Thaçi: Plani për veriun po implementohet me sukses
Thaçi: Plani për veriun po implementohet me sukses
Thaçi: Plani për veriun po implementohet me sukses
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar për fillimin e implementimit të planit operacional të Qeverisë së Kosovës për respektimin e marrëveshjes për vulat doganore në pikat kufitare 1 dhe 31. Ai ka thënë se ky ishte një fillim i suksesshëm për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit.
Këto komente, kryeministri Thaçi i bëri të premten para kabinetit qeveritar, në një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës ishte informimi për fillimin e zbatimit të planit operacional në veri.
“Ju njoftoj se sot në orët e mëngjesit ka filluar implementimi i planit operacional të Qeverisë së Kosovës për respektimin e marrëveshjes për vulat doganore në 1 dhe 31. Edhe pikat doganore 1 dhe 31 do të funksionojnë si të gjitha pikat tjera kufitare me rregullat e njëjta. Pra procesi i implementimit të planit ka filluar me sukses në mëngjes. Doganierët dhe Policia e Kosovës bashkë me atë të EULEX dhe KFOR tashmë janë në dy pikat kufitare. Unë edhe njëherë i ftoj gjithë qytetarët për qetësi dhe maturi dhe të kenë besim të plotë në institucionet e Republikës së Kosovës, të kenë besim të plotë në partneritetin e institucioneve të Kosovës me ato ndërkombëtare, EULEX-in, NATO-n, me mbështetjen e plotë të Quintit, të shteteve të BE-së dhe SHBA-së”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e detyrimeve për rend dhe ligj me veprime të cilat nuk kanë qenë dhe nuk janë të drejtuara ndaj asnjë grupi etnik, por përkundrazi kanë për qëllim ofrimin e sigurisë dhe lirisë së barabartë për të gjithë pa dallime etnike.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka ftuar Beogradin që përfundimisht të heq dorë nga përpjekjet destabilizuese dhe të pranojë se Kosova është e pavarur, sovrane, një dhe e pandarë.
“Po ashtu mesazh për qytetarët në veri, me mesazhin e bashkëpunimit, ofrimit, mirëkuptimit, tolerancës ndëretnike, mesazhin e Qeverisë për bashkëpunim. Ne do të jemi në krye të përgjegjësive për rend dhe ligj, për particim në jetën politike që të ketë zgjedhje të lira, që të ketë edhe atje investime socio-ekonomike. Partneriteti është çelësi i suksesit e jo barrikadat”, është shprehur Thaçi.
Ai ka falënderuar më tej KFOR-in, EULEX-in dhe vendet e Quintit, për mbështetjen e tyre për planin operacional të Qeverisë së Kosovës për vënien e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.
“Vendosja e rendit dhe ligjit në veri është tashmë objektivë e jona e përbashkët, dhe unë jam i bindur se bashkërisht do t’ia dalim të ndërtojmë Kosovën e re, Kosovën demokratike, Kosovën e shoqërisë multietnike, të shoqërisë së zhvilluar, Kosovën e zhvillimit ekonomik, rritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Thaçi.
Po ashtu, ai ka falënderuar edhe Këshillin e Ministrave të Bosnjë Hercegovinës për vendimin për njohjen e vulave doganore të Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për krijimin e marrëdhënieve të mira ndërshtetërore dhe në një të ardhme të afërt edhe për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnja.
>> Kosovë, nis operacioni në Veri >>Komente (132)
>> Thaçi: Ne nuk do të zbrapsemi >> Komente (34)
>> Rasmusen: KFOR-i do të reagojë >> Komente (34)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» E vetmja zgjidhje për veriun është plani i Ahtisaarit
» Jahjaga dhe Thaçi diskutuan për veriun
» Thaçi: Autonomia për veriun, ëndërr e Serbisë
» Thaçi: Me dialog rikthyem veriun nën kontrollin e Kosovës
» Hakmerret Muriqi
» Jahjaga dhe Thaçi diskutuan për veriun
» Thaçi: Autonomia për veriun, ëndërr e Serbisë
» Thaçi: Me dialog rikthyem veriun nën kontrollin e Kosovës
» Hakmerret Muriqi
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi