Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (III)
Faqja 1 e 1
Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (III)
Një pyetje nga Ilir Dardani:
A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?
Pjesa e tretë
Gjergj Kastrioti, i vlerësuar si ''një ndër më të mëdhenjtë e të mëdhenjëve'', është Heroi Kombëtar i Shqiptarëve. Asnjë shqiptar tjetër nuk arriti t’i afrohet veprës madhore Kastriotane, megjithatë nuk është heroi i të gjithë shqiptarëve. Kleri mysliman dhe besimtarët seriozë - viktima të ideologjisë antishqiptare - kanë probleme të pafundme me KryeHeroin Tonë. Kthimi i Gjergjit në vëndlindje dhe refuzimi i islamit si fe dhe si pushtim ka ngritur male pakënaqësie tek hoxhallarët dhe besimtarët e sotëm saqë arrijnë ta krahasojnë edhe me kryearmiqtë tanë.
Ndërkohë, një ndër shqiptarët që ka sakrifkuar më shumë në shekujt e fundit është Adem Jashari, i cili nderohet dhe do të nderohet nga të gjithë shqiptarët pa përjashtim, sepse fjalë të parë dhe të fundit kishte Atdheun dhe Lirinë e tij, si Gjergj Kastrioti.
A mund të urrehet një njeri që Lufton Pushtimin dhe Mbron Lirinë?
A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?
Në lidhje me këtë temë kam marrë mendimin e disa intelektualëve dhe bashkëpunëtorëve të Zemra Shqiptare, të cilët i falenderoj nga Zemra Shqiptare.
Ismail Kadare. Para shumë shekujsh kishim një njeri të Madh shpate e lirie. Sot pas kaq shekujsh kemi nderin të kemi në gjirin tonë një tjetër njeri të Madh, pene e dashurie. Njeriu më i madh i letrave shqipe dhe padyshim një ndër kokat kryesore të letërsisë botërore, i përgjigjet gjithë mirësi pyetjes sonë. Fituesi i dy nga tre çmimet kryesore në botën letrare dhe i përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të botës, është figura qendrore e kombit shqiptar. Kadare është ai i cili i ka munguar deri në dhembshuri shqiptarisë. Sot e kemi dhe jemi komb shumë i pasur. Ekzistenca e Kadaresë riktheu dinjitetin e shqiptarit dhe ndërtoi urën që lidh Shqipërinë më Europën dhe na udhëzoi drejt të ardhmes, drejt botës që i përkasim, drejt endërrave që brënda një të ardhme të shkurtër mund të jenë realitete me sy hapur, nga të cilat brezat e ardhshëm do të jetojnë si qytetarë të denjë europianë. Mirënjohje të përjetëshme për këtë Gjeni, që në rastin më të mirë lind tepër rrallë.
Ekskluzivisht për Zemra Shqiptare, më i madhi, Ismail Kadare, për më të madhin, Gjergj Kastrioti:
Për pyetjen nëse Gjergj Kastrioti - Skënderbeu është heroi i gjithë shqiptarëve, mendoj se përgjigja e pothuajse krejt shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, është, pa asnjë mëdyshje, pohuese.
Keqkuptimet lidhur me të nuk janë veçse të përkohshme dhe të rastit. Sado paradoksale të duket, keqkuptime të kësaj natyre ndodhin disa herë me figurat e pazakonshme, siç është ai , dhe me gjërat veçanërisht të shtrenjta, siç është liria.
Fazat e ndryshme të zhvillimit të njerëzimit janë shoqëruar shpesh me paqartësi dramatike. Ne kemi prirjen të harrojmë se në antikitet, atëherë kur u vunë themelet e ndritshme, siç quhen, të qytetërimit europian, ngjante normale që njerëzit të ndaheshin në dy grupime të mëdha: të lirë dhe skllevër. U deshën shekuj që njerëzit të ndaheshin nga kjo nyje fatale. Dhe ajo s’ka qenë e vetmja. Të tjera paqartësi shfaqeshin e kapërceheshin në rrugëtimin e popujve. Dhe s’kishte ndonjë arsye që kalendari shqiptar të mos njihte prova të tilla. Duhet thënë, megjithatë se, duke mbërritur në mijëvjeçarin e tretë, në gjendjen që janë sot, shqiptarët kanë treguar se megjithë pengesat dhe paqartësitë, nuk kanë patur e as kanë arsye të kenë probleme serioze me lirinë.
Në këtë kah mund të thuhet se nuk kanë patur e as kanë arsye të kenë probleme me Kastriotin.
Ai është personazhi më i plotësuar, më i gjithkohshëm dhe më bashkues që rrallë mund t’i bjerë në pjesë fatit të një populli. Duke qenë një prijës lufte, ai është po aq një prijës paqeje. Dhe kjo vjen natyrshëm ngaqë Kastrioti përveçse prijës historik, është njëkohësisht një program, një ide, një proces shpëtimi, me vlerë që përtrihet në çdo kohë e në çdo rrethanë.
Cdo përpjekje për të cënuar ose përvehtësuar atë nga një krah politik, nga një besim fetar ose zonë gjeografike do të ishte një cënim i kombit dhe i krejt të ardhmes shqiptare.
Deo Graciani, Analist. Deo denoncon të keqen dhe i jep frymë të mirës duke na rikthyer shpresën për një ringjallje kombëtare. Graciani nuk është nga ata që kanë ndrojtje nga ndjeshmëria e atyre që nuk mendojnë gjatë, por që me mendimin e shkurtër të tyre ofrojnë poshtërimin e Kastriotit dhe të mbarë figurave qendrore, izolimin dhe katastrofën kulturore, politike dhe shoqërore për kombin e pafajshëm shqiptar:
Pyetja “A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve,” është një pyetje mjaft interesante, dhe si e tillë është e natyrshme që të ketë arsyetime dhe reagime nga më të ndryshmet. Kjo pyetje kërkon të sondojë, të zbulojë e të konfirmojë, nëse sot të gjithë shqiptarët i konsiderojnë akoma të shenjta vlerat dhe idealet e Gjergj Kastriotit. Pra, a është akoma Gjergj Kastrioti një hero në zemrën e tyre?
Në aspektin e vlerave dhe idealeve që ngërthen personaliteti i Gjergjit tonë të madh, ai mbetet i paarritshëm dhe unik, qoftë në spektrin kombëtar qoftë në atë ndërkombëtar. Problemi është, se vlerat dhe aspiratat e tij, përplasen akoma sot në shoqërinë tonë, me anti-vlerat e një grupi të konsiderueshëm të shqiptarëve, të cilët jo vetëm që nuk e shikojnë atë si hero, por madje e shikojnë si armik të “vlerave” të tyre. Ky grup njerëzish përfaqëson idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit të Buharës, pikërisht ato ideale kundër të cilave luftoi Gjergj Kastrioti, e të gjithë ata heronj që gjatë historisë mishëruan vlerat dhe idealet e tij. Pra është plotësisht e qartë pse ky grup e shikon Gjergj Kastriotin, dhe të gjithë ata që mishërojnë vlerat dhe idealet e tij, si armiq të betuar të ideologjisë së tyre skllavëruese.
Nuk ka sesi ta shohin si hero Gjergj Kastriotin, ata shqiptarë që i kanë ngritur monumente pushtuesve dhe vrasësve barbarë ndaj të cilëve luftoi Gjergj Kastrioti. Ky grup shqiptarësh e ka humbur plotësisht orientimin psikik dhe shpirtëror. Mjafton të përmendim vetëm një fakt të thjeshtë. Sot në mes të Prishtinës, ndodhet xhamia e kryevrasësit, sulltan Mehmetit. Pikërisht në xhaminë e këtij kryevrasësi falen shqiptarët myslimanë të Kosovës, të cilët pasi dalin nga xhamia, valëvisin flamurin e Gjergj Kastriotit, pikërisht këtë flamur që u përpoq ta zhdukte Mehmeti nga faqja dheut. Ky është një paradoks dhe absurditet i paparë e i padëgjuar në historinë njerëzore, dhe që ndodh në gjirin e komunitetit mysliman shqiptar. Pse ndodh ky fenomen? Ndodh sepse shqiptarët kanë kaluar një mënxyrë 500 vjeçare, gjatë së cilës pothuajse u shfarosën si komb nga një pushtues mizor që zbatonte një ideologji mizore shkombëtarizuese. Ajo pjesë e popullsisë që i mbijetoi këtyre tmerreve, doli nga ky pushtim tejet e tjetërsuar shpirtërisht, dhe me një vetëdije kombëtare plotësisht të gjymtuar. Një pjesë e tyre, akoma sot, e falëndërojnë dhe e quajnë vëlla pushtuesin që i masakroi, vetëm sepse ndajnë me këtë pushtues të njëjtën fe që iu imponua me dhunë prej tij. E si munden këta njerëz ta konsiderojnë Gjergj Kastriotin hero të tyre. Ky grup shqiptarësh ka humbur çdo lidhje me vlerat dhe idealet e Gjergj Kastriotit dhe gjithçka që përfaqëson ai.
Gjergj Kastrioti është hero i gjithë atyre që e duan lirinë. Ai nuk mund të jetë hero i atyre që e urrejnë lirinë, që luftojnë për skllavërimin mendor dhe shpirtëror të popullit të tyre, e që përhapin gënjeshtrën me çdo lloj mjeti, në çdo qelizë të shoqërisë së sotme shqiptare. Gjergj Kastrioti është hero i të gjithë atyre që duan një të ardhme më të mirë e më të sigurtë për popullin e tyre, një të ardhme larg trashigimisë së dhunshme të një pushtuesi mizor.
Prof. Dr. Jahja Drançolli, Historian. Prof. Dr. Drançolli e di mire se ngjarjet përgjatë historisë nuk kanë ndodhur për t’u harruar. Prandaj jep kontributin e tij shumë të cmuar për periudha të ndryshme të historisë shqiptare. Nga njeriu i ditur dhe i mire kemi këtë përgjigje:
Studiues të huaj, kryesisht nga Ballkani, janë përpjekur që territorin e Arbërisë Mesjetare ta paraqesnin në një hapsirë të ngushtë që është shtrirë kryesisht në regjionin e Matit, si dhe në Malësinë e Madhe të sotme. Ky ngushtim i territoreve të moçme shqiptare në emër të "objektivitetit" shekencor është bërë me pretekts të provohet se Arbëria asnjëherë gjatë historisë nuk ka pasur potencial territorial por edhe njerëzor që të krijonte shtetin e vetë. Shkrimet e tilla nga kapërcyelli i shekullit XIX kanë marrë edhe vulën e institucioneve shtetërore, si, bie fjala, ato të Serbisë, dhe greqisë. Në këtë kontekst vlenë të përmendet sidomos Akademia Mbretërore Serbe (Srpska Kraljevska Akademija), si dhe Shkolla Antropologjike Serbe më në krye të Jovan Civijiçit, i cili kishte marrë për detyrë, që shkrimet antishqiptare në gjuhë angleze dhe frënge t'i plasonte në Europën Perëndomore. Së këtejmi, në Francë dhe në Britani janë mbajtur dhjetëra manifestime antishqiptare, duke i paraqitur shqiptarët si të paqytetëruar, të pa fe, rrënues të monumenteve të kultit ortodoks, etj. Kuadri i manifestimeve të tilla është shoqëruar edhe me botime, të cilat janë shpërndarë në sheshe më të njohura të Londrës dhe Parisit. E gjithë kjo kërkonte edhe përdorimin e "argumenteve" historike nga kohët më të lashta e deri në kohën e Luftës së parë Botërore, duke vazhduar kështë edhe deri në ditët e sotme. Për të qenë më bindës për historinë e "pasur" të tyre të moçme, janë bërë përpjekje edhe për përvetësimin e personaliteteve më të njohura të historisë europiane, si, Janosh Hunjadin, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, Marin Barlecin, etj.
E bëra këtë hyrje pak më të gjatë për të treguar se personaliteti madhor i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, i cili është shquar si simbol i lirisë dhe i simbolikës shqiptare nëpër shekuj, është shquar dhe shquhet edhe për figurën më sublime të bashkimit të popullit shqiptar, që në Kuvendin e Lezhës më 1444. Këto të bëma madhore të realizuara nga Fatosi ynë kanë shpie deri te Lidhja e Prizrenit, kryengritjet e Madha Shqiptare, dhe së fundi Shpallja e Pavarësisë më Falamurin e Gjergj Kastriotit në vitin 1912. Sot, kur në çdo festë shqiptare valon flamuri i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe kur jemi duke u përgaditur për shënimin jubilar të 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, pyetja se a është Gjergj Kastrioti-Skënderbeu Hero i të gjithë shqiptarëve? do të ishte ekuivalente me pyetjen se, a është Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë fitore për të gjithë shqiptarët?
Është e njohur sipas burimeve historike më të sigurta se, origjina e familjës Kastrioti doli nga Hasi, regjion ky që përfshin edhe pjesët e Shqipërisë Politike të sotme dhe pjesët e Kosovës së sotme. Vetë, origjina e kësaj familjeje nga Hasi, regjion ky që ka përfshirë edhe Prizrenin ka një domëthënie historike. Për këtë arsye sajuesit dhe falsifikuesit e historisë shqiptare kanë bërë përpjekje që Gjergj Kastriotin ta shkulin nga kjo trevë, që do ta kisha quajtur për zemër të Shqipërisë Natyrore, dhe ta vendosin diku në periferi të Shqipërisë së sotme politike me qëlim, që duke e injoruar origjinën shqiptare të tij, të përvetësohet sa më lehtë mu nga ata që e injoronjë historinë tonë kombëtare.
Përmendorët e ngritura kushtuar Heroit tonë jo vetëm në të gjitha qendrat tona, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, por edhe në Europë e Amerikë janë dëshmi se, Gjergj Kastrioti-Skënderbe nuk ishte një princ lokal, ai është Hero jo vetëm i gjithë shqiptarëve për edhe Hero i gjithë Europës.
Frank Shkreli, Gazetar, Publicist. Ish Shefi, Gazetari dhe Redaktori i seksionit Shqip të ''Zërit të Amerikës'', aktualisht Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, edhe pse në mërgatë ka qenë dhe është gjithnjë pranë shqiptarëve dhe problemeve të tyre. I nderuar kohët e fundit si ''Qytetar Nderi i Komunës Shkrel'', Frank Shkreli shton për ZSH:
I nderuar Ilir - të falem nderës për mundësinë të të shprehi mendimin tim në lidhje me këtë pyetje. Ajo që më habitë nuk është pyetja jote, por fakti se si është e mundur që elementë që e quajnë veten shqiptarë të mos konsiderojnë Gjergj Kastriotin Hero i të gjithë Shqiptarëve. Kjo pritet nga armiqtë e përbetuar të kombit shqiptar, të cilët janë munduar gjithmonë të mohojnë jo vetëm ekzistencën e kombit shqiptar, por t'i mohojnë atij edhe herojtë e heroinat, si Gjergj Katriotin dhe Nënë Terezën. Bashkimit shpirtëror të Kombit Shqiptar, armiqtë e jashtëm dhe shpesh edhe ata të mbrendshëm, i kanë qitë gjithmonë pengesa të lloj-lojshme, të vjetëra e të reja, por gjithmonë të rënda dhe të pashpjegueshme për unitetin dhe bashkimin e trojeve tona, të bashkuar si në kohën e Gjergj Kastriotit. Armiqtë e kombit tonë nuk e njohin figurën e Gjergj Kastriotit, pasi Ai është identiteti ynë shpirtëror dhe fizik, e si rrjedhim nuk dëshirojnë të njohin as ekzistencën e kombit shqiptar. Sepse Ai ka një histori të lavdishme qendrese kundër armikut, pasi për 25 vjetë kishte krijuar një front mbrojtës të natyrshëm kundër sulltanëve otomanë, të cilët ishin mësuar të korrnin fitore pas fitoreje në Ballkan, deri sa erdhi Gjergj Kastrioti. Në historinë e fisit tonë nuk ka ndonjë figurë tjetër më të madhe që na i mban lidhjet tona të shumëfishta në një trung të përbashkët. Fatosi i kombit shqiptar jetoi dhe jeton si figurë legjendare kreshnike në vetdijen e popullit dhe në traditën popullore - e ashtu vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite, për të gjithë shqiptarët pa dallim feje a partie - simbol i kombit, shembull kreshnikërie e heroizmi, shembull i luftimeve për liri, për unitet kombëtar e për vet-qeverisje. Gjergj Kastrioti Skenderbe na pat bashkuar dikur, të bashkuar rreth tij jemi edhe sot.
Kalosh Çeliku, Shkrimtar, Botues. Njeriu i Rrapit të Artit flet nga ‘’terreni’’, nga aty ku halldupët shndërrohen në problem serioz, por Çeliku mbetet Çelik sepse i përket gjakut të Kastriotit:
E vërtetë është se, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu është kryeheroi legjendar shqiptar. E dinë këtë shqiptarët, e di e gjithë bota.
Fatkeqësi tjetër është ajo se Shqipëria historikisht ka pasur, ka dhe do të ketë: shqiptarë dhe halldupë. Edhe, halldupët sot deklarohen si myslimanë, po janë shqiptarë siç ka thënë Filip Shiroka për hoxhallarët: “njerëz të sotshëm me tru të moçëm”.
Shqiptarët janë rritur me veprat dhe vjershat e Rilindasëve tanë: Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Asdrenit, Ndre Mjedjes, De Rada, Fan Nolit, Mihal Grameno, Vaso Pashë Shkodranit, Luigj Gurakuqit, Hil Mosit, Ali Asllanit… Filip Shirokës, ku në një vjershë për halldupët thotë: “Këta nuk janë të gjakut tonë / nuk e di Eva ku i ka gjetë”.
Megjithatë, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu për inatë të halldupëve ka qenë, është dhe do të jetë kryeheroi legjendar i shqiptarëve përderisa do të ketë qiell, diell e hënë! Çajupi moti e ka thënë te Baba Tomori në vjershën e tij “Punërat e Perëndisë”:
Kur bëre derr' dhe arinë, / Ç'deshe që bëre Turqinë? / Se të mos qenkej kjo farë, / bota do të vinte mbarë, / dhe do të lulëzonte, / Shqipëria do t'gëzonte.
Përmëtepër, u pëlqen apo nuk u pëlqen halldupëve, unë kam lindur dhe jam rritur me veprat e vjershat e Rilindasëve tanë shqiptarë nën krye…
Raimonda Moisiu, Shkrimtare, publiciste dhe Gazetare e pavarur. Korcarja që jeton në SHBA ka botuar disa libra dhe bashkëpunon me disa gazeta në Tiranë dhe Amerikë. Znj. e nderuar i përgjigjet pozitivisht kërkesës sonë, duke mos lënë pa përmendur edhe një problem serioz në lidhje me aktualitetin e shkrimtarëve tanë:
Shqiptarët respektojnë atë dhe vetëm atë si hero kombëtar; Gjergj Kastrioti – Skënderbeun.
Populli shqiptar ka një thënie kështu: “Rrnon shqiponja në majë të malit; rrnon dhe miza në bëthë të kalit”.
Produkt i kësaj psikollogjie të shqiptarëve ka qënë Heroi Kombëtar i tyre Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Në Turqi ende ia ruajnë inatin luftëtarit të shquar mesjetar dhe njërit prej ushtarakëve më të zotë që ka parë njerëzimi. Kjo gjë, të fut në mendime, kur shikojmë në Kosovë të ngrihen xhami me donacione turke që përmbajnë emrat e Sulltan Muratit e të Mehmetit të Dytë.
Skënderbeu braktisi në momentin që zgjodhi mëndja e tij gjeniale ushtrinë e perandorisë që i dha titullin dhe emrin “Skënderbej”, duke marrë me vete, përveç edukatës ushtarake osmane edhe emrin që e njohin ngado.
Merita nga më të mëdhatë e Skënderbeut është organizimi, taktika dhe fitorja mbi një armik disa herë më të madh në numër. Atij i përket thënia “Ai gjeneral që nuk e fiton një betejë me 15 mijë luftëtarë, nuk e fiton dot me 150 mijë”.
Skënderbeun janë përpjekur ta paraqesin si luftëtar i kristianizmit, si “atlet i Krishtit” e të tjera gjëra jashtë së vërtetës. Mjafton vetëm ky fakt shpartallonjës: Shqipëtarët, me 80 përqind me origjinë a besim mysliman, e respektojnë atë dhe vetëm atë si hero kombëtar, gjë e cila nuk mund të ngjiste, nëse ai do të qe një gjeneral kryqëzatash kristiane në mbrojtje.
Gjatë jetës së tij, Skënderbeu, ka ndryshuar tri herë fenë – lindi ortodoks, u bë mysliman dhe vdiq katolik, duke provuar pabesinë e Papës së Romës së asaj kohe, që nuk i dha as ushtarë e as para atij që po luftonte në ball kundër të frontit aziatik që po vinte me pankarta islame dhe duke abuzuar me Kuranin për të justifikuar epshin e njohur të pushtimeve, që e kanë patur të gjithë despotët jo vetëm antikë apo mesjetarë.
Skënderbeu ka fituar 26 beteja e ka humbur një kundër një gjenerali renegat shqiptar.
Për heroin kombëtar të shqiptarëve janë shkruar vepra pambarim. Shqiptaro Amerikani Fan Noli. Dy librat e tij historike rreth Gjergj Kastriotit Skanderbeg konsiderohen studime klasike, rreth Heroit tonë Kombëtar. Fan Noli e ka paraqitur Skënderbeun si një burrë 31 vjeçar kur ka shkuar peng në oborrin e Sulltanit, e jo 7 vjeç sa ç’thonë legjendat dhe Marin Barleti. Noli shton, me këtë rast, se ai e ka pas mësuar artin e luftës dhe fitoreve me armiq më të mëdhej në numur jo në ushtrinë e jeniçerëve, por në malet e Shqipërisë.
Vlejmë të theksojmë një fakt tmerrësisht të trishtuar.
Vepra më e përkthyer nga letërsia shqipe – 98 herë – është “Historia e Skënderbeut”, shkruajtur nga bashkëluftëtari i tij Marin Barleti; një vepër që nuk ka nevojë ta cilësojmë ne “Brilante”. Është e pamundur që Barleti të mos ketë patur shkrimtarë bashkëkohës, miq e rivalë të tij. Por…pas 500 vjetësh nate osmane, letërsia shqipe kishte mbërritur te Bejtexhinjtë.
Cila është e ardhmja e letërsisë shqipe aktuale, kur shteti shqiptar, e ka ndihmën dhe përkrahjen për të thuajse zero. Çdo të ngjasë kur, më në fund, do të shfaroset raca e shkrimtarëe aktualë shqiptarë, të cilët, papërjashtim, i botojnë librat me para borxh dhe thuajse i dhurojnë sepse nuk ua blen ….?
Frederik Ndoci, Këngëtar, Poet, por edhe Aktor. Riku, Shkodrani i Madh i Këngës shqiptare dhe shumë i suksesshëm edhe në arenën ndërkombetare, fituesi i shumë cmimeve, na befason me njohuritë për historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit në përgjithësi:
I dashur Ilir Dardani, së pari dua të falenderoj për temën e kësaj cështje kaq delikate, por të qartë për intelektualët dhe krejt të erret dhe skeptike për masat, turmën ose për popullin. Emri yt është i lidhur katercipërisht me këtë dhe që quhet Ballkan ose Shqiptari që fillon nga veriu i Triestes, në kufijt e Danubit jugor gjer në derdhjen e tij, në detin e lindjes. Që nga Gjeneza dmth fillimi i jetës Adami dhe Eva, kur Kaini vrau vëllanë nuk asht gja tjetër vetëm fillimi i urrejtjes së Izraelit për ne dhe ne na quajtën Kainë dhe vendi ynë quhet Tu Balli i Kainit, Tu Bal Kain ose sot Ballkan, këto të gjitha i mësoi Gjergj Kastrioti dhe për këtë kishte në përkrenaren e tij jo Kryqin, edhe pse ishte ushtar i Krishtit i kurorezuar nga Vatikani dhe nga vetë Papa, por ai mbante një kokë Cjapi, që është simbol i pellazgëve, i mretërve të racës së bardhë, dmth atë që Zoti perzgjodhi më vonë për ta bërë Faraon që në shqip do thotë: "fara e jonë". Pra ky patriot dhe njëkohësisht edhe një pas mbret pas mbretërve që është Dardani i pari i nipërve të Kainit...Kaini nuk e vrau vellanë, por e vrau sepse i tha të vërtetën për JHV që ishte Zoti sipas Biblës ose Tores sipas Ebrejve, pse dua t’i jap që në zanafillë kujdes për cfarë përfaqsonte idea e Gjergj Kastriotit, ishte për krijimin e një mbretërie ish Pellazge dhe Arbërore, por që u kundërshtua nga Papa, jo si ide por në praktike, duke e lënë vetëm në të gjitha përballjet që pat heroi ynë me turqit për 25 vjet. Pra armiqtë tanë ishin Ebrejte më pas Grekët (shekulli 5-4 p.e.s.) dhe më pas nga Vatikani dhe me pas nga Turqit. Historia e trojeve tona (Troja) mbahet e fshehtë me shekuj, kush ishte i pari i Trojës, Priam ‘’Jam ka prij’’, kush ishin fëmijët e tij Hektori, "hiq dor" ose "heq dorë",nga dueli me Akilin "a ki le ", Paridi "I pari ti", Helena "e lena" Agamemnoni "Asht ka mendon" e të tjerë heronj të luftës së Trojës. Pra për këtë pikë nuk respektohet Gjergji yne pasi si hero dihet nuk ka pasur as nuk do të ketë hero të tillë, pasi ai i bëri ballë një force që ishte më e madhja në atë kohë që ishte Turqia, asnjë mbretëri nuk i bëri ballë, por vetem Gjergj Kastrioti i emëruar nga Sulltani në Skanderbeg që do të thotë Aleksandër i Madh, pra janë disa pika që ne duhet t’i dimë që ti japim vlerat e mëdha. Ndërsa Adem Jashari heroi i ditëve tona asht një e vertetë që ai u bë theror për lirinë e Kosovës, ose ma mire u tradhetua, sepse e bënë me fjalë me komandantin e UCK që Jashari do të godiste me armë policinë serbe dhe do të futej në shtëpi, sapo ushtria ta rrethonte nga kodra përballë që ishte jo ma shumë se 100-200 metra larg nga shtëpia e Jasharëve, por kur u krye rrethimi Jasharet u lanë vetëm për tu kthyer në legjendë... Kjo është e vërtetë sa është vetë e vërteta që vetë ata që e tradhëtuan jane sot në qeveri... per t’u harruar shumë shpejt por që lanë në baltë një familje që nuk do të harrohet në breza. Kena edhe Berishën i cili lidhi mundësinë për Indipendencen e Kosovës, bëri Rrugën e Kombit dhe nëse një ditë andrra Shqiptarore do të arrihet kjo ka një zanafillë që nga Gjergji që për mua asht shumë ma nalt se gjithë këta që sot përmendëm.
Prof. Lush Palokaj. Fragmente të shkruara në kohë reale që mposhtin të pa-trurët apo shpirt-humburit e sotëm. Profesor Palokaj na sjellë Shqiptarinë e Kthjelltë:
Nëse Mbretëresha Teutë dështoi para Perandorisë Romake aq të fuqishme, Gjergj Kastrioti nuk dështoi para Perandorisë Otomane shumë më të fuqishme dhe Republika e Raguzës e përgëzonte Gjergjin për rezistencën dhe fitorët e pabesueshme të shpirtit të tij, për trimërinë dhe guximin që ai tregoi duke e mbrojtur vendin dhe popullatën kunder turqve të pashpirt. Në mesazhin e përgëzimit thuhej:
“Me të vërtetë, ju përballuat me një ushtri të vogël gjithë ato turma të panumërta të turqve, i dolët zot qytetit dhe kështjellave tuaja të paprekura kundra hovit dhe peshës se gjithë asaj përgaditjeje dhe për këtë punë do të fitoni shpërblim të amshuar pranë Zotit. Po ashtu ndër mbreter, ndër princa të të gjithë botës do të keni lavdërime dhe lavdi të pavdekshme… Qofshi pasqyrë e shembull për të gjithë princat e krishterë dhe për mbarë kombet dhe emri i juaj do të kurorëzohet prej famës së amëshuar”.
Nuk është më i madhi pse deshiron ti edhe unë o, Ilir Dardani, por miti dhe legjenda për Gjergj Kastriotin nuk jan fiktive por ngjarje të verteta nga pabesushmeria e fitoreve të tij kundër kanibaleve aziatik. Timurlengo (Timuri) që e shkatërroi ushtrinë otomane dhe e prangisi Bajazitin duke ja lënë mbi 50 mijë ushtarë të vdekur më 1402, llogaritet trimi më i madh i asaj kohë por jo si Gjergj Kastrioti ngase ai kishte një numër të madh ushtarësh e me një numër të tillë ushtaresh Gjergji do ta kishte pushtuar edhe Stambollin qytetin e dashur të një numri bukur të madh mbeturinash turke në trojet tona.
Sot ndër shqiptare nuk ka shumicë muslimane dhe pakicë të krishterë, por ka vetem shqiptarë dhe joshqiptarë dhe a mund ta quajsh shqiptar atë që e mohon krenarinë jo vetëm tonën po të mbarë Evropës se asaj kohe dhe e adhuron aziatikun, mongol, racë tjetër jo evropiane? Ai që nuk i përket atdheut nuk i perket as njerëzimit e ka thenë një më i mençur se unë. Të tillë kemi andej e kendej kufirit. Të sëmuarë për karierë, mediokër, pa dinjitet, pa atribute, celula anti-europiane shesin edhe nënën e tyre për interes personal.
Ai që është shqiptar, kur e kujton këtë vigan, simbol uniteti duhet të pershkohej nga një ndjenjë mburrje, krenarie, guximi, optimizmi për trimërinë e tij të pa shoqe.
Në një letër tjetër papa Kaliksti III i shkruan: “Emri i yt i lumtur është përhapur në të gjithë popujt katolikë për të gjitha këto punë të mira që ti i ke kryer, për këto fitore të shkelqyera që ti ke korrur”.
Mandej Antonio Sabeliko shkruan:
“Pas vdekjës së tij thonë së popujt, të habitur nga trimëria, zunë të shihnin tek ai diçka që kalonte përtej aftësive njerëzore dhe të kujtonin princin e dashur me këngë madheshtore. Burra të denjë për t’u besuar me kanë treguar se mu në mes të zjarrit të luftës, kur gjithçka shungullonte nga armët e barbarëve, grumbuj vajzash (shqiptare) e kishin zakon të mblidheshin çdo tetë ditë në sheshe, ku ai kish sunduar dhe të këndonin lavdinë e princit të tyre të vdekur, ashtu siç bënin edhe të moçmit me kremtimet mortore të heronjve të mëdhenj”.
Barleti thotë se në dyluftime, si triumfus i ipshin shpërblime populli dhe ushtarët osman, e pranonin si luftëtarin më të shkathtë të asaj perandorie.
Engjëll I. Berisha. Krijues, Publicist. Menaxheri i Bibliotekës Rajonale të Gjakovës, është autori i shumë librave me poezi, reportazhe eseistike, kritikë letrare, dokumentarë dhe dy vepra profesionale nga bibliotekaria.
Ka të perkthyer dhe të botuar ne Amerikë një perzgjedhje me poezi e cila është botuar në gjuhen angleze. Berisha për ZSH shton:
E para kështu si pyetje, se a është Gjergj Kastrioti heroi i të gjithë Shqiptarëve, është shumë interesante, sepse provokon tek disa lexues ndjeshmerinë, ndërsa tek zanafilla e pyetjes, lind dyshimi pse të shtrohet kështu si pyetje. Apo pse duhet të pyetet kështu kur dihet mirëfilli se është I pa tjetërsueshem mendimi se Ai është më shumë se një hero.
Lajthitja e popullit tonë në përplasje të kulturave, ka hasur edhe në blasfemi dhe ka prekur dinjitetin tonë edhe ndaj figurave që shenojnë histori të lavdisë sonë.
Se a është Gjergja Kastrioti Hero, nuk ka asnjë dyshim, jo se duhet ta e shpallim ne që sot, por edhe nuk mund ta e kontestojmë. Dhe deri sa është hero, atëhere është edhei i gjithë shqiptarëve. Se është i gjithë shqiptarëve, nuk ka asnjë dilemë. Por, mbase jot ë gjithë shqiptarët e pranojnë për hero të vetin personal. Unë do të thoja se, mbase ka shqiptar që nuk e pranon për hero, por s’mund tat hemi se nuk është hero i Shqiptarisë. Kontestimin mund ta bëjnë secili për vete, por duke mohuar heroizmin e Gjergj Kastiotit, mohojmë vetveten e të qenit Shqiptar.
Dhe kushdo ai që mohon këtë figurë si gjithëshqiptare dhe bile hero i të gjitha kohërave, ai vetëm se hjek dorë nga të qenit shqiptarë, të pakten me fjalë se s’mund e bëjë pastrimin gjenetik, por kurrsesi s’mund e shlyejë lavdinë e Kastriotit. Dhe, ne Shqiptarët jemi mësuar, të detyruar apo nga lakmija të mohojmë edhe vetveten. Dhe, unë kurrë nuk e kisha vuar si temë këtë çashtje, sepse, sot është bërë trend të flasësh kundër çdokujt. Për heroin pyetet faktografia, pyetet historia dhe pyetet robëria që e pësuam pas rënjës së heroit. Ne bëjmë vetëvrasje sa here që kontestojmë gjenetiken tonë dhe sa here pranojmë të nderojmë edhe historinë për hirë të pushtuesve. Kjo vetëvrasje që bëmë nëpër kohë na la në robëri për kaq shumë vite. Dhe një tjetër robëri po na mbanë, duke kultivuar kulturat e huaja dhe këto kultura na detyrojnë të mohojmë edhe idhujt tanë, edhe heronjtë që mbrojten tërësinë teritoriale të Shqiptarisë. Pushtuesi Osman, u lejuan Shqiptarëve ndër të fundit të mësojnë në gjuhën e tyre, apo kurrë nuk ua lejuan sa qëndruan. Këtë pushtues e luftoj Kryetrimi ynë Gjergji.
Ndue Ukaj, Shkrimtar, Publicist: Ukaj është shumë i njohur si poet, kritik letrar dhe si analist. Asnjëherë nuk ka munguar mendimi shqiptaro-europian në shtypin shqiptar, sic nuk ka munguar dhe sic nuk mungon vlerësimi për kryeheroin tonë:
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, pa asnjë mëdyshje, është hero i kombit shqiptar. Kjo çështje s ’do të duhej as të vihej në diskutim. Kjo për faktin se Gjergji është më shumë se heronjtë e zakonshëm. Ai është, do të thosha, një mbihero, sepse ai gjalloj në kujtesën shqiptare dhe historinë shqiptare tamam si një mbihero, me përmasat e plota të heronjve të mëdhenj dhe të jashtëzakonshëm, atyre që janë Njësha me plot kuptimin e fjalës. Ai është heroi që ka mbet hallka organike e vetmja, e cila i ka lidh gjitha segmentet e kombit shqiptar, edhe atëherë kur ato ishin të shkëputura padrejtësisht.
Kujtesa shqiptare, historia shqiptare, kultura shqiptare, pa heroin tonë të lavdishëm, do të ishte krejtësisht e pakuptimtë, pa domethënie, ndërkaq kombi shqiptar, do të rrezikonte zhbërjen. Ndryshe, pa Gjergjin e madh dhe motin e madh, kombi shqiptar do të ishte një skelet i frikshëm për çdo kënd. Heroi ynë, që nga momenti i kthimit, si triumfues nga oborri i sulltanit, e gjer me sot, rron në kujtesën tonë kombëtare si hero, me plot kuptimin e fjalës. Ai kështu u bë paradigma e gjitha zhvillimeve kombëtare. Pa të nuk do të kishim as Rilindje Kombëtare, as pavarësi dhe as kulturë shqiptare. Për ta pasuruar koloritin e tij prej heroi, ne duhet të jemi krenar për faktin se Gjergji ynë nuk është vetëm hero i ynë, por edhe heroi i një pjesës së madhe të civilizimit perëndimor, ku shqiptarët bëjnë pjesë dhe gjallojnë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Një pyetje nga Ilir Dardani: A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (I)
» Një pyetje nga Ilir Dardani - A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (II)
» Ilir Dardani: Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Mbreti i Shqiptarëve - Dokumentar
» Ilir Dardani: Kolonizimi i 2 milione shqiptareve nga 10 turq
» Një pyetje nga Ilir Dardani - A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? (II)
» Ilir Dardani: Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Mbreti i Shqiptarëve - Dokumentar
» Ilir Dardani: Kolonizimi i 2 milione shqiptareve nga 10 turq
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi