. Dhe, ti do të jesh një nga lexuesit e parë të një dorëshkrimi të ri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi