Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SKANDALI : Lluka lëshon alarmin: Serbia po blen pronat e Kosovës

Shko poshtë

SKANDALI : Lluka lëshon alarmin: Serbia po blen pronat e Kosovës Empty SKANDALI : Lluka lëshon alarmin: Serbia po blen pronat e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 28, 2011 1:59 pm


SKANDALI : Lluka lëshon alarmin: Serbia po blen pronat e Kosovës
SKANDALI : Lluka lëshon alarmin: Serbia po blen pronat e Kosovës Lluka-e13249936113951324993611_thumb_baza1325_225
Prishtinë-Serbia po blen pronat e Kosovës jashtë vendit. Është kjo deklarata e kreut të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Shkëlzen Lluka bërë gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë, ku shprehet se për këtë çështje AKP ka alarmuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Bëhet fjalë për prona të ndërmarrjeve kosovare që gjenden në shtetet që dikur bashkëjetonin në atë që quhej Jugosllavi.
“Kemi informuar edhe Zyrën Civile Ndërkombëtare dhe vendet e Quint-it, se Republika e Serbisë është duke bërë privatizimin e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës atje. I kemi dërguar letër edhe Agjencisë së Privatizimit të Serbisë që të bëjë ndalojë privatizimit e këtyre aseteve, pasi që janë pronë e ndërmarrjeve shoqërore. Deri më tani, nuk kemi ndonjë raport se deri ku ka arritur ai privatizim apo nëse ka përfunduar”- ka thënë Lluka.
Sipas tij, problem përbën fakti se Serbia nuk njeh Kosovën duke qënë se kjo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet ndërshtetërore. Lluka ka bërë edhe një bilanc të privatizimeve të bëra deri më tani duke garantuar se fondi i mbledhur prej shitjes së këtyre ndërmarrjeve është i sigurt.
“Deri më tani janë privatizuar 306 ndërmarrje shoqërore, prej të cilave janë krijuar mbi 670 ndërmarrje të reja. Fondi prej tyre është i sigurt, pasi që ne, ashtu siç kërkon edhe ligji, investojmë vetëm në instrumente financiare, të cilat rangohen me AAA. Në Kosovë nuk ka banka të tilla, andaj mjetet i depozitojmë në Bankën Qendrore, ku janë të sigurta. Interesi dhe kamatat janë të vogla, mu për shkak të sigurisë së tyre”.-tha Lluka.
Kreu i AKP-së hodhi poshtë ndërkohë raportimet se nuk ka privatizim të ndërmarrjeve në zonat e banuara me shumicë serbe.
“Privatizime në vendet e populluara me shumicë serbe ka – nuk qëndron ajo çfarë thuhet. Kemi pasur privatizime edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, edhe në Graçanicë, edhe në Shtërpcë. Ne jemi agjencia e vetme në Kosovë që kemi shtrirje në tërë territorin gjeografik të Kosovës. I kemi zyrat tona në Leposaviq, në Shtërpcë dhe në Graçanicë”-shtoi Lluka.
I pyetur në lidhje me kompleksin turistik “Brezovica” ai u shpreh se kjo është një temë tjetër, pasi dihet se Brezovica është shpallur në tender nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit ndërsa AKP nuk nuk është pajtuar pajtuar me idenë e privatizimit sikur të të gjitha ndërmarrjeve të tjera, pasi vlerëson se është një ndërmarrje e një rëndësie të veçantë, që mund të gjenerojë vende të punës dhe të tërheqë investime të jashtme.
“Fillimisht kemi kërkuar nga Komisioni Evropian angazhimin e një kompanie konsulente që të përpilojë master-planin. Faza e parë e master-planit ka përfunduar.
Në bazë të këtij master-plani ka dalë se mund të zhvillohet edhe një Brezovicë e re – do të thotë edhe një plan zhvillimor i Brezovicës, me të cilin do të merret Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka krijuar edhe grupin ndërministror”-vijoi Lluka duke bërë thirrje që të tregohet shumë vëmendje lidhur me privatizimin e Brezovicës.
Lluka megjithatë theksoi se pjesa e ndërmarrjes shoqërore të Brezovicës, do të privatizohet por se nuk ka asnjë datë të saktë për këtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi