Elitat politike, përgjegjëse të krizës shqiptare
Faqja 1 e 1
Elitat politike, përgjegjëse të krizës shqiptare
Elitat politike, përgjegjëse të krizës shqiptare
Shkruan: Fehmi Ramadani
Ngjarjet e dëmshme ndër shqiptarët janë të gjykuar të përsëriten sa herë që këstet e tyre politike këto i dëshirojnë. Pas demonstratave tragjike të 21 janarit në Tiranë dhe situatës së krijuar shumë konfuze që këto ngjarje kishin reflektuar, kjo po dëshmon se shoqëria shqiptare është në krizë të thellë politike. Për fat të keq, kjo krizë tashmë ka zënë vend dhe është duke i prodhuar pasojat e veta ndër shqiptarët.
Për njëzet vjet veprimi demokratik në Shqipëri elitat e saj, si politike, intelektuale, por edhe të biznesit në vend që të merrnin rolin prijës të organizimit shoqëror, demokratik, struktural, funksional dhe shtresor të sistemit të ri shoqëror. Këtë rol ua kishin lënë struktura të dyshimta shoqërore e politike, të korruptuara, por dhe krimogjene, të cilat më vonë kishin krijuar privilegje shoqërore dhe krejt në fund sa herë që rrezikoheshin interesat e tyre këto elita ishin në gjendje të krijojnë situata shumë të pakëndshme, si për demokracinë e brishtë, por edhe për stabilitetin e vendit në përgjithësi. Këto elita politike janë direkt përgjegjëse të krizave të njëpasnjëshme që po ndodhin në këtë vend, por duke mos përjashtuar edhe ndikimin e disa organizatave të fshehta të huaja.
Këto elita politike kishin thelluar shumë hendekun shoqëror, duke ndarë klasat shoqërore të këtij vendi sipas frymës ideologjike, në të majtë dhe të djathtë, në partizanë dhe ballistë, pastaj në dallimet krahinore, si jugor dhe verior, kosovar, lab, toskë, gegë, etj. Këto ndarje edhe pse kishin rrënjët më të hershme, por kulminacionin e kishin arritur, sidomos në periudhën postkomuniste, pas transformimit të këtij vendi. Për zgjidhjen e këtyre hendeqeve nuk ishte ndërmarrë asgjë dhe këto tashmë janë shndërruar në dukuri jashtëzakonisht të dëmshme për demokracinë e kësaj shoqërie. Përkundrazi, këto në masë të mjaftueshme kishin ndikuar në thellimin e raporteve jo të mira shoqërore dhe padyshim kjo ka reflektuar direkt në brishtësinë e demokracisë dhe institucioneve të këtij vendi. Gjithashtu, kjo ka ndikuar dhe po ndikon në masë të madhe në imazhin e keq ndaj shqiptarëve në botë.
Elitat politike në Shqipëri, në vend të realizimit të vlerave të mirëfillta demokratike e shoqërore ato janë fokusuar në luftën e tyre për interesa individuale dhe grupore. Në vend që të ndërtojnë një demokraci me standarde të larta në masë të duhur kanë ndihmuar në krijimin e një demokracie të brishtë me standarde të ultë dhe një sistem institucional korruptiv. Lidershipi i tyre është shndërruar në lidership korruptiv dhe për këtë dëshmojnë shumë afera të ngritura nëpër gjykata. Nuk mund të mohohet kontributi i tyre në krijimin e sistemit të degraduar të drejtësisë, degradimin e vlerave të përgjithshme shoqërore, largimin e “trurit” nga vendi, papërgjegjësia individuale dhe grupore ndaj ligjit, lufta e pushteteve të vogla dhe të mëdha dhe disa shkaqe tjera që kanë ndihmuar në masë të madhe në kompleksitetin e përgjithshëm shoqëror e politik.
Disharmonia e pushteteve dhe debalancimi shoqëror i tyre janë shkaktarët tjerë të krizës së këtij shteti, ndërsa mos-përgjegjësia e lidershipit ndikonte në prishjen e kohezionit shoqëror. Në sistemet demokratike, si të zhvilluara, si më pak të zhvilluara elitat janë shumë të kujdesshme në ruajtjen e kohezionit shoqëror, shtresave shoqërore, kohezionit social dhe balanseve të tyre, sepse moskujdesi ndaj këtyre faktorëve prodhon krizë. Kur kësaj i shtohet edhe gjuha ekstreme e politikanëve dhe urrejtja patologjike e disa politikanëve që kanë ndaj njëri tjetrit, atëherë, padyshim se krizat thellohen edhe më shumë.
Ky vend ka nevojë shumë për skema të reja politike dhe politikanë të rinj, të cilët janë në shërbim të demokracisë, interesave të qytetarëve dhe vendit të vet. Në Shqipëri më së shumti ka nevojë për lidership të përgjegjshëm dhe autoritativ në popull, sepse vetëm këta mund të krijojnë një demokraci normale dhe funksionale. Vetëm këta do të jenë në gjendje të luftojnë korrupsionin dhe krimin, i cili në këtë vend është shndërruar në kancer të shoqërisë. Vetëm këta do të respektojnë hierarkinë e pushteteve dhe do të jenë në ballë të luftës për një sistem të mirëfilltë vlerash shoqërore, si në drejtësi, shëndetësi, kulturë, shkencë dhe të arriturat tjera shoqërore e kombëtare. Me këto vlera që në radhë të parë duhet t’i ketë lidershipi elitar, ky vend mund të shndërrohet në një vend më të zhvilluar demokratik. Për t’u arritur këto duhet më shumë punë dhe përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve pa dallim ku jetojnë ata, sepse çdo vepër e tyre ndikon drejtpërdrejt në imazhin e tyre individual, të vendit të tyre, por edhe kombëtar. Imazhi i kombit mbrohet nga të gjithë njerëzit e tij, por në radhë parë është detyrë e lidershipit të elitave gjegjëse të kombit të jetë në hap me vlerat demokratike dhe të arriturat tjera shoqërore, sepse kjo është e domosdoshme për shoqërinë shqiptare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» UNDP: PDK e LDK përgjegjëse për krizën politike
» Deputeti gjerman: Në Kosovë duhet të ndryshojnë elitat politike
» Agolli: Mënyrat për zgjidhjen e krizës politike
» Drejtuar: KLASES POLITIKE SHQIPTARE
» Urime të subjekteve politike shqiptare në diasporë
» Deputeti gjerman: Në Kosovë duhet të ndryshojnë elitat politike
» Agolli: Mënyrat për zgjidhjen e krizës politike
» Drejtuar: KLASES POLITIKE SHQIPTARE
» Urime të subjekteve politike shqiptare në diasporë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi