Një pyetje nga Ilir Dardani - A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (II)
Faqja 1 e 1
Një pyetje nga Ilir Dardani - A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (II)
Një pyetje nga Ilir Dardani:
A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?
Pjesa e dytë
Gjergj Kastrioti, i vlerësuar si ''një ndër më të mëdhenjtë e të mëdhenjëve'', është Heroi Kombëtar i Shqiptarëve. Asnjë shqiptar tjetër nuk arriti t’i afrohet veprës madhore Kastriotane, megjithatë nuk është heroi i të gjithë shqiptarëve. Kleri mysliman dhe besimtarët seriozë - viktima të ideologjisë antishqiptare - kanë probleme të pafundme me KryeHeroin Tonë. Kthimi i Gjergjit në vëndlindje dhe refuzimi i islamit si fe dhe si pushtim ka ngritur male pakënaqësie tek hoxhallarët dhe besimtarët e sotëm saqë arrijnë ta krahasojnë edhe me kryearmiqtë tanë.
Ndërkohë, një ndër shqiptarët që ka sakrifkuar më shumë në shekujt e fundit është Adem Jashari, i cili nderohet dhe do të nderohet nga të gjithë shqiptarët pa përjashtim, sepse fjalë të parë dhe të fundit kishte Atdheun dhe Lirinë e tij, si Gjergj Kastrioti.
A mund të urrehet një njeri që Lufton Pushtimin dhe Mbron Lirinë?
A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?
Në lidhje me këtë temë kam marrë mendimin e disa intelektualëve dhe bashkëpunëtorëve të Zemra Shqiptare, të cilët i falenderoj nga Zemra Shqiptare.
Prof. Sami Repishti. Profesori i ndritur shqiptar kundërshtoi fashizmin dhe pas tij komunizmin. 10 vjet jetë i kaloi në burgjet politike komuniste.
Repishti, ish profesor në Universitetin Adelphi në New York, ka shkruar disa libra dhe artikuj të shumtë historiko-shkencorë, ka denoncuar sistemin e dhunës në Shqipëri e Kosovë, ka qenë dhe është një figurë tepër e rrallë e kombit tonë:
Mesazhi i juej dhe kërkesa e juej me dhanë mendimin tim nëse Gjergj Kastrioti ashtë hero i të gjithë shqiptarëve, me ka zanë të papërgatitun, sepse në mendjen time, kjo pyetje ka marrë përgjigjen e vetë që në vitet e femijnisë sime.
Sidoqoftë, përgjigja ime ashtë PO! pa asnji hezitim!
Ritrajtimi i nji natyre të këtillë i historisë shqiptare këto vitet e fundit, sidomos, ashtë për mendimin tim, nji orientim i gabuem që sjellë vetëm konfuzion, dhe nji konfuzion të panevojshëm aq sa edhe të pa arsyeshëm. Ky konfuzion shkaktohet nga orientimi politik qeveritar i Republikës së Turqisë, dhe "neo-otomanizmi" i saj, që përfaqsohet nga Ministri i jashtëm Davudoglu. Kam lexue fjalimin e tij në Universitetin e Sarajevo-s dy vjet ma parë, ku tregon, pa asnji turp, që qëllimi i Turqisë ashtë rikrijimi i hapesinës kulturore turke në të gjithë zonat e Ballkanit ku ka sundue Turqia për shekuj me rradhë, sikur popujt e Ballkanit janë pa histori dhe pa kulturë.
Unë jam nga ata që besojnë se ekziston nji "identitet shqiptar' i mbështetun nga nji histori tremijëvjecare. Skënderbeu ashtë nji nga hallkat kryesore - në mos kryesorja - e këtij identiteti: mbrojtja e lirisë dhe e tokës që banohet nga shqiptarët kanë qenë dy shtyllat e këtij identiteti, dhe për mendimin tim, janë edhe sot - natyrisht në konformitet me ndryshimet e kohës që jetojmë.
Me perlye figurën e Skënderbeut ashtë njilloj si me perlye karakterin e cdo shqiptari, dhe me mohue identitetin tonë tremijë vjecar iliro-shqiptar. Nuk ka dyshim se sulme të këtilla do të vijojnë edhe për shumë kohë, por ata do të mbeten pronë e turpshme e atyne që zbatojne urdhënat e marruna nga qarqe të ndryshme që nuk deshirojnë zhvillimin e përparimin e shqiptarëve. Prandej duhen kundërshtue me vendosmëni.
Prof. asoc. Dr. Frashër Demaj, Historian. Historianin Demaj e kam njohur nëpërmjet materialeve kombëtare që ka publikuar në shtyp dhe këtu në Zemra Shqiptare, por akoma më mirë e njoha në një emision televiziv në Top Channel, ku ishte i vetmi i ftuar që mbante qëndrim dinjitoz, i vetmi që tregonte se ka ende shqiptarë që nuk shndërrohen në turp historik:
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, hero kombëtar i shqiptarëve ishte dhe mbetet figura më e ndritur e historisë tonë kombëtare. Personaliteti i tij dhe lufta që zhvilluan shqiptarët nën komandën e tij kanë zënë një vend shumë të rëndësishëm për shekuj me radhë në historinë shqiptare dhe atë evropiane. Ai është simbol i krijimit të nacionit shqiptar, emri i të cilit ka ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e vetëdijes së shqiptarëve në kohën e formimit të shteteve kombe (shek-XIX-XX). Është personaliteti më emblematik dhe më i pa diskutueshëm, figura e të cilit i ka mobilizuar gjenerata të tëra në luftën për liri e pavarësi kombëtare.
Epoka e Skenderbeut, figura dhe vepra e tij janë trajtuar në mijëra vepra historiografike, letrare, artistike etj., nga shumë autorë në shumë gjuhë botës. Në mesin e shumë studiuesve ishte edhe Irena Senkijeviq e cila në një studim, ndër të tjera konstaton: ”Gjergj Kastrioti nuk ka qenë vetëm hero legjendar, në historinë e popullit të vet por edhe figurë politike me dimensione evropiane. Edhe studiuesi e albanologu i njohur gjerman Karl Treimer, ndër të tjera shkruan: “Skenderbeu është një hero kombëtar, në të vërtetë ndërkombëtar, është mbrojtës i suksesshëm i Evropës, është një gjeni strategjik, politik e organizativ”.
Filozofi freng Volter, duke vlerësuar aftësitë ushtarake të heroit shqiptar ka shkruar: “sikur perandorët bizantin të kishin qenë Skenderbej, Perandoria e Lindjes (Bizanti) do të kishte shpëtuar”.
Figura e Skenderbeut është edhe simbol i kultivimit të tolerancës dhe religjioneve shqiptare ndër shekuj. Tek ky personalitet të gjitha religjionet kryesore të shqiptarëve mblidhen në një.
Pal Ndrecaj, Poet, Gazetar. Poeti dhe gazetari Pal Ndrecaj na sjell frymë origjinale poetike, por edhe ''prozë'' tepër origjinale, ku tregon se shqiptarët jetojnë në fantazi, që mohojnë fatkeqësinë e tyre kombëtare, që shmangen nga e vërteta duke refuzuar vetëveten:
Disa teza që provojnë se Gjergj Kastrioti - Skënderbeu nuk e ka për të gjithë shqiptarët në mënyrë të njëjtë vlerën e heroit kombëtar:
1. Pranimi i islamit ishte pranim i okupimit turk dhe i kushteve të atij okupimi.
2. Kushtet e okupimit turk ishin krejtësisht në kundërshtim me kushtet e kulturës autoktone, perëndimore të cilat u mbrojtën nga politika dhe ushtria e Kastriotit.
3. Muslimanët iu dhanë kulteve të tyre emrat e pushtuesve tanë. Ato kulte vazhdojnë edhe sot t’i mbajnë po të njëjtët emra. Kjo tregon se feja islame nuk eshte ndarë ende nga ideja e pushtimit dhe kushteve të tij.
4. Kleri islam dhe muslimanët e parë u identifikuan me pushtuesin, u quajtën turq dhe u bënë propagandues të tyre.
5. Shumë shkencëtarë, politikanë e intelektualë islamë janë përfshirë në fushatën e falsifikimit të historisë, në përpjekjet e tyre për të paraqitur kushtet e kohës së pushtimit islam si kushtet më të mira që kanë përjetuar shqiptarët.
6. Në kulturën shqiptare, sidomos në poezinë që krijohet në Kosovë, emrat e figurave biblike (që përdoreshin me funksione simbolike e metaforike) po zëvendësohen me variantet kuranore të këtyre emrave.
7. Nëse pranimi i islamit ishte pranim i kushteve të okupimit, mbetja në atë islam që nuk i nxjerr nga kultet e tij emrat e vrasësve tanë, në mënyrë të qëllimshme apo të paqëllimshme është vazhdim i pranimit të atyre kushteve.
Rrjedhimisht: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu nuk e ka vlerën e heroit për të gjithë shqiptarët në mënyrë të njëjtë.
Fahri Xharra, Analist. Njeriu i analizave të thella, i cili është gjithmonë i drejtpërdrejtë, është bërë i domosdoshëm për Zemra Shqiptare dhe mbarë shtypin shqiptar. Shfaqja e Xharrës shënoi lindjen e një engjëlli që luftonte pareshtur me penë për ndërgjegjësimin e shqiptarit rrugë e shpirthumbur:
Gjergj Kastrioti, Hero i të gjithë shqiptarëve pa përjashtim.
Retë e zeza valojnë mbi qiellin tonë, kjo nuk është hera e parë. Ato re janë të përcjellura me vetëtima e bumbullima, s'është hera e parë. Kemi kaluar ne si komb, kohëra edhe më të turbullta. I kemi bërë ballë tradhëtive nga më të ndryshmet. Tradhëtitë nga vetë individët e vendit tonë, të tokave shqiptare, janë të njohura. Njëra nga poshtërsitë më perfide është mohimi i vetvetes, mohimi i të kaluarës sonë, mohimi i të mëdhenjëve tanë.
Nga qarqet më antishqiptare, nga kuzhinat e tyre po përgatitën meny të ndryshme me anën e të cilave po mundohen të na krijojnë historinë tonë pa heronj.
Si duket, programet vijnë të gatshme, bile edhe në gjuhën shqipe, se si të mohohet e tërë e kaluara e jonë.
Olsijazexhitë, nexhmedinspahitë, fatoslubonjat, rexhepqosët, fatlumsadikët nuk po kanë të ndalur në mohimin e çdoçkaje shqiptare. E duan popullin tonë pa histori, pa heronj, pa ardhmëri.
Retë e zeza, vijnë e do të shkojnë përkundër zhurmës shurdhuese që e kanë, përkundër dritës friguese qe e lëshojnë. S`do të ketë mohim të së kaluarës sonë.
Skënderbeu, kalorësi i Europës dhe i Shqiptarisë do të jetë krye kreje mbi të gjithë shqiptarët pa dallim feje apo bindje politike.
Krenaria shqiptare në të njejtën kohë edhe krenarija Europiane, përkundër asaj që i pengon aziatët, flamuri i tij do të valojë edhe në shekujt e ardhshem të ardhmerisë sonë.
Nëse Skënderbeu i ka tmerruar mehmetfatihët ne kohën e tyre, po i tmerron edhe sot fatihët e rinj, që duan t'i shtrinjë rrënjët e tyre të thara edhe një herë në këtë tokë të përgjakur.
Skënderbeu mbetet Gjergj Kastriot si për muslimanin shqiptar, si për katolikun shqiptar ashtu edhe për ortodoksin shqiptar.
Pra mallkue qoft aj bir shqiptari, që dhuratën historike të perëndisë, Skënderbeun, që nuk e ka në gji, dhe si hajmali mbrojtëse t`a përcjellë gjithë jetën.
Iu themi të gjithëve, larg duart nga historia e jonë, largë duart nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.
Demir Krasniqi, Këngëtar, Publicist. Me këngë e poezi, mësim e publicistikë, Krasniqi solli pranë shqiptarëve Kastriotin dhe të gjithë kastriotët e tjerë. Mirënjohja për të kaluarën dhe figurat që bënë historinë është gjithmonë e pranishme tek njeriu fisnik Demir Krasniqi, siç është edhe mesazhi kombëtar për shqiptarët e tij:
Nëse edhe në mileniumin e 21-të, në kohën e kompjuterizimt, në kohën e universiteteve shqiptare, pas gjithë atyre shekujve të zi të robërisë së vërbuar dhe pas gjithë atyre gjakderdhjeve për lirinë dhe pavarësinë e trojeve etnike shqiptare, del dikush dhe e vë në dyshim gjakun dhe luftërat heroike të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, atëherë automatikisht njeriu me mendje të shëndosh dhe me gjak të pastër shqiptari, duhet ta vë gishtin mbi kokë dhe të mendojë se ata që nuk e njohin Gjergjin legjendar, si Hero Kombëtar te të gjithë shqiptarëve, atëherë nuk është e vështirë që të kuptohet se ata njerëz, ose janë të krisur në kokë, ose janë të çmendur, ose janë pjellë kopile e sundimtarëve tanë kalimtarë, të cilët jo pak, e mbollen farën e keqe mbi trojet tona etnike dhe pasojat e tyre do t'i pësojnë edhe brezat e ardhëshëm!
Këtë opinion timin, po e përmbylli me një fjalë të urtë popullore nga folklori ynë, ku jo rrallë thuhet:"Daja për nip - nuk qet pushkë kurrë, por nipi për dajën qet pushkë dhe hakmirret herëdo kurë!"
Pra, Perandoria Osmane, këtu mbolli farën e vet, hiç më pak se sa gjashtë shekuj, ku pas kësaj robërie, kam frikën se do të kalojnë edhe gjashtë shekuj të tjerë dhe nipat e tyre do të qesin pushkë hakmarrëse për dajallarët e vet!
Po ashtu, edhe Serbia mbajti nën okupim Kosovën dhe disa troje tjera etnike shqiptare plot një shekull! Por, tani kam frikën se nipat dhe mbesat që na i lanë si dhurata ata, në trojet tona - do të qesin pushkë hakmarrëse për dajallarët e tyre edhe një shekull tjetër!
Dhashtë Zoti, që të mos del kështu!
Edita Ukaj është një ndër zërat më të shquar të mendimit aktual shqiptar. Njohësja e mirë e politikës ndërkombëtare shprehet:
Po normalisht se Gjergj Kastrioti ishte dhe është hero i të gjithë shqiptarëve, sepse luftoi kundër një pushtuesi dhe mbrojti popullin e vetë. Duhet të kuptohet se në atë kohë nuk ka pasur shumë shqiptarë të konvertuar në fenë islame dhe prandaj këto ndarje nuk ekzistonin. Por kjo vlen edhe për sot, sepse Ai luftoi për ne të gjithë, që t'i mbrojë tokat shqiptare nga osmanët, orientalët. Sot është e njëjta luftë, ne sot po luftojmë të njëjtën luftë, si në kohën e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut por pa armë, për rikthimin tonë në Perëndim.
Kadri Mani, Shkrimtar, Publicist. Mani kaloi 60 vite jetë në burgun e përbashkët me shqiptarët e Dardanisë, por 17 vite ishin rezervuar për në burgun special ku vuajtën dënimin politik bijtë më të mirë të Dardanisë. Kadri Mani (siç thotë edhe një miku im) është Hero i Gjallë i Kombit Shqiptar. Njeriu i parezerva kundër së keqes, njeriu që rikthen mbiemrin e tij, është shumë aktiv dhe shumë Shqiptar:
I dashur zotni Ilir Dardani, Kryeredaktor i Agjencisë së Lajmeve ZemraShqiptare, njëra nga webfaqet më të mira në botën shqiptare, botë kjo për të cilën kjo pyetje nuk do duhej të shtrohej kurrë, por ja që në disa mese “tona” ka edhe çmendina, ku një i sëmurë është zot i shiut e tjetri zot i diellit...
Këta intelektualë të çmendur janë edhe fetarë, si Behar Beqiri, Naim Tërnava, Shefqet Krasniqi, Qazim Qazimi... por edhe intelektualë turkoshakë, si: Abdi Baleta, Eshref Ymeri, Hysamedin Feraj, Qerim Pllana, Sabri Novosella... të cilët e kanë në kokë “shehadetin” dhe “mendimin” se kushdo që nuk heq shehadet- shkon në ferr! Ata sikur t’i ketë autorizuar vetë Zoti, na i caktojnë ato vende ferri: Skënderbeut, Nënës Tereze, Dr. Ibrahim Rugovës...
Këta trutharë tanimë kanë hequr dorë nga figurat tona kombëtare dhe festojnë muhameda e sulltanë... Pra, janë ca më të dëmshëm se edhe spiunët më të neveritshëm: ngase duke hequr dorë nga heronjtë tanë, armiqtë po na i përvetësojnë e po bëjnë histori me figura tona: serbo-ciganët e Nishit e paskan përvetësuar Perandorin Dardan Konstandinin e Madh, i paskanë dhënë 10 milion euro për ta bërë një film dhe më 2013, me rastin e 1700-vjetorit të krishtërimit, do t’ia ngritin një kryq 80 metra në Nish, ku qenka ftuar edhe Papa!?- vetëm pse Konstandini i Madh ka lindue në Nish, paçka se vetë emërvendi-Nish, është numri- Njësh, Naisus.
Serbët s’kanë heronjë: Millosh Obiliqi është Milush Kopiliqi shqiptar nga Drenica, Car Llazari është shqiptar nga Përlepnica e Gjilanit, Hajduk Stanko e Hajduk Velko janë vëllahë...
Ne duhet t’i kthehemi rrënjës, reciton mbesa jonë, Lira:
TRUNGU YNË GJENEALOGJIK, Reciton Lira Osmani 11-vjeçare, kl.e V-të e shkollës fillore
Baba e gjysh na e lanë amanet / Që sekush ta mësojë rrënjën e vet / Unë jam Lira e bija e Mitatit / Mitati është i biri i Avdiut / Avdiu i biri i Muratit / Murati i biri i Halimit / Halimi i biri i Osmanit / Osmani i biri i Aliut / Aliu i biri i Ahmetit / Ahmeti i biri i Aliut / Aliu i biri i Xhaferit / Xhaferi i biri i Kolës... / Kaq e dita kaq e recitova / Nga gjyshi Avdi e mësova / Unë do t’ia mësoj vëlla Lisit / Që ta ruajmë fis pas fisit...
Tutje vijon rrëfenja se Kola me një vëlla dhe me një nip të vetin, të ardhur nga Shala e Bajgores, në fillim janë vendosur në Kmetovc e në Busavatë, e mandej, pas degëzimit, edhe në Makresh e në Konçul. Këto katër fshatra janë të fisit shaljan. Kjo rrëfenjë e përcjellë nëpër breza, e përgënjeshtron historiografinë e montuar serbe për kinse prejardhjen e banorëve të këtyre fshatrave nga Shqipëria Veriore.
Fritz Radovani: Shkrimtar, Publicist: Radovani kishte probleme me komunistët e djeshëm, siç ka edhe me këta të sotmit. Autori i disa librave, ku veçoj ''Një monument nën dhe'' dhe qindra studimeve e analizave nuk ngren flamur të bardhë përballë errësirës, përkundrazi e sulmon atë si intelektual dhe atdhetar i flaktë:
Gjergj Kastrioti asht kenë, asht e do t’ jetë Heroi i Përjetshëm i të gjithë Shqiptarëve, kudo kjofshin Ata! Aq madhshtore asht Epoka e luftave dhe e fitoreve të Tij kundër turqëve, sa asnjë Trim legjendar në Botë nuk asht i përjetsuem në aq shumë shtete me monumente lavdije sa Shqiptari i Madh i Arbënisë sonё Gjergj Kastrioti – Skenderbeu!
Përkrenaria, Parzmoria dhe Shpata e Tij vazhdojnë me shkelqye në të gjitha Enciklopeditë e Botës, në të gjitha Ata Shtete ku nderohet Flamuri Kombtar, ashtu si në çdo votër Shqiptare, kudo kjoftë, që në krye të vendit ka Gjergjin dhe Shqipen Dykrenare të Kastriotit, mbi shtrojen e gjakosun ndër shekuj per Liri.
“Ata” që sot kërkojnë me përlye Figurën e Kastritot për motive fetare, lè të vazhdojnë me ecë të zbathun në ranë mbas deves...ashtu siç ecen tradhëtarët e shekullit XX ndër asfaltët e Tiranёs sё zharitun të Haxhi Qamilit, ku u terhoqen zvarrë nga Shqiptarët.
Historia përsëritet për të gjithë “ata” që ecin në gjurmët e tradhëtarëve të Atdheut!
Gjon Keka, Politolog. Njohës i mirë i historisë, polikës dhe shoqërisë aktuale shqiptare, Gjon Keka nuk resht së shkruari në ndihmë të shqiptarëve. Autori i librit “Ibrahim Rugova, Lidership i idealeve të mëdha” është frymëzuar nga shqiptarët më të medhenj të historisë dhe në mënyrë të përkyer e gërsheton mendimin e tij me të atyre që i vlerëson:
Figura mbikohore e Gjergj Kastriotit duhet shikuar në tri aspekte; e para në atë të një figure të civilizimit të përbashkët të familjes europiane, e dyta të ruajtjes dhe shpalosjes së identitetit të plotë të shpirtit kombëtar, kulturor e europian dhe se fundi të mbrojtjes së vlerave rrënjësore të shpirtit, identitetit dhe kulturës së përgjithshme si të kombit shqiptar europian ashtu edhe të përbashkësisë së plotë të familjes europiane.
Gjergj Kastrioti është simbol i civilizimit europian të kombit shqiptar, ai nuk ka kufij të panjohur gjeografik as vend që nuk ka dijeni për këtë hero dhe figurë stoike të kombit shqiptar europian, madje ka shtete dhe kombe europiane e botërore që jo vetëm kanë respekt të thellë shpirtëror, por edhe e duan si pjesë të civilizimit të tyre europian. Në këtë kontekst mendoj se Gjergj Kastrioti së pari është bir i madh i kombit shqiptar europian, së dyti është një ndër bijtë më të vlerësuar të historisë së Europës së bashkuar dhe së treti është një figurë e mbarë botës së civilizuar dhe posaçërisht e vlerave universale të familjes europiane.
Megjithkëtë duhet thënë se kjo figurë mbikohore e kombit shqiptar europian ka disa vite që po injorohet madje edhe përbuzet nga një lloj fare e mbetjes sulltaniste apo edhe ndonjë pjesë që ka veshur petkun e ideologjisë sulltaniste, kjo pjesë apo thënë ndryshe kjo pjellë injorantësh dhe demonësh janë vegëla të politikës dhe strategjisë demoniake turke për të fshirë nga faqja e dheut, nga koha, gjurmët dhe të vërtetën e kombit shqiptar europian si dhe figurat mbikohore të kombit shqiptar të cilët rujatën identitetin, kulturën dhe shpirtin e vërtetë europian të kombit shqiptar. Kështu që për këtë pjesë të injorancës apo ideologësh sulltanist - e që gjoja sa për sy e faqe e quajn veten shqiptar, Gjergj Kastrioti nuk është hero i tyre as bir i madh dhe i fuqishëm i civilizimit të kombit shqiptar europian, por një simbol dhe figurë e huaj apo edhe përjashtuese - në kuptimin jashtë trupit të kombit gjë që është një demonizëm dhe mohim i skajshëm i të vërtetës, historisë dhe identitetit europian të kombit shqiptar europian.
Nga e gjithë kjo mund të themi se Gjergj Kastrioti është hero i të gjithë shqiptarëve që kanë shpirtin, identitetin, kulturën europiane dhe që kanë vizionin e qartë drejt rikthimit të kombit në familjen e lashtë europiane të tyre. Poashtu Gjergj Kastrioti është dhe do të jetë bir i madh i kombit shqiptar europian, shkëmb i palëkundur, adresa dhe referenca e kombit shqiptar europian etj. etj. Duke u nisur nga kjo mund të konkludojmë se kombi shqiptar po qëndron akoma në një vend të ngushtë që nga koha e pushtimit barbarë të perandorisë otomane dhe asaj serbe dhe ajo nuk mundet të lëvizë djathtas e as majtas pa u ringjallur dhe zhveshur petkun e huaj ideologjik sulltanist. Gjerësa të qëndrojë në këtë vend të ngushtë ai nuk do të arrijë kurrë të lëvizë djathtas apo majtas, por në momentin që ky komb të marrë vendim të brendshëm të tij duke u ringjallur dhe hyrë në jetën e re pa rrobat e tij ideologjike ai jo vetëm që do të lëvizë djathtas që do të thotë do të lëvizë drejtë rrugës së tij të natyrshme, të rikthimit në vetvete identitetin e tij origjinal kombëtar, shpirtëror e kulturor dhe në familjen e lashtë europiane, por edhe do të ketë gjithmonë në hapat e tij llambën që i bënë dritë të ardhmes së tij të sigurtë. Prandaj me fjalë të tjera Kombet gjithnjë kanë nevojë për dritë në rrugën e tyre drejt të ardhmes dhe këtë mund ta kenë gjithmonë në jetën e tyre vetëm atëherë kur kane qenë dhe janë besnikë ndaj rrenjëve dhe identitetit te tyre si dhe kur kanë një lidership vizionar dhe të vërtetë.
Baki Ymeri, kryeredaktor i revistave Shqiptari dhe Kosova, Bukuresht. Mua më pëlqen ta thërras Alban sepse është Alban i Vërtetë. Albani Ynë ka bërë një punë kolosale për kulturën, historinë dhe aktualitetin shqiptar. Të zgjohesh dhe të flesh me flamur Kuq e Zi në sy, mendje e zemër është e vështirë, por për Albanin tonë është gjëja me e lehtë:
Askush nga shqiptarët që e njohin historinë nuk e mohon të vërtetën se Gjergj Kastrioti është kryeheroi i kombit tonë, pas të cilit vijnë një varg heronjsh tjerë, që pavarësisht nga emri e mbiemri, kanë derdhur gjakun e tyre të bekuar për një Shqipëri të lirë, etnike dhe demokratike. Autori bën mirë që e parashtron këtë pyetje, të cilës i përgjigjet me mençuri Nikollë Nikprelaj përmes këngës së tij fantastike "Këngë për Adem Jasharin", mes tjerash edhe me këto vargje: "Gjergji solli shpatën, dhe Ademi flakën/ Lum për ne që i patëm/ Në këto fusha t'mejdanit/ Sot po i bien tupanit/ Sokolat e Dardanit." Vlen ta dëgjoni Nikprelajn dhe ta lexoni Ilir Dardanin për të kuptuar këtë të vërtetë të pakontestueshme, por edhe një të vërtetë të hidhur, se tupanit të antishqiptarimit janë duke i rënë edhe disa korba të kombit, siç është çifti i gërditshëm i Tano Shejtan Turkut, Olsi Jasexhiut, Shefqet Krasniqit etj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (III)
» Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (I)
» Ilir Dardani: Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Mbreti i Shqiptarëve - Dokumentar
» Ilir Dardani: Kolonizimi i 2 milione shqiptareve nga 10 turq
» Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (I)
» Ilir Dardani: Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Mbreti i Shqiptarëve - Dokumentar
» Ilir Dardani: Kolonizimi i 2 milione shqiptareve nga 10 turq
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi