Jahjaga priti homologun hungarez
Jahjaga priti homologun hungarez
Jahjaga priti homologun hungarez
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot Presidentin e Republikës së Hungarisë, Pál Schmitt që ka ardhur në Kosovë për të vizituar trupat hungareze që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Presidenti Schmitt u prit me ceremoni në Aeroportin e Prishtinës, ku ai parakaloi para Gardës Ceremoniale, i shoqëruar nga Presidentja Jahjaga.
Në vijim Presidentja Jahjaga e priti Presidentin Schmitt dhe delegacionin e Republikës së Hungarisë në kabinetin e saj, ku ata zhvilluan një bisedë të gjatë dhe miqësore.
Pasi e falënderoi për pritjen shumë të mirë gjatë vizitës shtetërore që Presidentja Jahjaga bëri në Hungari në muajin shtator, si dhe për kontributin e përgjithshëm të Hungarisë për Kosovën, Presidentja Jahjaga tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona janë shumë të mira dhe këtë miqësi do ta vazhdojmë, sepse është në interes të dy popujve tanë dhe është në interes të paqes e të stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Presidentja Jahjaga shprehu respektin për punën e angazhimin e ushtarëve hungarezë në kuadër të KFOR-it në Kosovë duke u shprehur urimet më të përzemërta për Kërshëndella për ta dhe për familjet e tyre.
Dy shtetet tona po punojnë që marrëdhëniet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të shtrihen në të gjitha lëmit, si në ekonomi ashtu edhe në kulturë, arsim dhe në shkencë, vijoi Presidentja Jahjaga.
Presidentja Jahjaga i shprehu Presidentit Schmitt falënderimet për angazhimin e tij dhe të shtetit hungarez për çështjen e Kosovës. Ajo tha se mosnjohja e shtetit të Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian paraqet pengesa për rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.
"Si e keni thënë edhe ju këto pengesa nuk janë se ka ndonjë politikë kundër Kosovës sepse as që mund të ketë ndonjë pikëpamje të tillë, porse shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën kanë disa çështje të brendshme të tyre që mendojnë se janë të ngjashme me Kosovën dhe se njohja mund të nxisë procese të caktuara në vendet e tyre, tha Presidentja Jahjaga, duke shtuar se Kosova është një rast i veçantë Sui Generis, që nuk ndërlidhet me asnjë rast tjetër as në Evropë e as në botë. Unë mendoj se në kuadër të BE-së ka mjaft mekanizma dhe ka mundësi të gjenden edhe mekanizma të tjerë që sigurojnë të drejtat kolektive të popujve që kanë mbetur të jetojnë në territoret e veta jashtë shteteve amë. Këta mekanizma së bashku me fqinjësinë e mirë janë tashmë standarde evropiane që ndihmojnë që e kaluara e keqe e hegjemonizmit dhe e shtypjes e e politikave të shkombëtarizimit të mos përsëritet kurrë më por që të gjithë popujt të jetojnë të barabartë të lirë dhe të dinjitetshëm", tha ndër të tjera Presidentja Jahjaga.
Presidenti i Republikës së Hungarisë, Pál Schmitt, pasi përgëzoi Presidenten Jahjaga për punën që po bën, theksoi se ai dhe vendi i tij i japin mbështetje të plotë të gjitha proceseve në Kosovë.
Ai theksoi se marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Kosovës janë shumë të mira, por ato duhet të intensifikohen dhe të thelohen edhe më tej. Në këtë kontekst, ai përmendi angazhimin e Hungarisë në misionet ndërkombëtare në vendin tonë, si një kontribut konkret të këtij shteti për vendin tonë.
Presidenti Pál Schmitt tha se Kosova duhet të kryejë ë gjitha reformat në vend dhe të gjitha detyrat që dalin në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian (BE), duke shtuar se të gjitha vendeve të Ballkanit duhet t’u tregohet perspektiva e qartë evropiane.
Ai tha gjithashtu se Hungaria ka përvojën e saj në proceset integruese dhe mund t’i ofrojë ndihmë Kosovës përmes përvojës së saj.
Presidentja Jahjaga shtroi edhe një drekë për delegacionet e Kosovës dhe të Hungarisë ku ishin edhe ministri i mbrojtjes i Hungarisë dhe Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Presidenti i Hungarisë viziton Kosovën
Presidenti i Republikës së Hungarisë, Pal Shmit, vjen sot për vizitë zyrtare në vendin tonë. Në Aeroportin e Ndërkombëtar "Ademj Jashari", ai do të pritet nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Gjatë qëndrimit në Prishtinë presidenti hungarez do të takohet edhe me zyrtarë tjerë të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Presidentja Jahjaga priti Haradinajn
» "Der Standard" ikjeve po i ndihmojnë policët serb e hungarez
» Presidenti i Kosovës priti përfaqësuesit e BB
» Familja Jasharaj priti shumë personalitete
» Lindet fëmija i parë në kampin hungarez, quhet Migrim

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi