Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kudret Selamaj:Pavarësia

Shko poshtë

Kudret Selamaj:Pavarësia Empty Kudret Selamaj:Pavarësia

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 27, 2011 11:08 pm

Kudret Selamaj:Pavarësia 187025_100001601652510_1150048_n

Kudret Selamaj:Pavarësia

Mirësevini,or’mirësevini !
Mos po del, nga shtrati Drini ?
Po zbret ,Isa Boletini .

Delegati çam, sa doli .
Kur hyri, te Konispoli .
Me ca djem ,dy fjalë foli.
...

Nëpër shkolla mbillet fara
Po vjen Bab Dud Karbunara
Medalion,diellin përpara

Lumi i Vlorës, nuk u mbaka .
Grykave, tatëpjetë kur çaka .
Shqipëri, po të mblidhet ajka .

Pa dilni, dilni shikoni.
Kush po ngjitet ,te ballkoni?
Dallgë deti, furtunë mali.
Vetë, Ismail Qemali.

Nënë, të ka ardhur biri .
Çfarë po nxjerr , ashtu nga gjiri?
Siç del nga toka floriri
Endur fort, me fije liri .

Nxjerr nga ashti, nxjerr nga eshtra .
Dy ditë para ,se të dal vjeshta .

Sa nise, në shkallë hipe .
Përmbi shtizë, u ngritën shqipe

Ngrehu moj shqipe nëpër erë.
Këtë haber, ma merr, ma shpjer.
Prag më prag, dhe derë më derë.
Se kujt s’i dhëmb dhe kujt s’i therë ...

Delegatët, sa kanë ardhë .
Dëgjojnë plakun, mjekërbardhë .

Në Kaninë, po luan dhe guri.
Po shpalosë, palët flamuri .
Gjithë këta male, dhe dy dete .
Shqipëria, është më vehte .


Kudret Selamaj:Pavarësia N629860018_5241025_8128

Kudret SELAMAJ Berat më 15. 12. 2011 derguar ne konkursin Poetry klub Zahiri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi