ELIDA BUÇPAPAJ:MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDE
Faqja 1 e 1

MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Vdekja tragjike e Ali Podrimes, njërit prej zërave më përfaqësues të kulturës shqiptare, është e rrethuar nga misteri dhe shumë paqartësi, të cilat bëjnë që opinioni shqiptar të shtrojë shumë pyetje.
Nëse bëjmë kronikën e kësaj vdekjeje, e cila i ka shokuar shqiptarët mbarë, konstatojmë se brenda një dite, në distancë disa orësh, opinioni shqiptar merr dy lajme, njëri më tragjik se tjetri, të cilat i referohen një kohe të ndryshme: i pari flet për zhdukjen e poetit prej të martës17 korrik, ndërsa i dyti për gjetjen e trupit të poetit të shtunën, 21 korrik në periferi të qytetit jugor të Francës.
Ali Podrimja ishte ftuar të merrte pjesë si përfaqësues i Shqipërisë në Festivalin „Zëri i Mesdheut“, event i cili prej 15 vitesh organizohet në qytetin e Lodève, nën patronazhin e UNESCO-s, ku marrin pjesë poetë nga të gjitha vendet rreth Mesdheut. Këtë vit ishin të ftuar dy poetë shqiptarë, i madhi Ali Podrimja dhe poetesha nga Kosova Ilire Zajmi, për të cilën nuk dimë asgjë, mori apo nuk mori pjesë në festivalin e poezisë i cili u mbajt prej 16 deri më 22 korrik.
Ky Festival ka edhe websitin e tij, ku merr informacion për praninë e Podrimes dhe Zajmit, por ku mungon të paktën një homazh për vdekjen e poetit në mënyrën sa tragjike aq të misterëshme, aq më tepër kur është fjala për një nga poetët më të identifikues shqiptarë. Unë do ta krahasoja Ali Podrimen me Paul Eluard. A do të kishin mbajtur francëzët heshtje sikur kjo që i ngjau Ali Podrimes, t’i kishte ngjarë Paul Eluard përshembull ? Natyrisht që jo, zhdukja e tij prej katër ditësh, do të kishte mbushur të gjitha titujt dhe faqet e para në gazetat dhe telelevizionet e Francës edhe më tej, duke pushtuar edhe mediat ndërkombëtare. Me të drejtë natyrisht! Po për Ali Podrimen si është heshtur për të paktën tri ditë të tëra, dhe zhdukjen e tij opinioni publik e ka mësuar nga lajmi që është botuar dhe emetuar vetëm të shtunën në mëngjes, apo le të themi të premten në mbrëmje? E përse ky diskrecion? Kur lajmin e zhdukjes të Ali Podrimes do të duhej ta kishte emetuar i gjithë shtypi dhe mediat e Francës, të Shqipërisë e Kosovës dhe trevave shqiptare mbarë? Por, mjerisht jo, as Franca dhe as mediat shqiptare, as një fjalë. Heshtje e plotë!
Nga ato pak informacione të botuara në mediat franceze, po citoj njërën prej tyre, Agence de Montpellier, ku mësohet se Podrimja kishte arritur në Lodève të hënën dhe se ai do të merrte fjalën në Festival të martën pasdite rreth orës 17:00. Mësohet gjithashtu se organizatorët e festivalit kishin arritur të kontaktonin me poetin të mërkurën në mëngjez, por ky komunikim sipas tyre kishte qenë „i pamundur, sepse Podrimja nuk fliste frëngjisht“. Por, ndërkohë që xhandarmaria e Lodève ka filluar kërkimin e poetit menjëherë, pala shqiptare nuk di asgjë, ose nëse di, e mban sekret këtë tragjedi ?! Po si është e mundur ? Kur do të duhej që në të gjitha trevat shqiptare, mediat, [institucionet, dhe politika të kishin të paktën prej të mërkurës, pikërisht që kur xhandarmaria franceze u vu në kërkim të poetit, të ishte në gjendje alarmi, të ish[b]in të fokusuar dhe në lidhje të vazhdushme me qeverinë e Francës, ku kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha si francofon të ishte në lidhje të pandërprerë me Hollande, ashtu si do të kishte ndodhur nëse një poet francez, përshembull Paul Eluard të ishte zhdukur në Shqipëri apo Kosovë! Por jo, asgjë e tillë. Sikur Ali Podrimja të ishte njeriu më i parëndësishëm i botës, nga ata që edhe kronikat e zeza harrojnë që ta përmendin.
Ndërkohë duke iu referuar një blogu zviceran, http://lagglorieuse.blogspot.ch/ në frëngjisht mësohet se Konsulli i Kosovës zbriti nga Parisi të premten për t’u interesuar për poetin! Një platformë online franceze po ashtu, http://www.ladepeche.fr/, ka botuar një sms që i është drejtuar poetit të ndjerë, ku shkruhet „Ali po ju kërkojmë Petriti këtu“.
Ndërkohë nga Le Quai d'Orsay, ministria e Punëve të Jashtme të Francës vijnë homazhe në adresë të Ali Podrimes, ku përmes një komunikate për shtyp, zëdhënësi i kësaj ministrie Bernard Valero, ka deklaruar se ky institucion e "ka mësuar me emocion vdekjen e poetit që do të merrte pjesë në festivalin „Zëri i Mesdheut“ në Lodève". „Që kur u lajmërua zhdukja e tij“, vazhdohet më tutje në këtë deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë të Jashtme të Francës, „u bë gjithçka për gjetjen e tij në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e jashtme të Kosovës“! „Ministria e jashtme e Francës shpreh ngushëllimet për « njërën nga figurat më të mëdhaja të poezisë bashkëkohore shqiptare ».
Ashtu? Po përse nuk është njoftuar opinioni publik francez për këtë figurë madhore të kulturës shqiptare? Përse kanë heshtur mediat, e përse nuk është lajmëruar opinioni publik shqiptar, e përse mediat shqiptare janë mbajtur jashtë kësaj ngjarjeje për katër ditë rresht deri sa u dhanë dy lajmet gati në një ditë, edhe ai i zhdukjes së Ali Podrimjes, edhe ai i gjetjes së trupit të pajetë të poetit, pranë një përroi, vetëm katër km nga qyteti ku u mbajt ky festival i mallkuar, i cili në websitin e tij, deri tani sa unë po i shkruaj këto rradhë, nuk ka shpallur të paktën as edhe një ngushëllim për poetin shqiptar.
©

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Deputetet reagojnë për vdekjen tragjike të Zejnepe Bytyqi Berisha
» Elida Buçpapaj - Meditime në 10 vjetorin e Misionit Katolik NënëTereza Aarau (Fotoreportazh) Nga Elida Buçpapaj
» Sali Berisha: Lajmi për vdekjen e Olldashit na mbyti për dhimbje
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi