Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Chrystia Freeland:Kur inati i befason elitat

Shko poshtë

Chrystia Freeland:Kur inati i befason elitat Empty Chrystia Freeland:Kur inati i befason elitat

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 06, 2012 7:14 pm

Chrystia Freeland:Kur inati i befason elitat 01-chrystia1

Chrystia Freeland:Kur inati i befason elitat

2011-a ishte një vit i mirë për protestat dhe një vit i keq për qeveritë. 2012-a mund të jetë një vit i mirë për të dyja këto palë, gjithmonë nëse liderët politikë do të mund të realizojnë lidhjen e duhur.
Në të gjithë globin ky ishte një vit, në të cilin njerëzit dolën në rrugë, shpeshherë duke rrëzuar liderët e kohës.


Kjo u vu re në botën arabe, në Rusi, në Indi, në Europën Perëndimore, në SHBA dhe madje dhe në Kinë.

Dhe kudo, ky kundërshtim i hapur masiv gjeti të papërgatitur ata që duhet të ishin në gjendje ta parashikonin. Ekspertët mendonin se arabët, duke parë edhe faktin se vinin gjithmonë e më shumë duke u pasuruar, ishin tepër të frikësuar nga autokratët e tyre; se rusët ishin tepër të plogët dhe madje të ngjashëm me “carin” e tyre; se shtresa e mesme indiane ishte e papërfshirë në jetën politike; se europianët perëndimorë ishin tepër të vjetër për të kundërshtuar; se amerikanëve nuk u interesonte ndarja klasore dhe se shokët kinezë ishin tepër efektivë në shtypjen e disidencës.

Por kudo, njohuria konvencionale u kthye përmbys nga njerëz që dolën të ishin më të inatosur nga sa mund të dyshonin elitat dhe mjaft më të zotë në kanalizimin e pakënaqësisë në protesta masive dhe, madje në revolucione.

Surpriza e parë ishte fuqia dhe universaliteti i pakënaqësisë publike. Motivimet e protestuesve në çdo vend ishin unike. Por kishte një fije të përbashkët në këto kryengritje dhe një arsye të përbashkët pse elitat u gjendën të papërgatitura.

Pakënaqësia që i bashkon këto lëvizje është kapitalizmi kronik. Ky është një term i gjerë, kjo është e sigurt dhe manifestimi i përgjakshëm libian ka pak ngjashmëri me ankesat rreth “Programit të lehtësimit të aseteve të trazuara” në SHBA, ose me ato rreth korrupsionit me tenderët e licencave të telekomunikacionit në Indi. Por nocioni se rregullat e lojës ekonomike janë manipuluar për të bërë të mundur që elitat të përfitojnë në kurriz të klasës së mesme, ka pasur një rezonancë të madhe nëpër botë, mbi të gjitha në spektrin politik. A mund të lidhet dështimi i ekspertëve në parashikimin e këtij inati me faktin se këta analistë janë përgjithësisht pjesë e 1-përqindëshit, ose së shumti e 10- përqindëshit që qëndron në krye?

Surpriza e dytë lidhet me lehtësinë e transformimit të pakënaqësisë masive në protesta masive. Kjo u pa si në vendet me regjime represive, si në ato ku pengesë për veprime kolektive mendohej të ishte apatia publike.

Përgjigjja e kësaj enigme është e dukshme sot: revolucioni i komunikimit që varion nga televizionet satelitore, te “Twitter” dhe telefonat me kamera, lehtësoi më shumë se kurrë organizimin e protestave dhe vazhdimin e tyre.

Ajo çka vlen të mbahet mend është ideja provokuese e fundvitit 2010, e cila u publikua vetëm dy muaj përpara se shitësi tunizian Mohamed Bouazizi të publikonte shënimin e vetëvrasjes së tij në “Facebook” dhe tre muaj përpara se Qeveria egjiptiane të bllokonte “Twitterin”, në një përpjekje për të kontrolluar njerëzit e saj. Kjo ide, e ngjashme me një pohim ikonoklastik, ishte nëntitulli i një eseje të Malcolm Gladwellit, që thoshte se “revolucioni nuk do të cicërohet”, duke iu referuar kuptimit të parë të fjalës “Twitter” që është cicërimë.

Z. Gladwell u qëndron ideve të tij, por jo shumë veta janë në këtë vijë. Për këtë çështje mund të diskutojmë duke përmendur një shembull të faktuar: intervistën që pata kohët e fundit me Naguib Sawirisin, një bilioner egjiptian i telekomunikacionit dhe një politikan liberal, që mbështeti demonstratat e sheshit “Tahrir”.

Kur e pyeta rreth teorisë së Gladwellit, z. Sawiris në fillim pyeti: “A është këtu ai? A duhet të tregohem i sjellshëm?”, për të vazhduar pastaj me kritikën: “Ai nuk ia ka idenë se çfarë i ka bërë kjo teknologji kësaj pjese të botës. Nëntëdhjetë për qind e suksesit të revolucionit qëndron pikërisht te ky faktor. “Kjo nuk është një pikë për të vënë në dyshim atë çka thotë z. Gladwell, por është për të sqaruar se në vjeshtën e vitit 2010 impakti i revolucionit teknologjik në shoqërinë civile, veçanërisht jashtë Perëndimit të zhvilluar, ishte ende një pyetje e hapur.

Kaq për sa i përket suksesit të rebelëve. Për kontrast, për shtetet, viti 2011 ishte me të vërtetë një annus horribulus. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për disa diktatorë. Por edhe në demokraci të caktuara, qeveritë nuk funksionuan mirë. Paraliza politike u bë ankesë rutinë për shumë nga demokracitë më të pasura dhe më të zhvilluara të botës. Qeveritë e djathta u akuzuan për mosfunksionim dhe, po njëlloj, edhe ato të majtat. Disa bankierë u akuzuan se printonin tepër lekë dhe disa të tjerë, sepse printonin shumë pak.

Suksesi i protestuesve dhe mosfunksionimi i qeverive janë anë të kundërta të së njëjtës monedhë. Të dy këto dukuri janë të lidhura në mënyrë të dukshme: njerëzit dalin në rrugë kur mendojnë se liderët po qeverisin keq. Dështimi i gjerë i shteteve në të gjithë globin është i lidhur ngushtë me efektivitetin e protestuesve.

Le të fillojmë me mjetet teknologjike që e bënë protestimin kaq të lehtë. Ato e bënë qeverisjen më të vështirë, sepse individë të ditur dhe të informuar janë shumë më të vështirë për t’u kontrolluar se individë injorantë dhe të izoluar. Ajo çka është gjithashtu mjaft e rëndësishme është se aktivistët socialë e kanë përqafuar revolucionin teknologjik shumë më shumë se sa kanë bërë qeveritë. Revolucioni po “cicërohet”, ndërsa qeverisja jo. Ka ardhur koha që shteti të reagojë dhe, të shpresojmë, jo si shokët kinezë me censurën e tyre kompjuterike.

Për sa i përket kapitalizmit, sloganet e rrugëve janë edhe sfidë për shtetet, por edhe mundësi. Për disa regjime, kapitalizmi kronik, i shoqëruar me represion, është e vetmja gjellë në meny. Për këto qeveri, tendenca e vitit 2011 nuk premton mirë.

Shumica e demokracive të sotme moderne që vuajnë nga shqetësimet e tregjeve nuk kanë nevojë për një revolucion për t’u pastruar. Ajo për çfarë kanë nevojë është një version i ri i kapitalizmit, i projektuar për shekullin XXI. Kjo është ajo çfarë protestuesit nëpër botë, në mënyrat e tyre, po kërkojnë. Le të shpresojmë se viti 2012 do të na japë politikanë me përgjigje për këto çështje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi