Daniel Gazulli: Krishtlindja asht Dashuni
2 posters
Faqja 1 e 1
Daniel Gazulli: Krishtlindja asht Dashuni
DANIEL GÀZULLI
KRISHTLINDJA ASHT DASHUNI
Me dashuni asgja nuk asht e pamundun.
Pa dashuni asgja nuk asht e mundun.
“Unë po lutem shumё për gjithё popullin tim tё dashtun tё Shqipnisё, derisa secili tё mёsojё me dashtё deri nё dhimbje, nё mёnyrё qё t’i sjellё paqё vendit e zemrave tё gjithsecilit”.
Nanё Tereza Mars 1997.
Nanё Tereza Mars 1997.
Urimi im për të gjithë, sot në këte Ditë të Madhe të Krishtlindjes, për besimtarët dhe jo besimtarët, asht një: Dashuni.
Dashuni ? Cila dashuni? Përgjigja do të ishte e thjeshtë:
Dhimbshuni njerëzore. Nuk ka dashuni atje ku nuk ka dhimbshuni.
Fjala dhimbshuni asht çvlerësue pak në shekullin tonë. E kanë çvlerësue egoizmi i disave dhe pavetëdija e të tjerëve. E kanë kthye dhimbshuninë në lëmoshë. E lëmosha asht karikatura, fantazma e dhimbshunisë.
Dhimbshuni do të thotë me dashtë.
Dhimbshuni do të thotë të shtrijsh dorën, të hapish krahët, e, edhe kur ndjehesh i lodhun, të ruejsh një buzëqeshje për të tjerët.
Nëse në jetë do të tregohemi të thjeshtë, mbjellës të dashunisë, kemi ba diçka. Për të tjerat do të mendojë Zoti.
Çfarë kërkon Zoti prej nesh? Na kërkon të jemi njerëz me vullnet të mirë e të bajmë ate që mundemi me ba me ato mjete që Ai na ka vu në dispozicionin tonë.
Në zemrën e secilit prej nesh ka thesarë të vërtertë, por ata duhet me i çlirue prej atij lëmyshku që quhen egoizëm, smirë, urrejtje, lakmi.
Kjo botë, skllave e një teknike përherë e ma të sofistikueme, që shpresohej të ishte një ndihmë e madhe për njerëzimin, skllave e egoizmit të saj dhe e urrejtjes së saj, ka sot ma shumë se kurrë nevojë me dashtë.
Forca jonë e vërtetë sot e përgjithmonë asht dashunia.
Vetëm në këte fjalë e në veprat që ajo përfton, mund të gjendet lumtunia.
Zemra jonë duhet të jetë një katedrale e vërtetë që t’u japë strehë gjithçkaje të bukur, të shëndritëshme, të pastër, vëllaznore që ka në botë.
Të duem njeni tjetrin, mbi të gjitha, të duem tjetrin. Të duem jo një herë a për mëshirë, po në çdo sekond të jetës sonë. Të duem njerëzit e pafat, ashtu siedhe njerëzit me fat (shpesh herë ma të vorfen shpirtnisht se njerëzit e pafat). Me një fjalë: Të duem.
Paqa në botë, paqja mes nesh, komb i vogël e i martirizuem, ajo e vërteta, mund të vijë vetëm kur të begatohen zemrat tona me dashuni.
Kështu na pat mësue Jezusi qysh 2000 vjet ma parë.
Pikërisht për këtë mësim Ate e kryqëzuen.
E kur dishepujt përhapen nëpër botë fjalën e tij, vranë edhe dishepujt.
Por ja që nuk arrijten të vrisnin fjalën e tij hyjnore, që prej 2000 vjetësh na përsëritë:
Duhuni!
Prandaj le të lutemi:
"Zot, na duej; edhe në kemi bjerrë rrugën, na do të kthehemi atje ku na udhëheqë fjala jote”.
Me shëndet e zemër të bardhë Krishtlindjen.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Daniel Gazulli: Krishtlindja asht Dashuni
Mesazhi kryesuer i Krishtlindjes nuk âsht thjesht dashtníja apo dhêmbshunija njerzore si shpreheni ju, por dashtníja hyjnore e nji Zoti pafundsisht t'mshírshëm për krijesat e veta. Lindja e KRISHTIT Fmí na difton kyt dashtní t'pakufishme t'Zotit për njírin. E kjo dashtní nuk duhet me ndêje pa përgjigje prej ânës tonë, përndryshej mosmirnjohja jonë ekstreme dhe përbuzja e dashtnís hyjnore ka me prue mbi krènat tonë dënimin e drejtë t'Madhit Zotit.
Pse ka ardhë KRISHTI Zot mes nesh ? Me na diftue si me dashtë njêni-tjetrin mbi gjithshka, ashtu si thoni ju ? Tash mija vjet edhe paganët e kanë "dashtë" njêni-tjetrin : disa me njí dashní thjesht natyrale, si nâna për t'birin apo burri për gruen. Disa t'tjerë, për dashtní për knaqsitë e trupit, për dashtní për pasuní, interes, pushtet, etj. Por kjo "dashtní" pagane nuk âsht dashtníja që kërkon KRISHTI Zot prej nesh. Dashtníja që ju mbroni, pra dashtníja për njêni-tjetrin mbi gjithshka âsht nji dashtní mkatnore dhe e rrêmë sepse ajo kundërshton nji tjetër dashtní, dashtnín e vërtetë, që âsht dashtníja për Zotin mbi gjithshka. Botës n'radhë t'parë i duhet dashtnija e vërtetë për Zotin.
2000 vjet mâ parë KRISHTI Zot nuk na ka msue me dashtë njêni-tjetrin mbi gjithshka, si shkrueni ju, por me dashtë Zotin mbi gjithshka dhe mandej me dashtë t'afërmin si vedin, për dashtní për Zotin. Kjo âsht nji dashtní hyjnore që kalon pafundsisht dashtnínë pagane t'njerzimit para KRISHTIT. E Zoti â ul mbi tokë me na pshtue prej mkàteve dhe me na msue kyt dashtní hyjnore, deri atherë, pothuejse e panjoftun..
"Mjeshtër, cilli âsht urdhními mâ i madh në ligj ? JEZUSI i tha : 'Duej Zotin tand me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me gjithë mêndje. Ky âsht urdhnimi i parë dhe mâ i madhi. Dhe urdhnimi i dytë âsht i ngjashëm me t'parin : Duej t'àfermin tand si vedin. Prej ktyne dy urdhnimeve varet i tânë ligji dhe profetët' ". (Mateu : kapitulli 22, rreshtat 36-40)
Kto fjalë s'janë fjalët e mija por fjalët hyjnore t'vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT.
Ky pra âsht edhe mesazhi i Krishtlindjes, që âsht msue gjithmonë prej Kishës Katolike, zânit t'Zotit n'tokë; ky âsht edhe qëllimi egzistencial i njerzimit.
Mendoj se keqja e vetme e botës t'sotme ateíste e apostàte âsht húpja e kuptimit të fjalës MKAT. Shumica nuk dijnë shka don me thanë kjo fjalë, dhe ato që mendojnë se e dinë, tallen me té. Për rrjedhojë shofim sod nji shfrenim shtazarak t'pasioneve njerzore dhe nji det t'pafrê mkatesh me plotsue shdo kapriço sensuale, pasunije, pushteti, etj. Mos t'harrojnë kta t'mjerë se n'kjoftë se ata vazhdojnë n'kyt rrugë t'mallkmit, âsht Zoti që n'përjetsí ka me u tallë me tà.
Kur t'msojmë me dashtë Zotin mbi gjithshka, atherë kena me msue me dashtë edhe njêni-tjetrin ashtu si duhet, pra simbas ligjeve t'Zotit e t'Kishes Katolike. Vetëm atherë kena me pasë edhe paqen e shumprítun.
« Vetëm atherë kur njerzit kanë me njoftë Krishtin Mbret, jo vetëm n'jetën private por edhe n'jetën publike, shoqnia, mâ s'fundit, ka me marrë prej Zotit bekimet e mëdhaja të lirisë s'vërtetë, të rregullit, të pâqes dhe harmonisë ». (Papa Piu XI, Quas Primas, 11 Dhetuer 1925)

Illyricum Sacrum- Numri i postimeve : 1
Registration date : 28/12/2011
Similar topics
» Daniel Gazulli: Martiri i Atdheut Dom Gjon Gazulli
» Daniel Gazulli & Çlirim Uça: Kosova dhe pseudoshteti i së drejtës
» Musa Jupolli:Daniel Gazulli-t
» Daniel Gazulli: Kanë grì Dom Ndrenë!
» Daniel Gazulli:ABSURDITETE … NORMALE
» Daniel Gazulli & Çlirim Uça: Kosova dhe pseudoshteti i së drejtës
» Musa Jupolli:Daniel Gazulli-t
» Daniel Gazulli: Kanë grì Dom Ndrenë!
» Daniel Gazulli:ABSURDITETE … NORMALE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi