Muharrem Sfarqa: URIME PAVARESIA KOSOVE
Faqja 1 e 1
Muharrem Sfarqa: URIME PAVARESIA KOSOVE
Nga Diaspora
URIME PAVARESIA- KOSOVE
Shkruan: Muharrem Sfarqa
Ne bijtë dhe bijat tua Kosovë kur ta kthyem shpinën dhe morëm rrugën e
kurbetit, të kujtohet se ishim shumë të rinjë tek po deshironim të
shijonim jetën, por qe do që në kërkim të saj fati ynë ishte që një
kohë të gjatë të jetës ta kalojmë largë teje, se jetë analfabeti (nuk
dinim shkrim leximin dhe as gjuhën vendore),filluam në dhe të huaj, për
të ndihmuar mirëqënjen tënde. Por largë e afër rrinim ne se
shpirtërisht ishim të lidhur me ty. Kjo largësi me kalimin e kohës
filloi edhe të bëhët më e madhe, madje sidomos atëherë kur shtypës,
robërues e barbarë që shtoheshin në tokën tënde mundoheshin të të
krrusnin që ti të dukëesh si plakë.
Ata, pra, sapo ne ikëm filluan të na i mbyllin rrugët e kthimit. Mirëpo
ne gjithnjë po kërkonim rrugë të reja për tu kthyer te Ti, se nënat e
gjyshet tona kur na përcillnin na ofronin nga një gotë ujë burimi për
të pier që ishte tërheqje gravitacioni e bestytni e tyre që do të na
kthejnë në gjirin tënd.
Kosovë! Ti e di se ndarjet sjellin dhëmbje, mallë e lotë sa që
nganjëherë ato vetëm mund të përjetohen dhe asësi të përshkruhen, se
përpjekja e përshkrimit dhëmbjen veq sa e ngacmon. Por ç´të bësh...?!
Ne , ndërkohë u pjekëm, u martuam e u bëmë burra e gra, baba e nëna e
tash gati pleqë e plaka.
E ti Kosovë?
Ti tashmë u bëre Nuse..., Nuse e re madje edhe më e reja. Se më parë
Liria e sot Pavarësia aq bukur të kanë stolisur sa nga kjo dasmë e
madhe jotja, rrezet tua shkëlqejnë edhe te ne në Diasporë ...!
Ti Kosovë, sot dukesh si ne atëherë kur ishim të rinjë, kur morrëm këtë rrugë ku jemi edhe sot. Pra URIME PAVARËSIA- KOSOVË.
Urime nga ne që rrugëve të Evropës e Botës po kërkonim lirinë tënde,
nga ne që po trokitnim në dyer të miqëve për të berë të njohur robërinë
tënde.
Urime nga një pjesë e bijve tuaj që përveq mallit për ty Kosovë patëm
edhe mallin e fëmijëve dhe grave tona që i lam pas, të cilët u rritën
dhe u martuan e ne nuk mund të ju vinim as në dasmat e tyre.
Urime nga një pjesë jona që në mos vetë, të dërguam edhe ushtarë trima,
një pjesë e së cilve edhe sot të bëjnë roje me labidarët e tyre, bashkë
me dëshmorët tjerë nga të gjitha viset që sot prehen në varret e
dëshmorëve.
Urime edhe nga një pjesë jona që më të dashurve tanë nuk ua dijmë as
varret e as gjurmët, e buqetat e luleve për ta akoma na kanë mbetur në
duar.
Urime edhe nga ne që për shtërngesa të të huajve nuk ishim as në raste
vdekje e as në varrime më të dashurve tanë që na patën e i patëm mallë
përjëtësisht.
Urime edhe nga ne që për shtërngesat e të huajve me të dashurit tanë i
varrosëm në dhe të huaj, e në at botë ikën me sy të hapur e me kokën e
kthyer kah ti Kosovë. Ikën e na lanë një porosi që eshtrat t´ua kthejmë
në dheun tënd Kosovë, se vetëm aty prehen të qetë kanë thënë.
Urime edhe nga ne që kapëm hapin e integrimit ekonomik në Evropë e kur
e kërkoj nevoja mbi gërmadhat e luftës tënde u përpoçëm të ta kthejmë
bukurinë Kosovë.
Urime edhe nga ne që nëpër vite të tëra u përpoqëm të ta sigurojmë
bukën e përditshme, atëherë kur shtypës e barbarë s´donin të të lenin
as edhe një kore buke në sofrën tënde.
Urime edhe nga ne që për lirinë tënde Kosovë kaluam shtete e dete për
tu kthyer në atdhe, edhe pse mezi i gjetëm shtëpitë tona, se ti kishe
ndryshuar shumë.
Urime edhe nga ne që investuam në gjeneratën e dytë e të tretë për të
krijuar intelektualë të rinjë në Diasporë, që pas ditës së nesërme të
jenë zëri yt Kosovë, atje ku Ti do të kesh nevojë. Se e di Ti se kur
erdhëm ne, kaluam rrugën e vështirë të analfabetit në dhe të huaj.
Në fund urime edhe nga një pjesë e vogël jona që s´mundëm të bënim atë
që duhej bërë për ty Kosovë, se “tryezat e ahengut” siç do të thojshte
poeti, nuk mund ti lenim se mbi to kishim gotat me të cilat shpërlanim
marrinë e ndjenjave.
Me ndërgjegje të vrarë urime Kosovë, se sot të duam edhe ne.
Pra, Gëzuar Kosovë.
Gëzuar se poeti ka premtuar se do të heqë vargun nga një çast i herëshëm pikëllimi “Atdheu kjo lamë e thive...” ?
Gëzuar Kosovë se pavarësia çliron energjitë dhe hapë shtigje të reja
për integrim të vlerave, të vlerave mes shteteve të barabarta.
Gëzuar pra deri në amshim!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian
» Muharrem Sfarqa: Muharrem Sfarqa:„Me grykë pushke këndon Kosova“
» Syle Mujaj: URIME, URIME, U LIRUA MARTIRI I GJALLË MUHARREM GASHI
» Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit
» Muharrem Sfarqa:Të rinjtë - e ardhmja e LDK-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi