Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vetmja zgjidhje për veriun është plani i Ahtisaarit

Shko poshtë

E vetmja zgjidhje për veriun është plani i Ahtisaarit Empty E vetmja zgjidhje për veriun është plani i Ahtisaarit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 30, 2011 2:17 pm

E vetmja zgjidhje për veriun është plani i Ahtisaarit


E vetmja zgjidhje për veriun është plani i Ahtisaarit Jahjaga-1

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në një intervistë të dhënë për RTK-në, ka deklaruar se e vetmja zgjidhje për veriun e Kosovës është plani i Ahtisaarit, ndërsa ka kujtuar se Kosovën e kanë njohur 85 shtete dhe se sovraniteti i saj është i paprekshëm.

Jahjaga ka premtuar se në fillim të 2012-ës do të fillojë të formojë Këshillin Antikorrupsion, të cilin e kishte premtuar para udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Jahjaga ka theksuar se kjo trupë ka për qëllim rritjen e efektivitetit të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe assesi krijimin e institucioneve të dyfishta.

Ajo ka qartësuar se krijimi i kësaj trupe është e drejtë e saj kushtetuese dhe ligjore, ndërsa është zotuar se do të jetë shumë e përkushtuar që kjo trupë të jetë e suksesshme.

Vitin 2011, presidentja e ka vlerësuar si një vit të sukseseve dhe sfidave të mëdha për Kosovën. Ndërsa ka thënë se vizita në SHBA e ka forcuar bashkëpunimin e ngushtë të mëtejshëm ndërmjet dy shteteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi