Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Rexhepi:Epokë...

Shko poshtë

Ismail Rexhepi:Epokë... Empty Ismail Rexhepi:Epokë...

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 12:00 pm

Ismail Rexhepi:Epokë... 392634_2571960790383_1595161904_32601000_55795250_n

POEZI, Ismail Rexhepi
___________________________________________
Epokë...

Një vek n’shpi dhe një votër
Karshi bung-shtrumi i shtrir për toke
Sofra e mbështetur për magje
Sepeti i fshehur nën serginë e nënës loke

Ini i mbështjellur për shuli mbi byrdyna
Mbi nërskamzat jeminiat e nusës më të re
Jastuqet rreth shtrumit për azhuri
Pëlhurën petshtrus për buk elbi pre

Karshi votrës
E mekur një drit vajguri
Bosht e furkëz mbështet pas dere
Akrepat puthen, nuses s’i vjen burri
Mbesin shpresat lule vere
Foshnjës barkut me i shndrit nuri

Xhami i krisur në frëngji
Byk e baltë ç’harrnue
Gurtë e kullës në kohë shafue,
Tym baroti n’epokë gravurë
N’zanat karpatesh kujtimet jan thur.

Një akull i zgjatur deri në shok malsori
Lëpijn pika loti derrat e ikur nga tharku,
Në kujtim të magjisë në shkëlqim të syrit të macës
Pakë shum pakë kalorësit i shihet harku.

Besa ndërru për vesë
Mëngjese mjergullash për me u nisë
në pshtjellak të vjehrrës mbështjell paja e të resë
në lakmi dredhishë epoka mbeti kurdisë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi