Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot kryelajm duhej të ishte performanca e Ermonela Jahos në Royal Opera

Shko poshtë

Sot kryelajm duhej të ishte performanca e Ermonela Jahos në Royal Opera Empty Sot kryelajm duhej të ishte performanca e Ermonela Jahos në Royal Opera

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 03, 2012 9:25 pm

Sot kryelajm duhej të ishte performanca e Ermonela Jahos në Royal Opera


Sot kryelajm duhej të ishte performanca e Ermonela Jahos në Royal Opera 371584_1223830960_884116147_n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Shkëlqimi i një ylli shqiptar
Sot kryelajm duhej të ishte performanca e Ermonela Jahos në Royal Opera Ermonela-jaho

Sot kryelajmi që do të pushtonte titujt kryesorë të gazetave dhe TVve të Shqipërisë do të duhej të ishte performanca e Ermonela Jahos në Royal Opera të Londrës, në rolin e Violetës tek Traviata e Verdit.
Por gazetat e Shqipërisë sot nuk dalin ngaqë vazhdojnë pushimet e Vitit të Ri, ndërsa TVtë e shumta të Tiranë merren me bilancin e kryelajmeve që kanë tronditur botën për të mirë apo për të keq më 2011 dhe heshtin përpara shqiptares Ermonela Jaho, ylli botëror i Bellcantos e cila ka pushtuar metropolet më të famshme të botës, siç është Royal Opera në Londër, skenë ku ajo sonte do të ngjitet për të disatën herë e çmuar nga kritika këtu si një yll dhe si „eksporti më i mirë" që vjen nga Shqipëria!
Hyrja e Ermonelës si Violeta në Royal opera ka një lloj fataliteti pozitiv, prej të cilit përfitojnë yjet e formatit të saj botëror. Në janarin e vitit 2008 Anna Yuryevna Netrebko, sopranoja e njohur ruso-austriake - pas suksesit të natës të parë të Violetës - sëmuret nga një bronkitis duke e vënë në një hall të madh Royal Opera, e cila në momentin e fundit, fton sopranon shqiptare Ermonela Jaho ta zëvendësojë Netrebkon . Natyrisht nuk bëhet fjalë për një zëvendësim sido kudo, pasi një teatër si Royal Opera ka një staf të veçantë që merret me zgjedhjen e yjeve më të famshëm të botës. Kritika angleze në momentin e parë kur Ermonela nuk kishte performuar ende, e priti ftohtë këtë ndryshim. Por, kur u ballafaqua në mbrëmje me performancën e Ermonela Jahos, iu dorëzua menjëherë magjisë dhe mrekullisë së interpretimit të saj dhe të nesërmen në gazetat londineze botohej lajmi „Brava Ermonela Jaho (Netrebko u can go home now) „ – Bravo Ermonela Jaho -Netrebko ju mund të shkoni në shtëpi tani !" Ti thuash Anna Netrebkos shko në shtëpi nuk është shaka, sepse sot ajo është një nga ikonat e bellcantos – por Ermonela Jaho me zërin e saj, me mjeshtërinë e saj profesionale, ku dallohet qartë shpirti i një artisteje të formatit botëror, e bën këtë mrekulli. Edhe po të ishte sëmurur Maria Callas nga bronkitis si Netrebko, Ermonela Jaho do të kishte bërë që kritika britanike, e cila nuk çan krye për partitë që zukatin si grerëzat në Shqipëri në një zënie banale ka njëzet vjet pa marrë kurrë fund, të deklaronte e të shkruante „Brava Ermonela Jaho – Callas u can go home now" – Bravo Ermonela - Kallas ti mund të shkosh në shtëpi tani !
Por çfarë ndodh kështu në Shqipëri ? Kur gazetat dhe TV-të e Tiranës mbushen me mall skarco, ndërsa kultura dhe vlerat e vërteta me të cilat përfaqësohet kombi shqiptar shpallen non grata përmes mënyrave shumë perfide siç është indiferenca ? Klanet në Shqipëri krijojnë yje të paqenë, që degradojnë menjëherë duke kënduar muzikë tallava, ndërsa vlerat e kulturës me traditë nga shkolla dhe kultura shqiptare ekskomunikohen nga skenat, ekranet dhe gazetat e Shqipërisë, të cilat u japin faqe të tëra vend dhe orë të gjata të pafundme Nexhmije Hoxhës apo antikulturës dhe antivlerave.
Ermonela Jaho përfaqëson sot figurën më të famshme shqiptare në botë, është ikonë e bellcantos që ka pushtuar skenat më të famshme botërore duke filluar nga Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në New York, Opera Shtetërore e Berlinit, Paris Champs-Elysees, Teatro San Carlo e Napolit, Opera Company e Piladelfisë, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Tatri Verdi i Triestes, Teatri La Fenice, Teatri Capitoul i Tuluzës etj. etj. me një repertor të jashtëzakonshëm të rangut të Violetës, Mari Stuart, Manon, Mireille, Amina, Mimi, Michaela, Guilietta, Anna Bolena etj., me një audiencë të jashtëzakonshme duke rrëmbyer zemrat e publikut më prestigjioz në skenat më prestigjioze në metropolet më prestigjioze të botës dhe Perëndimit, ndërsa në Shqipëri për të nuk do t’ia dijë kush. Turp i madh ! Turp për institucionet e kulturës dhe për mediat e Shqipërisë që kërkojnë t’i imponojnë opinionit publik një mall skarco, ndërsa bëjnë gjithçka që t’ia fshehin publikut shqiptar një yll të dimensioneve të tilla, të dimensioneve botërore, si Ermonela Jaho, e cila sonte ngjitet në skenën e Royal Opera si Violeta e Traviatës të Verdit. Merrni me mend, nga zëri i saj magjepsen Metropole që njihen si simbole të skenave ku promovohen trashëgimia e vlerave të kulturës botërore, ndërsa në Shqipëri heshtet për Ermonela Jahon, e cila në botën e qytetëruar, në Europën e vlerave, të Perëndimit të civilizuar sot përfaqëson Shqipërinë dhe e përfaqëson në mënyrën më të mrekullushme të mundëshme. Sot që Nënë Tereza nuk jeton më, me kë do të përfaqësohen shqiptarët. Me Ismail Kadarenë ? Me Inva Mulën ? OK ! OK ! Po sot emri që bën jehonë dhe trondit skenat botërore është Ermonela Jaho ! Ylli që shtang, që mrekullon, që magjeps, që e bën kritikën botërore t’i përulet me nderim një artisteje shqiptare, që i imponon skenat më të famshme të botës ta ftojnë si soliste, si yll, si ikonë të bellcantos, kjo është Ermonela Jaho !
Por gjithë ky vlerësim që i bëhet në botë, në Shqipëri kalon në heshtje nga institucionet e verbëra dhe të shurdhëra të kulturës që promovojnë artin trash, që harxhojnë miliona për të promovuar antivlerën, për të promovuar artistë militantë të partive, ndërsa injorojnë vlerat kombëtare të cilat sot janë pjesë e kulturës botëore si Ermonela Jaho !
Në këtë shkrim përmendëm Anna Yuryevna Netrebkon. Ermonela Jaho me formatin e saj e ka tejkaluar Netrebkon, e cila padyshim është yll i përmasave botërore. Por ndërsa në Rusi Anna Netrebko është një emër që meriton krenarinë kombëtare dhe e nderuar me titullin Artiste e Popullit të Rusisë, në Shqipëri për Ermonela Jahon dhe për artistë me perspektivë të qartë të formatit botëror, vazhdon një shurdhmemecëri e pajustifikushme, sikur të jetohej në epokën e izolimit dhe jo të IT - Information technology – të epokës së revolucionit që ka shkaktuar teknologjia e informacionit dhe telekomunikacionit dhe kur në Shqipëri fatmirësisht kemi mediume që janë fjala e fundit e shkencës. Po përse heshin atëherë, përse flenë gjumë, përse janë në letargji, përse flenë si arinjtë polarë, kur Shqipëria ndodhet në zemër të Europës dhe kur Shqipëria ka një zë të tillë kaq melodioz, që pushton miliona e miliona zemra të Perëndimit, botës së civilizuar dhe globit mbarë si zërin e Ermonela Jahos, e cila sonte do të performojë për të satën herë në Royal Opera, një rol brilant të kulturës italiane, që ka hyrë në thesarin e kulturës botërore, siç është Violeta e Traviatës ! Nuk e kuptoj çfarë presin institucionet e kulturës në Shqipëri dhe massmediumet që krenohen për fjalën e fundit të teknikës, që nuk i ringjall zëri magjik i Ermonela Jahos ? Royal Opera e ka përzgjedhur sopranon shqiptare midis yjeve të formatit botëror, që me Ermonela Jahon të inaugurojë vitin e Ri 2012, për të demonstruar seiozitetin dhe dinjitetin e këtij institucioni të kulturës britanike dhe botërore me moshë rreth 300 vjeçare. Po institucionet e kulturës në Shqipëri çfarë po bëjnë ? Po vazhdojnë të jenë në gjumë ! Po çfarë i duhen Shqipërisë institucione të tilla, të cilat kur duhet të merren me promovimin e vlerave të kulturës të kombit, me të cilat kombi identifikohet, lancojnë anonimatin, duke u kthyer në anonimat !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi