Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familja Thaçi fal gjakun për pesë anëtarët e vet

Shko poshtë

Familja Thaçi fal gjakun për pesë anëtarët e vet Empty Familja Thaçi fal gjakun për pesë anëtarët e vet

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 27, 2011 3:13 pm

Familja Thaçi fal gjakun për pesë anëtarët e vet




Familja Thaçi fal gjakun për pesë anëtarët e vet Falja_e_gjakut_-_familja_thaci-300x225
70-vjeçarja Marte Thaçi, nga Gllogjani i Pejës, ka shpalosur të hënën, në festën e Krishtlindjeve, guximin dhe trimërinë me të cilën gjithmonë është karakterizuar femra shqiptare, duke e bërë aktin më burrëror – faljen e gjakur për pesë anëtarët e familjes së saj, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin automobilistik që ndodhi në Lugbunar të Gjakovës, mëngjesin e 25 korrikut të vitit të kaluar.
Nënë Marta nuk e foli asnjë fjalë! Ajo, duke iu dridhur buza, por duke mos lëshuar asnjë pikë loti, e shtriu dorën e pajtimit, të cilën me admirim dhe falënderim e pranoi përfaqësuesi i familjes Sefsalihu, Zyberi, babai i Arifit, shoferit të autobusit, që e shkaktoi aksidentin tragjik.
“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje dhe lus Zotin e Madhërishëm që familja Thaçi e Sefsalihu, të mos kenë kurrë më të keqe në jetën e tyre”, tha ndërkohë ajo, pasi e kishte bërë aktin e faljes.
Iniciatorë për faljen e gjakur në këtë rast, kanë qenë udhëheqës fetarë të të dy feve, don Kelmendi e don Frani, si dhe hoxhallarët mulla Osman Musliu dhe mulla Minir Salkurti.
“Rasti ka qenë vërtet i rëndë dhe këtë nuk e mohon askush. Por, njerëzit që e duan zotin bëjnë vepra të mëdha, dinë të falin edhe kur është më së vështiri”, ka thënë don Frani.
Mulla Osmani ka shtuar se ky akt i bërë në ditët e festës ka domethënie edhe më të madhe.
“Me këtë akt që bëtë sot, festën tuaj të madhe, Krishtlindjet, e bëtë akoma më të madhe, ndërsa familja Thaçi dëshmoi zemrën e vet të madhe, pasi falja është virtyt i të mëdhenjve dhe i të fortëve”, tha Mulla Osmani.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, i cili ka qenë edhe iniciatori kryesor për shtritjen e dorës së pajtimit.
“Ju falënderoj për këtë burrni, për këtë shtrirje të dorës së paqes, në festën e Krishtlindjes. Ne e shohim fuqinë tonë të madhe në falje. Kështu na kanë mësuar dy besimet”, ka thënë Lekaj.
Në aksidentin e 25 korrikut, patën humbur jetën 5 anëtarët e familjes Thaçi: Davidi 42-vjeçar, Tonja 42, Doruntina 11, Emanuela 10 dhe Magdalena 6-vjeçare./zeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi