Graydon Carter:Christopher Hitchens, Gazetari si dhuratë nga Zoti
Faqja 1 e 1

Christopher Hitchens, Gazetari si dhuratë nga Zoti
Nga Graydon Carter
Nga miqtë, Christopher do të kujtohet për humorin e fortë dhe për një kujtesë të mrekullueshme që nuk dorëzohej kurrë. Dhe për të gjithë ne lexuesit e tij, Christopher Hitchens do të mbahet mend për miliona fjalët që la pas. Ato janë trashëgimia e tij. Dhe, në dorë të Zotit qoftë, ky ishte edhe amaneti i tij.
Christopher Hitchens ishte një shakaxhi, karizmatik, telashehapës dhe, për ata që e njihnin mirë, ai ishte një dhuratë, guxoj ta them, nga Zoti. Ai vdiq të premten në një spital të Houston-it pas një beteje me kancerin, e njëjta sëmundje që i kish vrarë edhe të atin.
Ai ishte një njeri oreksesh të panginjshme-për cigare, uiski, shoqëri, për stil të shkëlqyer të shkruari dhe mbi të gjitha për biseda.
Do ta kishe të vështirë të gjeje një shkrimtar që mund të barabitej me të në volumin e kolumnave, eseve, artikujve dhe librave të gdhendur mjeshtërisht që ai prodhoi gjatë katër dekadave të shkuara. Ai shkruante shpesh-vazhdimisht në fakt dhe deri në fund-dhe ai shkruante shpejt; shpesh pa benefitin e një drafti të dytë apo korrektimeve. Më kujtohet një drekë në vitin 1991, kur isha editor i The New York Observer, me të dhe Aimée Bell-in, editorja e tij për një kohë të gjatë, u bëmë bashkë për një kafshatë të shpejtë në një restorant në Madison.
Shkrimi i Christopher-it duhej atë pasdite herët. Gotat e uiskit para dreke u ndoqën nga gota vere gjatë ushqimit dhe një sasi e ngjashme konjaku pas dreke. Ky ishte karburanti i tij. Pasi kthehej në zyrë, ulej në një tavolinë rakitike me një makinë shkrimi të vjetër të markës ‘Olivetti’, nën simfoninë e tastierës së të cilës shkruante një kolumnë 1 mijë fjalëshe pothuajse perfekte në më pak se gjysmë ore. Christopher ishte një prej shkrimtarëve të parë që mora në telefon kur erdha te Vanity Fair në vitin 1992. Gjashtë vjet më parë i kisha kërkuar të shkruante për Spy.
Më refuzoi me politesë. Në rastin e Vanity Fair bëhej fjalë për një honorar dhe, edhe për meritën time, ai pranoi dhe ka shkruar për revistën që atëherë. Me përjashtim të Dominick Dunne, asnjë shkrimtar tjetër nuk ka qenë më emblematik për Vanity Fair. Për Christopher-in nuk kishte subjekte të mëdha apo të vogla. Përgjatë dy dekadave të fundit ai udhëtoi në pothuajse çdo zonë të nxehtë. Ai gjithashtu u bë objekt fyerjesh dhe parehatish në emër të kolumnës së tij. Njëherë e dërgova me mision për të thyer ligjet më irrituese ende në ekzistencë në New York City. Një verdikt i tillë e ndalonte pedalimin e biçikletës me këmbët të pangjitura me pedalet. Fotografia që shoqëronte kolumnën, ku Chrisropher-i voziste një biçikletë të vogël përmes Central Park-ut me këmbët në ajër, dukej si diçka që i përkiste Cirkut të Moskës.
Christopher ishte partneri ideal i intelektualit publik. Të dukej sikur ai shkruante për ty dhe vetëm për ty. Dhe si rezultat, shumë lexues ndjenin sikur e njihnin atë. Të ecje me të në rrugët e New York-ut apo në një terminal aeroporti, ishte si të shoqëroje një yll filmash.
Christopher ishte i guximshëm, jo vetëm në përballimin e sëmundjes që e mori, por edhe në fjalë e mendime. Ai nuk ia përtonte të dilte jashtë folesë së ngrohtë të mendimit konvencional liberal. Qëndrimi i tij pro luftës në Irak ishte një shembull. Miqtë e distancuan veten prej tij gjatë atyre ditëve të errëta. Por ai nuk hoqi dorë. Pas sulmit të tij të famshëm ndaj Nënë Terezës në vitin 1995, një prej editorëve të jashtëm, një katolik i devotshëm erdhi në zyrë plot me indinjatë dhe tha se do ta anulonte pajtimin e tij në revistë. “Nuk mund ta anulosh”, i thashë.
“Ti e merr falas revistën”. Para disa vitesh në mes të zhurmës për hetimet ndaj Clinon-it, Christopher pati një debat shumë publik me mikun e tij të mirë Sidney Blumenthal, një funksionar i Shtëpisë së Bardhë-sherri kishte të bënte me atë se cila pjesë e bisedës së tyre ishte off record. Christopher doli shumë herë nëpër televizione për të mbrojtur veten. Ai dukej për dreq dhe unë i sugjerova që të vinte në New York për një “rimodelim”. Revista kishte para asokohe dhe ne i blemë një kostum të ri, këmisha, kravate e të tilla. Kur dikush nga departamenti i modës e pyeste se ç’masë e kishte këmbën, ai thoshte se nuk e dinte-ato që kish veshur i kishte marrë borxh.
As nuk i numëroj dot njerëzit në panteonin e intelektualëve publikë dhe miqve të ngushtë që do të trishtohen për vdekjen e tij, por me siguri do të përfshinte Martin Amis, Salman Rushdie, Ian McEwan, Richard Dawkins, James Fenton, Christopher Buckley, dhe agjentin e tij Steve Wasserman. Christopher kishte pjesën e tij të admirueseve femra. E shoqja Carol, shkrimtare dhe kinematografe, e ngriti lart stekën e asaj se si mund të kurohej një lule si Christopher, si kur ai ishte i shëndetshëm por edhe gjatë ditëve të mbrame. Në apartamentin e tyre të madh në Columbia Road, në Washington, D.C. mbahej anti-darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në vitet ’90 dhe 2000; Saloni i të Refuzuarve, siç e quante ai. Aty mund të takoje gjithkënd. Nga gjykatës të Gjykatës Supreme te fjalamanët e krahut të djathtë apo, epo, Barbara Streisand dhe toteme të tjera të përzierë të së majtës. Ai ishte një mik i mirë që u donte të mirën miqve të tij. Dhe si rezultat kishte plot të tillë.
Ai kishte një karrierë të lakmueshme që filloi me llojin e tij të gazetarisë së zjarrtë në revistën britanike New Statesman dhe më pas gjeti rrugën për në Amerikë, ku shkroi për gjithkënd që nga The Atlantic, Harper, Slate dhe The New York Times Book Review. Dhe të gjithë ne e konsideronim tonin. Ai ishte një legjendë në radhët e lektorëve dhe mund të debatonte me këdo e mbi gjithçka. Ai fitoi dhjetëra çmime-megjithëse kjo nuk ishte kjo që e shtynte përpara punën e tij-dhe në dekadën e fundit shkroi best-sellers, përfshirë kujtimet e tij Hitch-22, që më në fund bënë ca para për arkën e familjes. Në javët e fundit të jetës ai mori vesh se një asteroid do të pagëzohej me emrin e tij. Kjo e kënaqi: aq sa vetë fjala që rrjedh nga greqishtja e do të thotë ‘si yll’, po aq se asteroidet njihen si të paqëndrueshëm dhe ky është një nderim me vend.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ZOTI NUK ËSHTË I MADH, ZOTI ËSHTË MË I MADHI...Shkruan: Mexhid YVEJSI,GjakovëVakovë
» John Carter:Në Shqipëri, për të parë tokën që koha e harroi
» CHRISTOPHER HILL:Fundi i shteteve arabe
» Tracey Ann Jacobson zëvendëson Christopher Dellin
» Fadil Demaku: Dy fjalë edhe për mikun Christopher Dell

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi