Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Telegram Urimi LDK-së në 22 Vjetorin e themelimit

Shko poshtë

Telegram Urimi LDK-së në 22 Vjetorin e themelimit Empty Telegram Urimi LDK-së në 22 Vjetorin e themelimit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 23, 2011 8:52 pm

Telegram Urimi LDK-së në 22 Vjetorin e themelimit LDK-kosoveTelegram Urimi LDK-së në 22 Vjetorin e themelimit 76520_460134524076_644509076_5758048_4202558_n

Telegram Urimi LDK-së në 22 Vjetorin e themelimit

Për nder të 22 vjetorit të LDK-së
Telegram Urimi


Agim Gashi-Gjermani

E dashur Familje e Dr.Rugoves
I dashur Kryetar i LDK-së Dr.Isa Mustafa,
Të dashur antarsi dhe simpatizant të LDK-së së Dr.Rugoves,
Të dashur njerz të ardhmërisë,


Sot u bënë 22 vjet nga themelimi i LDK-së ku në një barakë pranë Stadionit të Prishtines u ngrit zëri i lirisë, zëri i ardhmërisë, zëri i ndërgjegjes kombëtare ku strategu i saj Dr. Ibrahim Rugova e udhëheqi me aq zell e krenari drejt Pavarsisë. Pata nderin të jem pjesë e kësaj partie menjëherë pas formimit të saj, të punoj e kontriboj me të gjitha njohuritë e mundsitë e mia si në atëdhe ashtu edhe në megrim. Gjatë punës sime u përballa me shumë befasi, kërcnime deri me likuidim, rrahje e maltretime tjera si nga ana e policisë serbe që më shtynë ta ha edhe audiokaseten më 1992-të, por edhe nga disa njerz të pandërgjegjshëm që ishin të “armatosur fort” me urrejtjen ndaj kësaj partie, ndaj Dr. Rugoves dhe ndaj aktivistëve të saj ku disa sosh, emra të njohur edhe i vranë pabesisht.

Uroj që kjo parti të këndellet plotsisht nga traumat që i përjetoi pas shkuarjes së Liderit të saj në amshim, të bashkohet antarsia e saj dhe që njerzëve e aktivistëve të saj që u harruan si mos të ishin askund, tu ipet vendi i merituar njerzor e human.

Duke Ju Uruar suksese e punë të mbarë drejt fitoreve të reja Ju përshëndes përzemërsisht që të festojmë edhe përvjetore tjera me fitore dhe udhëheqje shteti.

Me rrespekt
Agim Gashi
22.12.2011-Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi