Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga mori pjesë në varrimin e Havelit

Shko poshtë

Jahjaga mori pjesë në varrimin e Havelit Empty Jahjaga mori pjesë në varrimin e Havelit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 23, 2011 10:26 pm

Jahjaga mori pjesë në varrimin e Havelit

Jahjaga mori pjesë në varrimin e Havelit Jahjaga_mor

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore mortore, të organizuar në Katedralen e Shën Vitos në Pragë, për t’i dhënë lamtumirën ish-presidentit Vaclav Havel, që ndërroi jetë më 18 dhjetor të këtij viti.

Presidentja Jahjaga në ceremoninë mortore i shprehu ngushëllimet e saj, të institucioneve të Kosovës dhe popullit të Kosovës bashkëshortes së ish-presidentit Havel, Dagmar Havlova dhe zyrtarëve më të lartë të Republikës së Çekisë.

Në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën Presidentit Havel, kanë marrë pjesë dhjetëra delegacione nga e gjithë bota, në mesin e të cilëve 20 presidentë të vendeve të ndryshme.

Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar z.Havel si mik të madh të Kosovës dhe ka thënë se vdekja e tij është një humbje e madhe për popullin dhe shtetin çek, por edhe për gjithë popujt liridashës në botë.

Vaclav Havel ishte mik dhe përkrahës shumë i madh i Kosovës. Për këtë ai u nderua me dekoratën e lartë “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova”.

Jahjaga mori pjesë në varrimin e Havelit Presidentja_Jahjaga_mor
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi