Ylli Polovina: Tri ditë jetë me NATO-n
Faqja 1 e 1
Ylli Polovina: Tri ditë jetë me NATO-n
Ylli Polovina |
Tri ditë jetë me NATO-n
Nga Ylli Polovina
Ja që në faqet e "Shqip" mori jetë edhe një debat për mënyrën se si ne reaguam për momentin procedural, por edhe ceremonial, të anëtarësimit në NATO. Gjë e hijshme. Kështu vetemancipohemi. Demokracia, në hapat e parë të së cilës jemi, merr formë dhe na e bën më të kuptimtë të ardhmen, nëpërmjet aftësisë që tregojmë për të reformuar vetveten. Sepse jemi kaq të ngavashëm e të ngurtë në këtë rishikim e ridimensionim të identitetit tonë, saqë prej 1964-ës, kur u ndërrua vlera e parasë sonë, për plot dyzetë e pesë vite njëqindlekëshit të vërtetë akoma i themi njëmijë, këtij të fundit dhjetëmijë, dhjetëmijëshit njëqindmijë e kështu me radhë. Me shifrat e vjetra jemi bërë shumica "milionerë".
Pohoj se nuk ndjeva turp apo ndonjë siklet që këto ditë kreva këto veprime: më 3 prill bëra një shëtitje të shpejtë në të gjithë qendrën e Tiranës dhe pashë mënyrën se si ngjarja e pritshme transmetohej vizualisht. Imazhi ishte shumë festiv, në ndonjë vend edhe i tejngarkuar, por megjithatë provova kënaqësi estetike. M‘u dukën të gjetura jo vetëm valëvitjet e flamurëve-banderola në bulevardin e madh "Dëshmorët e Kombit" (Shamps Elise-ja jonë e stilit parisien, të cilin bashkia për Vitin e Ri e bën të përralltë), projektimi i një spoti të madh në një ekran gati qiellor në ndërtesën më të lartë të Tiranës, pothuaj grataçielin afër stadiumit "Dinamo", një muzikë e qetë që transmetohej nga pajisje fonike para Kryeministrisë dhe projektimet e pamjeve të simboleve të Aleancës Atlantike mbi fasadën e godinës së zyrave të Kuvendit. Më 4 prill ndjeva trishtim që festimi nuk u bë dot i përbashkët me të gjitha forcat politike. Do të ishte një miting mahnitës vëllazërimi. Duket sikur nuk jemi gati të mbajmë në një shesh të madh e në të njëjtën shëtitore përkrahës të të gjitha partive, por dita e hyrjes në NATO do ta kishte këtë autoritet e forcë uniteti. Duhej ta provonim. Nuk dëmtonte asnjë interes partiak dhe nuk gjymtonte asnjë elektorat.
Kështu, atë ditë, ndërsa te njëra nga rrugët e ish-Bllokut, një djalë i ri më zgjati dy copë fletë-volante të një thirrjeje të bashkisë për të marrë pjesë në mitingun e saj, ndryshe nga herët e tjera, kur i lexoj dhe më pas i hedh, i futa në xhep. Kisha emocion. Edhe tani akoma i kam në shtëpi mbi tryezën e punës. Nuk i flak dot, sepse dua së brendshmi të respektoj opozitën dhe popullin e saj. Në mbrëmje mitingun e ndoqa duke i kaluar afër, por pa u ndalur. Në statusin tim të nëpunësit nuk më lejohet të marr pjesë në veprimtari të tilla dhe, duke qenë se është një ligj i drejtë, e zbatoj pa u lëkundur. Më erdhi mirë që Edi Rama para njerëzve të tij nuk shqiptoi asnjë ngacmim ndaj qeverisë e shumicës politike. Atë mbrëmje pezmi përse ngjarja nuk u festua bashkë, bipartizan, m‘u lehtësua. Nuk ishte keq që nga një ditë qendra e Tiranës tashmë po mbushej me festues në dy të tilla. Mund të jetë ca arkaizëm kjo shija ime për festime të dukshme, por e mbaj përgjegjësinë vetë.
Më 5 prill pasdite, e diel, zbatova lajmërimin zyrtar që na kishin bërë për të marrë pjesë në veprimtaritë e tjera. Do të fliste Kryeministri dhe do të kishte koncert. Pjesëmarrjen në koncert e fshiva menjëherë nga kujtesa, jo vetëm se në to prej kohësh luhet muzikë për të rinj, por edhe sepse para fare pak kohësh, akoma tetëmbëdhjetë vite pa mbushur, më ndërroi jetë një nip, shpirtbukuri Flladi. Por, edhe pse ajo formë komunikimi me nëpunësit dhe përdorimi i tyre i pakujdesshëm nga politika nuk më pëlqen, shkova në aktivitet me ndërgjegje të qetë. Kryeministri Sali Berisha është Kryeministri im, siç kanë qenë të tjerë e po të tjerë do të jenë. Ndërkohë mendoj se prej punës që kryej di mjaft gjëra për rolin dhe kontributin e tij të veçantë për këtë anëtarësim. Ai dhe partia e tij janë atlantistët e parë të Shqipërisë së pasvitit 1990. Ndërkohë, kisha marrë edhe një vendim. Në çastin kur Kryeministri do të hidhte ndonjë fjalë për opozitën, unë do ta braktisja veprimtarinë festuese. Kështu, me dy kolegë, para se të niste fjala e tij, shëtitëm nëpër qendër të Tiranës dhe bëmë shumë foto. Bëra edhe kur foli Sali Berisha, edhe kur u hodhën fishekzjarrët. Madje, regjistrova edhe njëmbëdhjetë video. Për arkivin tim personal do të jenë të paharrueshme. Qëndrova derisa nisi koncerti. Kryeministri u tregua korrekt. Nuk e lëndoi opozitën.
Atë mbrëmje, të nesërmen, pastaj më 7 prill, kur në Bruksel u ngrit flamuri ynë, gjithçka e ndoqa hap pas hapi, duke vëzhguar sidomos përhapjen dhe efektin e lajmit të anëtarësimit. Pashë nëpërmjet satelitit me dhjetëra stacione televizive. Ishte një bum i vërtetë i imazhit të mirë të Shqipërisë. Nuk është vendi këtu të përshkruaj këtë sukses mediatik të kombit e vendit tonë. Ne ende nuk e kemi aq largpamës vështrimin për të ndjerë e kuptuar madhështinë e asaj që ndodhi, por televizioni franko-gjerman ‘Arte‘, në një bisedë me analistë e ambasadorë perëndimorë gjithë kohën nuk theksoi anën ushtarake të NATO-s, por atë të rolit të kësaj Aleance në mbrojtje të qytetërimit perëndimor. Për sytë e të huajve dhe mes nesh të ndonjë delikati në shije vërtet kishte ca folklorizëm në mënyrën tonë të të festuarit, por bota na kuptoi fare mirë. Tha se më 5 prill ne shqiptarët kishim hyrë zyrtarisht në qytetërimin perëndimor.
Më 8 prill prita të ktheheshin nga Brukseli, ku për të ndihmuar delegacionin e lartë nga Tirana, patën shkuar mes të tjerëve
edhe tre kolegë të punës me NATO-n, Spiro Koçi, Agim Fagu dhe Eno Jegeni. Nga sa mësova bëri vaki të më jetë dukur i zbehtë festimi i Tiranës. Prej kohësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka pasur një drejtori aktive për marrëdhëniet me Aleancën e Atlantikut Verior, por tani ajo është bërë një superdrejtori. Dyert e zyrave të kolegëve tanë nuk mbyllen dhe hapen më me çelësa të zakonshëm, nga ato që kemi ne të tjerët, por me pajisje të koduara elektronike. E përsëris: mbase jam anakronik, por kjo gjë më dha qetësi shpirtërore e krenari.
Tani që po i mbyll radhët e këtij shkrimi, pasditen e 8 prillit, dua ta çoj pohimin tim deri në fund. Pa nisur festimet kisha pasur edhe dy ëndrra. E para kishte të bënte me një përkujdesje për të spikatur edhe disa politikanë e qeveritarë të tjerë që kanë punuar për këtë ditë. Aleksandër Meksi ka qenë e mbetet një atlantist i njohur, po kështu edhe Pandeli Majko dhe Ilir Meta. Nuk mund të harrohet Presidenti Rexhep Meidani dhe as njeriu i afërt me këtë Aleancë, Alfred Moisiu. Nuk kemi të drejtë të lëmë pa nderuar as Fatos Nanon.
Ëndrra tjetër ishte takimi i Kryeministrit me punonjësit e ministrive dhe të institucioneve të tyre qendrore vartëse. Me rastin e anëtarësimit në NATO, ajo bisedë e lirshme le të bëhej në Pallatin e Kongreseve. Atje edhe opinioni do të shihte se tashmë kemi një korpus administrativ të plotë e të përgatitur, të përzgjedhur dhe me përvojë.
G. Shqip
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ylli Polovina: Çmimi për Kadarenë, mos ishte mesazh?
» Ylli Polovina: Një pallat tjetër i Kastriotëve në Itali
» Ylli Polovina: Kur ikte nga Shqipëria Tedi Papavrami dhe Ismail Kadare
» Shqipëria në NATO, një ditë Kosova
» Rumania: NATO të jetë neutrale ndaj statusit të Kosovës
» Ylli Polovina: Një pallat tjetër i Kastriotëve në Itali
» Ylli Polovina: Kur ikte nga Shqipëria Tedi Papavrami dhe Ismail Kadare
» Shqipëria në NATO, një ditë Kosova
» Rumania: NATO të jetë neutrale ndaj statusit të Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi