Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA :POEZIA

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA :POEZIA Empty ADEM ZAPLLUZHA :POEZIA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 02, 2012 8:52 pm

ADEM ZAPLLUZHA :POEZIA Fotojaeademzaplluzha

ADEM ZAPLLUZHA :POEZIA

Sa pak verë

Paska mbetur
Në këto gotat e kristalta
Kush e piu natën
Kur ajo vuante nga epilepsia

Një etje e madhe
Paska mbetur peng
Në shtambën e thyer të poçarit
Deltina i thyen
Të gjitha rregullat e mirësjelljes

Më thanë miqtë
Se me gotën e kristaltë
Të verës së kuqe
E pimë
Tërë begatinë e vjeshtës

Errësira nuk kishte kohë
Të ndalej
Nëpër rrugicat tona
Treni vetëm njëherë në ditë
Kalon këndej pari

Sa shumë pata dëshirë
T’i rrëfehem natës
Tingujt e një serenate
Po e shqyejnë mbrëmjen
Me tërë forcën e xhelozisë

Nuk më mbeti asgjë nga vetvetja
Jam shpenzuar pamasë
Edhe në këtë sterrë
Lexohet përmendësh poezia
E autorit anonim
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi