Veseli: E kam pasur një armë – dhe e kam përdorur atë. Pra, kam qëlluar
Faqja 1 e 1

Intervistë e Kadri Veselit për GT: Një identitet demokratik për Kosovën
Intervistë me Kadri Veselin, ish shef i shërbimit të fshehtë të UÇK-së , dhënë portalit gjerman GT, realizuar nga Norbert Giesder. Në vazhdim intervista në tërësi.
Ky burrë (Kadri Veseli) ka potencialin e një ylli: Kush adhuron Robert De Niron, mund ta marrë për vëllanë e artistit të famshëm. GT-ja ka zhvilluar një intervistë m ish shefin e Shërbimit të fshehtë SHIK të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili aktualisht po përgatitet ti hyjë politikës në Prishtinë. Me të diskutuam për Luftën dhe paqen, krimin dhe misionin për një Kosovë të re e paqësore – për një Kosovë evropiane.
Mendova se nuk ishte rastësi që para restorantit prominent “Pouro” i cili ndodhet në periferi të qendrës së vjetër të kryeqytetit, qëndronte një makinë derisa afër saj vështroja dy djem të “sotëm” të veshur me stil dhe sipas modës. Në sy më ranë veçmas xhaketat e tyre, të cilat ndonëse nuk ishin si të Xhejms Bondit, pa dyshim ishin nga e njëjta firmë që mban dhe ai.
Është një ditë e ftohtë e 12 dhjetorit 2011. Ish shefi i shërbimit të fshehtë të UÇK-së, tani e shpërbërë, më ka ftuar për një drekë në të cilën duam të bisedojmë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Kadri Veseli konsiderohet njëri nga politikanët e mëdhenj të së ardhmes në vendin e vogël ballkanik, por me një domethënie të rëndësishme për Evropën.
Por, aspak të rastësishme dhe aspak joserioze janë arsyet për të cilat unë dua të takoj burrin me të cilin dua të zhvilloj intervistën në restorantin e përmendur: Kadri Veseli është një luftëtar karizmatik. Gjatë luftës, ai luftoi në male derisa në cilësinë e shefit të shërbimit Informativ SHIK bashkëpunonte krah për krah me luftëtarët çlirimtarë që mbështeteshin nga amerikanët. Sot Veseli vazhdon të luftojë më tej, por tani jo më me armë por me kollare, i transformuar në një politikan modern. Ai tani është i angazhuar dhe do që vendi i tij të jetë shtet i së drejtës ku gjen zbatim ligji dhe rendi.
Cila është e vërteta në një vend ku fuqitë botërore, interesat e tyre lakmitare për mineralet dhe pasurinë nëntokësore të tij, që kanë një rëndësi të madhe politike, ushtarake e gjeostrategjike, shpesh i fshehin prapa vellos për gjoja angazhimet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut?
Si gazetar dhe kronist kam përpara njeriun i cili me shikon me sy të sinqertë. Si gazetar që jam duhet të jem i rreptë:
“A keni vrarë ndonjëherë në jetën tuaj ndonjë njeri?” e pyes.
Është pyetja ime a parë që ia shtroj Kadri Veselit, akoma pa u përshëndetur dhe pa shtrënguar duart me të.
Ai më shikon me një vështrim të qartë dhe përgjigjet:
“E kam pasur një armë – dhe e kam përdorur atë. Sigurisht nuk do të isha ushtar i mirë, sikur të mos dija të qëlloja. Pra, kam qëlluar. Por me sytë e mi nuk kam parë të kem vrarë ndonjë ushtarë armik. Pra, nuk mund ti përgjigjem me Po pyetjes suaj, por as nuk mund ta mohoj, sepse jam i sigurt që kam qenë një ushtar i mirë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”
Dhe pastaj më shtrëngon dorën. Është një shtrëngim i fortë duarsh dhe jo një shtrëngim sa për sy e faqe.
Sapo ulemi në tavolinë Kadri Veseli më shikon drejt në sy dhe më thotë: Kam dëgjuar shumë për ju si gazetar i njohur që jeni dhe është nder për mua dhe pjesëtarët e UCK-së, që ju interesoheni për bëmat tona, për nderin e rikthyer dhe për zhvillimet në Kosovën sovrane.”
Po ti dëgjoja në telefon këtë fjali, do ta kisha mbyllur me njëherë kufjen, por jemi në restorant dhe të ulur ballë për ballë në një tavolinë.
„Too much flattery, Mr. Veseli“, i përgjigjem unë ndërsa fillojmë të flasim për zhvillimet gjatë luftës së viti 1999 dhe atyre deri në themelimin e shtetit të Kosovës me 2008
Ishte luftë dhe ka pasur krime të tmerrshme
Çfarë ndikimi kanë trazirat në kufi me Serbinë në vendimet e parlamenti të Kosovës? Çfarë implikime mund të sjellin me veti deklaratat e partive politike? Si ka ndihmuar dikur Shqipëria fqinje dhe si po ndihmon tani? Si i definojnë kosovarët zhvillimin e tyre kombëtar, etnik dhe sovran? Dhe a ka perspektivë për drejtuesit e shtetit sot, të cilët Serbia i akuzon për krime në kohën e luftës sa ishin pjesëtarë të UCK-së?
Ka qenë luftë dhe ajo nuk ka përfunduar thjesht me hyrjen e NATO-s dhe formimin e KFOR-it, thotë Veseli.
“ Në të vërtetë ka pasur krime të tmerrshme - nga të dyja anët.”, i them unë.
Veseli më shikon në sy dhe shton: Fëmijë që kanë parë se si prindërit e tyre janë vrarë nga nacionalistët serbë, të cilët deshën ta pastronin Kosovën nga shqiptarët etnikë, janë rritur dhe gjatë luftës i kishin kapur armët në dorë. Tani, pas çlirimit, ata armë kanë mendjen e tyre dhe kanë filluar ndërtimin e strukturave shtetërore. Ka qenë një luftë, luftë e ndyrë në shumë fronte, thotë ish shefi i SHIK-ut. “ Çfarë do kishit bërë ju?” “Do të kishit lejuar që të vriten dhe masakrohen prindërit dhe fëmijët tuaj?”, më pyet ai me një shikim të zbutur.
“- Po ka pasur krime, por kjo nuk do të thotë se duhet i tërë një komb të fajësohet për këtë”, thotë Veseli. “ Ka qenë luftë, e megjithatë ne që kemi luftuar për jetën tonë dhe të familjeve tona kemi pasur një mision që duhet ta ndjekim seriozisht.”
A keni miq në këtë rrugëtim tuajin? Sa po ndihmon Shqipëria? dëshiroj të di unë.
“Po, kemi miq. Të vërtetë dhe të shpifur (të rremë). Unë jam shqiptar dhe jam krenar për këtë. Por shtetësia ime tani është kosovar. Edhe për këtë jam krenar. Tani, ajo çfarë duhet bërë dhe mbetet për tu bërë përpara, duhet ta bëjmë si kosovarë.”
Çfarë është kjo që duhet të bëni?
“Ne nuk guxojmë ta mashtrojmë veten. Serbia ka humbur luftën kundër NATO-s, por vazhdon të sillet sikur është fituese. Serbia nuk do të pendohet kurrë për krimet e veta të kryera. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i tregojë dhëmbët asaj, ndryshe zjarri nuk do të shuhet asnjëherë nga Serbia.”
Po Maqedonia ndihmon?
“Në Maqedoni jetojnë shumë shqiptarë, por Maqedonia po bënë politikë së pari për vetë Maqedoninë. Megjithatë, ne nuk kemi për ti nxitur shqiptarët kundër qeverisë atje. Ne si kosovarë kemi nevojë për një Maqedoni stabile ashtu siç kemi nevojë për një Mal të Zi stabil dhe një Shqipëri prosperuese. Në këtë vende tashmë funksionon tregu i lirë dhe kjo na ndihmon mjaft. Me vendet tjera ndërkaq më shumë ka proklamata politike se sa një efiçiencë reale dhe këtë gjendje ne fakt duhet ta ndryshojmë.”
Me cilat prioritete?
“Prioritet është pavarësimi në të gjitha fushat jetësore: duam të zhvillojmë ekonominë dhe të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë. Shtetet evropiane që duan të na ndihmojnë në këtë rrugë janë të mirëseardhura dhe ne do të respektojmë “Rules of Law” që na i kanë definuar.”
A ka kontakte me ekonominë gjermane?
“Po, por ata nuk mjaftojnë. Porsheja, Mercedesi dhe firmat tjera të mëdha ende nuk janë në Kosovë, ndonëse ne kemi më shumë mundësi tu ofrojmë atyre, se sa vendet tjera. Këtë mundësi e kanë kuptuar turqit. Aktualisht turqit po blejë gjithçka që shitet në Kosovë. Kjo para së gjithash është një përparësi e madhe për ekonominë turke, por jo edhe për ambiciet tona për një të ardhme evropiane të përbashkët. Në këtë drejtim kjo më shumë na dëmton.
Në cilat lëmi po përfiton Turqia?
Kadri Veseli: “Aeroporti, Energjetika dhe Telekomi duket se pa kthyeshëm do të blihen nga turqit. Personalisht konsideroj se është shumë e pa këndshme që ne si një vend evropian ti nënshtrohemi dhe biem nën ndikimin kaq të madh turk. Para njëqind vitesh ne mezi kishim dalë nga tirania 500 vjeçare osmane. Zhvillimet aktuale në këtë drejtim sjellin me veti rrezikun e një vetëvrasjeje për ne. Një vazhdimësi e tillë do të bllokonte të drejtën e kosovarëve të vendosin për resurset e tyre kombëtare.”
I zë në gojë Telekomin e Kosovës për të cilin shumë shpejt do të hapet një tender ndërkombëtar i shitjes. Është e vërtetë, më thotë Veseli. Në Kosovë për shumë gjëra ende vendos misioni Euleks, UNMIK-ut dhe një mik i gjithëfuqishëm amerikan: Ky i fundit preferon që edhe Telekomi të blihet nga turqit. “Do të ishte mirë që për këtë të interesohej edhe Telekomi gjerman. Ne jemi të interesuar që të tërheqim investues gjermanë në Kosovë” thotë ai.
E pyes edhe për pasuritë minerare dhe minierën e kromit që shtrihen midis Malishevës dhe Llapçevës, e cila është aktivizuar aktualisht nga një konsrocium nën udhëheqjen gjermane. Kjo është miniera më e madhe e këtij elementi në gjithë Evropën.
Është e vërtetë, thotë Veseli. Ai përshëndet para së gjithësh traditën e sipërmarrjes gjermane, e cila ka synime të rrisë investimin në Kosovë. Pastaj me një zë të mendueshëm më thotë: “Ka edhe shumë mundësi të tjera të panumërta për investime në sektorin e minierave dhe pasurive minerale. Ne jemi të pasur me qymyr. Më shumë se 70 për qind e sipërfaqes në Fushën e Kosovës është qymyr. Sidomos pas katastrofës që ndodhi në centralin atomik të Fokushimës në Japoni, është shtuar shumë interesi për shfrytëzimin e qymyrit. Por edhe këtu, për fat të keq, në listat për licenca janë renditur sipërmarrje nga shtete të tjera, e jo nga Gjermania. Duket se firmat gjermane janë të dezinformuara qëllimisht nga konkurrentët për kushtet i investimeve në Kosovë. Edhe për termocentralin e ri interesimi kryesor është nga turqit të ndjekur pastaj nga një firmë indoneziane.”
Veseli më shikon në sy dhe më thotë me një gjermanishte të qartë: “ Para së gjithash ushtarakët evropian na shpëtuan nga gjenocidi serb. Por ekonomia e vendit, në kundërshtim me interesat tona po u shitet vendeve jashtë kontinentit evropian. Kështu kemi përshtypjen se po shitemi dhe ne. Qëndrimi ynë është se Kosova është një vend i destinuar për investime evropiane dhe jo që pasuritë tona të shkojnë në Azi. Ani pse ne jemi 90 për qind mysliman, ne nuk kemi ambicie islamiste apo radikale - jemi myslimanë pragmatikë.”
Ndërsa flet, Vesli rrudh krahët: “E çka të bëjmë?” thotë. Nuk është se aktron. Por sidoqoftë, në sytë e tij duke një shkëndijë shprese:
“Gjasat tona janë të mësojmë biznesin. Ndoshta është shansi e vetëm. Duhet ta mësojmë biznesin, ta mësojmë shpejt. Kjo vlen për politikë, ekonomi por edhe për format tjera të strukturave në shoqëri. Sot në jetën e biznesit në Kosovë flitet turqisht, e ne duam të flasim gjermanisht. Duam që në Kosovë të kemi Institutin Gëte. Fondacionin Fridrich Ebert tashmë e kemi këtu, por ne duam edhe institutet tjera kulturore dhe arsimore gjermane, që t’i kemi në Kosovë. Donacionet dhe investimet e deritashme gjermane janë shumë bujare dhe të dimensionuara me vend, por ato nuk mjaftojnë. Ne duam investime që në vendin tonë të krijojmë vende të reja të punës dhe të kemi punëdhënës që kanë shprehi, disiplinë dhe kulturë evro-perëndimore, ose më ë mirë gjermane.”
Këto fjalë të Kadri Veselit duhet të gdhenden në gurë, mendoj unë. Janë fjali që duhet tua përcjell njerëzve në Gjermani dhe këtë do ta bëj.
Veseli më flet edhe imazhin e keq që qëllimisht po shpërndahet në Evropë dhe Gjermani kundër kosovarëve.
“A nuk ju duket e turpshme mënyra se si në Gjermani po bëhet një propagandë kundër kosovarëve ku po përhapet frika ndaj liberalizimit të vizave për më pak se dy milionë njerëz në vend se opinioni të informohej për mundësitë e investimeve gjermane në Kosovë? A nuk është e ulët propaganda se si Kosova gjoja është shndërruar në eksportuese të kriminalitetit?. Është një fyerje e madhe për këtë komb të përvuajtur për më shumë është gabim të thuhet kjo, sepse kriminaliteti me viza e pa viza gjen rrugën e vet. Kriminelët kanë qenë në Gjermani shumë kohë para se Kosova të bëhej e pavarur. Liberalizimi i vizave ndërkaq do të sjellë këmbim kulturash, mendimin e lirë dhe zhvillimin e miqësisë. Por kjo heshtet nga propaganda, sepse edhe në Gjermani ka forca që duan të pengojnë prosperitetin e ekonomisë gjermane në Ballkan.”
Krenaria për identitetin kosovar.
Veseli flet edhe për “krenarinë e një identiteti demokratik kosovar” dhe me kënaqësi e përsërit mesazhin e tij kryesor: “Gjenerata e jonë ka një mision. Ne duhet t’ia dalim që njerëzit në Evropë të njohin identitetin kosovar në kuptimin më pozitiv të fjalës, sepse ky është identiteti ynë evropian. Ne jemi në shtëpinë tonë në Evropë”
Ish shefin e shërbimit të fshehtë Kadri Veselin e pyes edhe për një gjë tjetër: a ekziston më rreziku që një dhunë e re të inspirohej nga kosovarët në Ballkan?
“Ky rrezik nuk ekziston më. Ne vetë kemi vuajtur një kohë të gjatë nga dhuna dhe duam të çlirohemi nga kjo traumë dhe jemi në rrugë të mirë ta bëjmë këtë”.
“- Ne kemi humbur një gjeneratë në luftë “ më thotë Veseli derisa dalim nga restoranti dhe më jep dorën për tu përshëndetur. “Këto kohëra tani i takojnë së shkuarës – Na ndihmoni ju lutëm përmes informimit të drejtë që ato kohëra të mos kthehen më kurrë!”, më thotë në ndarje.
Mua më pret taksi derisa Veseli ngrit edhe një herë dorën lartë në shenjë përshëndetje duke hyrë në makinë. E unë me taksi nisem drejt qendrës së Prishtinës ku kam lënë një takim me një zyrtar të Qeverisë. Kur arrij atje, këshilltari i tij më njofton se termini im është shtyre, sepse në takim është futur pa paralajmërim ambasadori britanik. Tek fjala “pa paralajmërim”, këshilltari ngrit vetullën sikur dëshiron të thotë “ç’ti bësh?”. Kështu është në këtë ditë të ftohtë dhjetori në kryeqytetin e Kosovës, kryeqytetin e evropianëve të rinj. (rtk)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Armët e gjetura në operacionin "Monstër" nuk janë përdorur në Smilkovc
» Jahjaga: Aksioni i policisë - veprim i qëlluar
» Një nismë e qëlluar-Të themelohet Çmimi "Musa Haxhiu"
» BalkanInsight: UÇK-ja ka pasur kampe torturash
» FOL: Pacolli zyrtari më i pasur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi