Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani

Shko poshtë

Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani Empty Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 1:22 am


Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani U1_MirandaHashani
Miranda Hashani
Këngëtarja e të gjithëve!
''Kënga sot shikohet nuk dëgjohet''
Nga Gëzim Marku
E mirënjohura Miranda Hashani është një ndër këngëtaret e rralla që nuk i largohet traditës muzikore shqiptare.
E lindur në Paris (Francë).
Dy vjet pas kthimit të familjes së saj në Shkup, në moshën 5 vjeçare hedh hapin e parë drejt këngës.
Karrierën të sigurtë e bën ftesa e Radio Televizionit të Shkupit, ku e ftojnë për të interpretuar disa këngë për fëmijë, në moshën 10 vjeçare.
Pjesëmarrëse në shumë festivale dhe koncerte të ndryshme në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë tyre.
Interpretuese e këngës së lehtë dhe asaj popullore, pa harruar edhe serenatat.
Nderuar me disa çmime, të cilat i ka përjetuar plot emocione, por emocionin më të madh gjithmonë ja falin adhuruesit e këngës së saj.
Në këtë intervistë ekskluzive për Zemra Shqiptare, këngëtarja simpatike dhe njeriu model flet për fillimet e karrierës së saj, sekretin që e ka mbajtur kaq gjatë në skenë, njohjen me bashkëshortin, bashkëpunimet kryesore, gëzimet dhe shqetësimet e një artisti, kujtime, mbresa dhe...dashurinë për shqiptarët kudo që janë...
Keni lindur në Paris (Francë). Në moshën 3 vjeçare, prinderit janë kthyer në Shkup. Kur ishit vetëm 5 vjeçare, filluat udhëtimin nën qiellin blu me këngën. Mund të n´a flisni diçka, për fillesat e karrierës suaj…
Të këndoj kam filluar që në moshën 5 vjeçare. Kam një regjistrim të një kënge të cilën e kam realizuar bashkë me babin e që nuk e kam publikuar asnjëherë. Me këngën kam vazhduar në çerdhe me shokët dhe shoqet e grupit, këngët që na i mësonte mësuesja. Në moshen 10 vjeçare për herë të parë jam futur në studion e Radio Televizionit të Shkupit ku kam inçizuar këngën time të parë me titull "Bora" për emisionin e Vitit te Ri për fëmijë në vitin 1984. Në shkollën fillore kam qenë 4 vite soliste e korit. Pastaj rruga ime ka vazhduar në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve "Ibe Palikuqa" ku për disa vite kam qenë anëtare e grupit të pionerëve si këngëtare dhe valltare, më vonë edhe tek të rriturit. Ne vitin 1990 kam kaluar në ansamblin "Emin Duraku" sepse doja të jem më e avansuar si këngëtare dhe bëra hap të qëlluar. Nga ai moment kanë pasuar shumë koncerte e festivale dhe diku në verën e vitit 1993 jam shkëputur nga ky ansambël për të vazhduar rrugëtimin vet si këngëtare. Fillimisht jam drejtuar drejt Tiranes tek kompozitori i nderuar Aleksander Lalo ku kam realizuar 6 këngë dhe më pastaj me mikun tim të ndjerë Alqi Boshnjaku, autor i disa teksteve në këngët e mia të para, kemi realizuar edhe 8 këngë të tjera tek studio e kompozitorit të mirënjohur Shpëtim Saraçi. Kështu lindi albumi im i parë me titull "Rajmond" për të cilin u jam shumë mirënjohëse këtyre artisteve të mëdhenj sepse kanë bërë këngë të mrekullueshme. Akoma sot adhuruesit e mi kanë dëshirë t’i dëgjojnë, unë akoma me ëndje i këndoj dhe i quaj perla të mia. U jam tepër mirënjohëse sepse kam qenë me shumë fat që i kam patur për bashkëpunëtorë.
Këndoni dy zhanret e muzikës, të lehtë dhe asaj popullore. Kur zotëroni këto zhanre nuk mungon freskia në verë dhe as ngrohtësia në dimër. Cili zhaner është më i kërkuar nga dashamirësit e këngës, si dhe, nëse duhej të zgjidhnit vetëm njërin prej tyre, cilin do kishit më për zemër?
Për këngën e lehtë janë mosha më e re, ndersa te moshuarit më duan më shumë me këngën popullore, qytetare dhe serenatat. Edhe pse është e vështirë t’i ndash, unë në të dyja zhanret kam dhënë dhe jap pjesë të shpirtit tim, do anoja nga kënga e vjetër popullore. Nuk e di përse ndjehem kaq mirë kur i këndoj këto këngë! Mendoj që ka shumë shpirt në to dhe me mua kaq mirë ndjehet edhe publiku, është kënaqesi akoma më e madhe kur dëgjoje të këndojnë bashkë me mua.
Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani U1_MirandaHashani2Keni një zë të ëmbël, por gjithashtu jeni dhe simpatike. Mjaftojnë këto dy pika të rëndësishme për çdo këngëtare, që të notojë e qetë në detin deri diku të trazuar të artit, kur edhe jo-këngëtarët këndojnë, kur dhe vlerësimet për këngën e vërtetë mungojnë?
Mbi të gjitha është zëri, talenti e pastaj çdo gjë tjetër mund ta plotesojë një këngëtare. Çuditërisht shpesh ndalem dhe mendoj, para me shume se 100 vite ne shqiptaret kemi bërë këngë kaq me vlerë sa edhe sot këndohen me ëndje, janë bërë me aq mjeshtri, me aq shpirt dhe jemi sot në një kohë ku mund të them më pak përjashtime bëhen këngët brënda natës, tekste banale, lakuriqësi deri në pafund dhe kënga sot shikohet nuk degjohet! Është mëkat për një popull si ne kur fillon një këngë dhe nuk mund ta definojmë nga melosi kujt populli i takon! Ç'po ndodh kështu me ne?! A thua përgjegjësi e kujt është?! Vlerat po mbesin nën hije nga çoroditë që i shohim nëpër disa media tona!
Jeni ndër këngëtaret më të kërkuara në koncertet dhe spektaklet e ndryshme, që zhvillohen brënda dhe jashtë vëndeve tona. Shquheni për stilin tuaj të veçantë, si dhe për interpretimin ‘’live’’. Mund të ndani me ne, disa nga kujtimet/mbresat që jetojnë me ju?
Të kënduarit ''live'' unë gjithmonë e praktikoj, sepse nuk dua ta gënjejë publikun. Nga kujtimet nëpër koncerte e spektakle kam shumë, do te veçoja festivalet sidomos kur jam ndarë e shpërblyer me ndonjë çmim sepse janë ato që më kanë kthyer nga deshpërimet e shumta përsëri në kembë, me kanë dhënë shtytje tjetër për të vazhduar tutje. Nga koncertet, duartrokitjet e publikut më kanë mbajtur gjallë dhe më mbajnë akoma pas kaq vitesh në skenë, gjithmonë u jam mirënjohëse.
Jeni nderuar me disa çmime dhe kjo normalisht, ka ardhur nga pasioni juaj për këngën, nga prezantimi dinjitoz përpara publikut shqiptar. Çdo të thotë për Mirandën, një çmim i parë...
Kur po bëja hapat e parë në karrierë, kuptohet keto çmime kishin shumë rëndësi për mua, sepse doja të tregoja vlerën time, edhe pse nuk kam patur shume fat në fillim, pak me vonese i kam marrë vlerësimet, por populli thotë: "më mirë vonë se kurrë". Në festivalet "Show Fest", "Nota Fest", "Poli Fest" jam shpërblyer me çmime të para, ndërsa në festivale tjera si "Kënga Magjike", "Fest Arb", "Video Fest", "Kosovarja Këndon" etj, kam shpërblime të tjera. Ç’do çmim kur kam fituar më është dukur e pabesueshme në fillim, si një ëndërr, emocione pafund dhe më ngjitjen time përsëri në skenë për të marrë shpërblimin ka qenë e pamundur që edhe publiku mos ta vërejë gjëndjen time emotive sepse unë reflektoj shumë natyrale, është ndjenjë e papërshkruar, jam e lumtur që e kam përjetuar.

Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani U1_Miranda-Mentori3
Miranda me bashkëshortin, Mentorin
Jeni e martuar me ish-futbollistin Mentor Myftari. Adhuruesit e Mirandës, por edhe të Mentorit, kanë dëshirë te mësojnë diçka më shumë për lidhjen tuaj, e cila sot është kurorëzuar…
Jemi njohur në Shkup në vitin 1994 kur Mentori luante futboll për ekipin e lagjes time. Si çdo të rinjë fillimisht kemi qenë shokë shumë të mirë, e pak më vonë kjo shoqëri u shkri në një dashuri kaq të madhe që jeton plot 14 vite. Tek Mentori pëlqeva sinqeritetin, ndjeshmërinë dhe pjekurinë, ndersa ai tek unë thotë që ka pëlqyer gjithashtu sinqeritetin, fisnikërinë dhe maturinë. Jeta jone deri tani ka shkuar si një simfoni e vertetë. Kemi profesione delikate ku duhet shumë mirëkuptim dhe përkrahje dhe ne kemi arritur të tejkalojmë çdo barierë, jo rastësisht kemi dalur të suksesshëm për kaq vite bashkë. Tani Mentori ka mbaruar karieren e tij prej futbollisti dhe intesivisht po bën shkollën për trajner ku në të ardhmen shpreson që nga ai do dalin futbollistë të suksesshëm. Unë ndërkohë kam mbaruar studimet në fakultetin e artit figurativ, dega disajn grafik, shpresoj që shumë shpejt të tregohem e suksesshme edhe në këtë fushë.
Gjatë karrierës suaj të deritanishme, keni bashkëpunuar me disa nga këngëtarët më të mëdhenj shqiptarë, ku veçoj Sabri Fejzullahun dhe Ilir Shaqirin. Përshtypjet tuaja mbi këta dy kolosë të artit shqiptar, por gjithashtu mund të flisni edhe për legjendat e tjera të këngës shqiptare, apo idhujt tuaj…
Kam patur fatin të kem për bashkëpunëtorë këta artistë të vërtete. Do të veçoja edhe Shkëlzen Jetishin, Ramadan Krasniqin, Ismet Pejën, Kastriot Tushën, e shumë të tjerë. Ka qenë kenaqësi dhe nder i veçantë. Të gjithë më kanë vlerësuar edhe mua besoj me që kanë pranuar t’i kem për bashkepunim, u jam shumë mirënjohëse. Të jesh në mesin e këtyre vlerave njeriu mund të ndjehet shumë krenar siç ndjehem edhe unë sot.
Ne mund të kemi disa momente të veçanta në jetën e perditëshme, larg apo afër këngës. Kur është ndjerë më e lumtur se kurrë Miranda?
Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani U1_Miranda-Mentori2E lumtur jam ndjerë shumë herë në jetë, si shumë njerëz të tjerë. Do te veçoja në fillim si fëmijë kur babi dhe nëna më blenin ndonjë lodër për dhuratë, kur na e blenë biçikletën, në inçizimin e këngës time të parë, koncerti i parë, ditëlindjet e mia, shpërblimet nëpër festivale, shëtitjet me familjen, vizita ime e parë në Paris, Martesa ime me Mentorin, udhëtimet e shumta bashkë, qenushi im Bigji qe më jep kaq shumë dashuri, pas çdo fatkeqësie kur mbetesh gjallë e shëndosh, e plot lumturi te tjera...
Keni punuar, vazhdoni të përkushtoheni, keni përfituar financiarisht nga kjo...
Si do të dëshironit ta trajtoni këngën, si një pasuri materiale apo shpirtërore?
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani Empty Re: Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 1:23 am

Unë këngën e kam pasion dhe në rradhë të parë pasuri shpirtërore, e ndjej thellë e pastaj normal vjen edhe ana materiale, por asnjëherë e para. Kënga më ka bërë kjo që jam sot, të kem afër kaq shumë adhurues, pasuri më të madhe se kjo nuk ka, kam fituar shumë miq të vërtetë qe nuk më ndahen kurrë dhe janë me mua aty në të mirë e në të keq.
Pas një pune voluminoze, deri tani keni publikuar gjashtë albume, të gjithë të suksesshëm. Kush janë ata që të kanë përkrahur dhe bashkëpunëtorët kryesorë?
Kam publikuar 7 albume dhe i 8 është gati, pritet së shpejti të editohet. Fillimisht më kanë përkrahur familja ime pa shtytjen e të cileve nuk do të lindja si këngëtare, udhëheqësit e ansambleve, orkestrat, mediat, Mentori, kompozitoret Shpëtim Saraçi, Valton Beqiri, Ruzhdi Sadiku, Naim Gjoshi, Bekim Ajdini, Ilir Berani, Edmond Zhulali, Saimir Derguti, Xhevdet Gashi, autorët e teksteve Alqi Boshnjaku, Avni Qahili, Jorgo Papingji, Qemal Juniku, Bujar Idrizi, Avni Halimi etj. Sponsoret: Western Union, Mergimi Company, Italy Shop, Ministria e Kulturës në Maqedoni, Gemak, EuroKoha.
Kënga më e dashur për mua është ‘’Më mungon’’. E di që këngëtarja e ka të vështirë të ndajë, por do doja të veçoje këngën, apo këngët më të dashura për ju…
"Më mungon" ka qenë këngë e shoqëruar me videoklip të teknologjisë më të avancuar ku deri atëherë diçka të tillë askush tek ne shqiptarët nuk kishte realizuar dhe është pëlqyer tepër, mos të them që janë mahnitur njerëzit kur e kanë parë, ka qenë diçka e re si për stil dhe sound të këngës ashtu edhe vizualisht. Në Tiranë gazetarët e quajtën videoklip revolucionar, ka qenë një boom. Jam ndjerë tepër mirë pas gjithë asaj pune të lodhëshme kur fundi doli me kaq sukses.
Vërtetë që këngët nuk i ndaj, të gjitha i dua njësoj sepse në çdo këngë është një pjesë e imja, aty është shpirti im. Mund të veçoj këngët "Nënës", "Endërra", "Vaji i nuses","Të gënjejnë","Zoti nuk ta fal","Përse","Ktheja yjet qiellit tim","Eja me mëngjesin","De-Zha-Vu", "Kudo me kend", "Dashurova syte e bukur", "Mos më lini vet", "Ti apo ëndërra", "Më foli zemra", "Solo", "Ike me tjetrën", "29 Shkurti" etj. Tek këto këngë që ceka më lartë ka një histori apo ngjarje që kanë qenë momentale kur i kam realizuar, dhe sa herë qe i dëgjoj apo i këndoj me vjen prapë ajo ndjenjë, ai kujtim në qoftë se ka qenë i lumtur apo i hidhur!.
Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani U1_MirandaHashani6Natyra juaj duket pak a shumë nga buzëqeshja, por do donim të dinim diçka në mënyrë më të detajuar... Çfarë natyre ka Miranda?
Do të doja gjithmonë te buzëqeshja, por gjithashtu do të doja që çdo njeri në këtë botë ta shihja të buzëqeshur, asnjëherë ndryshe. Unë lëndohem lehtë, si natyrë jam shume e ndjeshme, emotive, qajë shumë shpejt, ndoshta duke parë edhe dikë tjetër duke qarë. Problemet nuk i tejkaloj lehtë, do doja të mos ekzistonin kurrë! Tek njerëzit e para urrej padrejtësinë, Intrigat, egoizmin, shpirtligësinë, keqsjelljen. Dua të më rrethojne njerëz të mirë, pa paragjykime, të edukuar, shpirtgjerë, human, pa pretendime, me kulturë, të zgjuar, dashamirës, vetëm kështu bota bëhet më e bukur.
Pamja e jashtme, ështe mjaft e rëndësishme për personazhet publikë.
Sa rëndësi i kushtoni ‘’look-ut’’ dhe veshjes? Cila ështe veshja juaj e preferuar?
Kam shumë kujdes si vishem dhe si dukem. Nuk dua që para publikut të dal e papërgatitur, mundohem te jem sa më e kompletuar dhe e rregullt. Gjithashtu para se të vendos çka do të vesh, me kujdes zgjedh diçka që mund të më shikojnë nga fëmijet 3 vjeç e deri te pleqt 90 vjeç. Në pasqyrë nuk shpenzoj shumë kohë, mjafton sa për tu vërtetuar që çdo gjë është në rregull. Në fytyrat publike duhet të jemi shembull për popullin që na percjell, duhet të mbajmë pergjegjësi sepse në njëfare mënyre ata ndikohen me dukjen dhe veshjen tone, prandaj duhet të kemi shumë kujdes. Jam e mendimit që në çdo shtëpi mediale apo prapaskenat e pallateve të kultures duhet të ketë njeri përgjegjës që vendosë një rend si duhet të ngjitet një artist në skenë, përsa i përket veshjes dhe lookut.
Unë personalisht kohët e fundit preferoj të jem sa më elegante, klasike, me fustane të gjatë solemn, më pëlqen glamuri por jo i tepruar, dua të dukem sa më natyrale. Edhe në jetën e përditëshme jam me klasike në veshje, nuk më pëlqen të dallohem nga njerezit tjerë, nuk dua të më lakmojnë.
Nëse një ditë kënga do të flijohej për të gjithë, çfarë do t´a ringjallte Mirandën?
E dua artin në përgjithësi, jetoj me të bukurën se e kam në shpirt e zemër. Nëse do të ringjallesha do të doja të merresha perseri me artin, me të bukurën, jam shumë pasionale, qoftë ajo edhe një artizanat.
Edhe pse kohë të lire s’mund të keni shumë, si e kaloni atë?
Të them të drejtën kur kam kohë të lirë nuk dua të dal fare nga shtëpia. Dua të rri pa grim, e veshur sa më komod, shikoj ndonjë film interesant me Mentorin, lexoj, përgatis ndonjë ushqim nga recetat e mija, relaksohem, meditoj, rralle dal diku, loz me qenushin tim Bigjin që më bën kaq të lumtur.
Nuk jam në dijeni të Piratërisë, që sundon në tregun muzikor, por jam në brëndësi të një fakti tjeter. Në internet mund të shkarkosh falas këngët e Mirandës, si dhe të gjithë këngëtarëve shqiptarë. Mjafton një simpatizant i yti të hedhë CD-në tënde në internet dhe mund ta shkarkojnë mijëra. I ndjej ata që s’kanë mundësi të blejnë, por në fund të fundit kënga është më shumë argëtim. Si do e komentonit këtë fakt?
Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani U1_MirandaHashani7Është për të ardhur keq kur shkarkon të gjitha këto këngë tona në internet kur dihet se çfarë mundi e sakrifice japim për të realizuar një këngë, mos të flasim për më shumë këngë, dhe dikush pa pikë përgjegjësie edhe dhëmbshurie i merr këto këngë në këtë mënyrë. A thua a e kanë menduar kështu ndonjëherë ata qe i hedhin këto CD tona në internet për t’i shkarkuar!?
Për piratërinë mos të flasim se janë edhe me zi! Mendoj që institucionet shtetërore duhet të merren me këtë problem. Ne artistët fare nuk jemi të mbrojtur, mirë që po mbijetojmë në skenë. Nuk kemi as ku të drejtohemi për kërkesat apo ankesat tona!
Keni realizuar shtatë albume, në pritje te albumit të tetë, nderuar me disa çmime, pjesëmarrëse në qindra koncerte dhe spektakle, por ti s’do mjaftohesh me kaq. Cilat janë projektet tuaja në të ardhmen?
Kam edhe disa projekte e që paraprakisht zakonisht nuk flas deri sa nuk i realizoj, sepse pastaj e ndjejë obligim nëse nuk mund ta realizoj atë që e kam premtuar dhe i vie pastaj qe ju kam genjyer, jo gjithmonë punët varen nga ne!
Zemra Shqiptare vizitohet nga një numër i madh shqiptarësh nga të gjitha vendet që jetojnë shqiptarë, duke përfshirë edhe diasporën. Pa dyshim që në mesin e tyre, ka shumë adhurues të këngës tënde. Cili do të ishte mesazhi qe dërgon për miqtë e këngës tënde dhe për shqiptarët në përgjithësi?
Do t’i përshëndesja të gjithë vizituesit e Zemra Shqiptare e veçanërisht adhuruesit e këngës time dhe këngës së mirëfilltë shqiptare me mesazhin PAÇI SHËNDET E FAT NË JETË, ÇDO DITË E JUAJA QOFTË E MBARË DHE E LUMTUR, DUAJENI NJËRI TJETRIN, FALNI DASHURI E AJO DO JU KTHEHET ME DASHURI.
ZOTI E BEKOFTË POPULLIN SHQIPTAR KUDO QË NDODHET.
Pranoni falenderimet tona për kohën që na kushtuat…
-------
Kur Miranda ka dëshirë të përgjigjet shkurt!
[size=12]

Ekskluzive: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani U1_MirandaHashani5Shkrimtarët e preferuar?
Stefan Zweig, Lasgush Poradeci, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Daniel Still, Paulo Coelho.
Libri?
"Vetëm një herë në jetë"
Sporti?
Patinazhi
Aktorët?
Robert De Niro, Sophia Loren, Sean Connery, Michelle Pfeiffer.
Piktori?
Kandinsky
Politikani?
Arbën Xhaferi
Keni frikë nga…
Katastrofat
Pika e forte?
Qëndrueshmëria
Pika e dobët?
Lëndohem shpejt
Stina?
Pranvera
Ngjyra?
Ngjyrat e zjarrit
Pija?
Uji
Ushqimi?
Perimet dhe frutat e detit
Gjëndja shpirtërore?
Emotive
E urreni apo nuk e pëlqeni të keqen?
E urrej të keqen
Figura më e shquar shqiptare gjatë të gjitha kohrave?
Gonxhe Bojaxhiu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi