Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK: Ministrja Çitaku nuk është e sinqertë

Shko poshtë

LDK: Ministrja Çitaku nuk është e sinqertë Empty LDK: Ministrja Çitaku nuk është e sinqertë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 30, 2011 2:22 pm

LDK: Ministrja Çitaku nuk është e sinqertë


LDK: Ministrja Çitaku nuk është e sinqertë Vlora

Grupi i Ekspertëve për Integrime Evropiane i LDK-së, mendon së është e padrejtë dhe jo e sinqertë, që puna dhe projektet e organizatave tjera, “të prezantohen si të arritura të Ministrisë” që drejton Vlora Çitaku.
“Çitaku gjithashtu paraqet si sukses nisjen e dialogut për liberalizim të vizave, derisa LDK mendon se fillimi dhe oferta për dialog për liberalizim është meritë e të gjithë spektrit politik të Kosovës dhe Shoqërisë Civile”, thuhet në komunikatën e LDK-së.


LDK-ja thotë se si rezultat i “papërgjegjësisë së Çitakut”, Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë.

“Premtimi i bërë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë, fillimisht në pranverë, pastaj në tetor dhe tani në janar, tregon dështimin e vazhdueshëm të Qeverisë”, thuhet nw komunikatë.

LDK-ja mendon se oferta për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave më BE-në, tregon se sa minimaliste janë kërkesat e Qeverisë së Kosovës në tavolinën e bisedimeve me Beogradin.

Ministria gjithashtu, sipas LDK-së prezanton si sukses dërgimin e përfaqësuesit të saj në Bruksel, por praktika tregon se ky emërim i pakoordinuar dhe pamenduar mirë, ka shkaktuar konfuzion.

Andaj, LDK vlerëson se Brukseli tani e ka më të vështirë të komunikojë më Kosovën, pasi vet Kosova ka disa adresa në Bruksel, të cilat nuk komunikojnë mes veti.

Sipas LDK-së, Qeveria e Kosovës ka dështuar të adresoj problemet dhe sfidat e paraqitura në Raportin e Progresit, të cilat ndikojnë në forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë dhe adresimin e çështjeve sociale, duke ndikuar drejtpërdrejt në zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi