Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail S Rexhepi:E din ti...

Shko poshtë

Ismail S Rexhepi:E din ti... Empty Ismail S Rexhepi:E din ti...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 31, 2012 7:59 pm

Ismail S Rexhepi:E din ti... 422389_2681533249626_1595161904_32646074_1880905671_n

Ismail S Rexhepi:E din ti...

Të mori stina acari të la të ngrir
Dhembjen me diftue,
Ballin drejtë qiellit nën hijen e shamisë së kuqe
Në stërvin yjesh, baltë e pluhur vargue
Në vellon e nusepashkës zanat me i trishtue.

Mostër sillen ethet e tua në vëzhgim
Shkëndiat thurrë e qëndisë në kup të qiellit
As vashë, as nuse e fisit, zoj me të thirrë a zanë
Kapistall vargjet e tua për polin e yllit..

Nën melodinë e cicërrimës së zogut
Në vallen e dallëndysheve folenë me ndërtue
Baltën në fërkemin e palloit
Për pupël mjellme laraskat të krrokasin
Sorkadhen në strehën e dëllinjës së madhe
Të fshehur pjellën ulurimës i ngasin…

Stë pyeta kurrë…
Dreq të gjeta në prishjen e qetësisë së shtrigës
Me at gjuhën e shkathtë si rrufe
Thash sia merr tmerrit as frikës
Nga tmerri i vet syrit të maces magjin me ja pre.

Ma fshehe lakmin e emrit
Në kujtim vorresh të epokave të vjetra
Shpend i shenjt Pandorë në jargët e tmerrit
Shqip me të thirrë Lugate në hatrin e sherrit…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi