Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN

Shko poshtë

DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN Empty DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 15, 2008 12:03 am








Agim Gashi
Agim Gashi
Deklaratë individuale për publikun
03.09.08
LDD-së dhe LDK-së


Të nderuar miq dhe kolegë,


Personalisht, dëshiroj t'iu shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për qëndrimin tim me vite në mesin tuaj. Nderin dhe kënaqësinë që m’i ofruat e kisha obligim moral dhe politik të jem në mesin e tuaj krejt me dashurinë e madhe që kisha dhe e kam për Kosovën, Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e përjetshëm të kësaj toke dardane dhe idealin e pashuar të lirisë kombëtare. Kohërat në të cilat punuam së bashku ishin të rënda dhe plot rreziqe. Shumica nga kolegët dhe miqtë nuk janë më në mesin tonë. Të lehtë e paçin dheun e Kosovës dardane. Sa ishte gjallë Presidenti Rugova, ishte kënaqësi të punosh dhe fare nuk mendohej as për rreziqet që na kanoseshin. Përkundrazi ato rreziqe dhe situata mua personalisht më jepnin kurajë të punoj akoma dhe ta urrej për vdekje armikun shekullor që na robëroi e na gjymtoi për së vdekuri e për së gjalli. Shoqërisë tonë shqiptare i nevojitej një subjekt politik siç ishte LDK-ja dhe anëtarësia e saj, sepse me anë të saj u bë sensibilizimi i masave gjithë popullore kombëtare dhe i BN-së e cila në ato vite akoma(shumica) nuk e dinin se ku gjendej Kosova.
Dr. Rugova ishte ai që na mbushte elan dhe na e shtonte vullnetin të luftojmë për një të ardhme më të mirë. Siç e dini që prej formimit të LDK-së, pra prej  regjistrimit në këtë Lëvizje gjithëkombëtare, qëllimi kryesor i punës sime ishte pavarësia e Kosovës. Kjo u arrit edhe pse jo në atë masën që ne e ëndërruam. Gjithsesi Kosova sot është shteti më i ri i kësaj bote.


Jam përpjekur të jem i gjithanshëm, të kontribuoj në të gjitha fushat e jetës për qëllimet tonë dhe se për këtë kurrë s’kam marrë dhe as përfituar asnjë cent. Sot jam qytetari më i varfër i Republikës së Kosovës por edhe më i lumturi.


Kam kënaqësinë të jap vlerësimin e duhur dhe falënderimet e mia për punën rigoroze dhe të vazhdueshme te të gjithë anëtarëve të ilegales, të shokëve  nga burgjet serbe  të kolegëve pa dallim  ideologjie apo besimi fetar,  të pajtimtarëve të gjaqeve e deri tek shokët e miqtë që ranë në altarin e lirisë për idealin më të shenjët: LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS!
Gjithashtu  përshëndes të gjithë miqtë dhe kolegët që nuk e dëshiruan ndarjen e LDK-së, dhe atyre që me dashuri i shkojnë rrugës së Presidentit Rugova.


Është më se e kuptueshme që ka pasur raste, ku ndonjëherë nuk kam mundur t'i përgjigjem detyrave të parashtruara për shkak të obligimeve të mia dhe për shkak të shëndetit tim.
Shumë prej jush i njoh në raporte personale dhe pikërisht e ndjeva si obligim parimor t'iu njoftoj, të dy palët, miqtë dhe kolegët e LDK-së dhe LDD-së  se unë bëj një tërheqje nga jeta politike me mendimin më të shëndoshë se më shumë jam i nevojshëm për popullin se sa për ndonjë klan politik. Demoralizimi im kishte arritur kulmin me ndarjen e LDK-së në dy grupe. U rebelova edhe unë si shumë të tjerë dhe përkraha krahun e Dacit. Por dita-ditës bindesha se unë jam njeri i artit e jo i politikës, edhe pse në të kaluarën jo të largët edhe dasmat dhe vdekjet i kishim politike. Me të vërtetë ka qenë një nder t'i shërbej një kauze shumë të madhe, si në ilegalitet ashtu edhe legalitet, prej që mbaj mend e deri në këto ditë vjeshte, duke premtuar se do jem përsëri me të gjithë dhe për të gjithë ata që punojnë e veprojnë për të mirën e popullit dhe atdheut.


Isha i sulmuar në shumë fronte. I kërcënuar edhe me likuidim fizik, i share, më quanin spiun, tradhtar, më shantazhonin dhe më ofendonin mua dhe familjen time, mi frikësonin fëmijët dhe mi rrahnin e plagosnin anëtarët e familjes, por qëndrova. Qëndrova sepse e dija se lufta për ardhmëri kombëtare i ka sakrificat e veta.
Ju uroj të gjithëve suksese të më tejshme në jetë dhe arritje sa me të mëdha në punë e në synimet tona kombëtare. Po ashtu, i uroj Kryetarit të LDD-së z. Akademik Nexhat Dacit punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme në realizimin synimeve të tija politike.


Mesazhi im i fundit për të gjithë mbetet të jetë si gjithnjë: vazhdoni të ndihmoni e ta doni njëri-tjetrin, si në nivelin individual ashtu dhe në atë kombëtar, të ecni para me vullnet e devotshmëri, se vetëm kështu mund të ecet përpara suksesshëm!


Ju falënderoj për vëmendjen dhe konsideratën tuaj.


Me respekt dhe sinqeritet të plotë,


Këngëtari dhe rapsodi i popullit
Agim Gashi-Gjermani


----------


I nderuari z. Agim,
 
Deklarata juaj është shprehje e vullnetit tuaj personal.
I kuptoj brengat dhe shqetësimet tuaja njerëzore dhe intelektuale. Vendimi juaj për t'u larguar nga politika është një çështtje e bindjeve dhe zhgënjimeve, por edhe e drejtë për të pushuar nga kokëdhimbjet politike.
Ju jeni një thesar i madh i kulturës dhe poezisë shqiptare. Vepra juaj do të jetojë prore bashkë me gjeneratat që do vijnë. Sidomos, të gjithë ata që e deshen Presidentin tonë historik Dr. Ibrahim Rugovën ju duan njësoi edhe juve, se duke i kushtuar këngë atij e keni përjetësuar veprën tuaj, ndaj edhe nëse largoheni nga politika, me vete po i merrni shpërblimet më të shtrejta dhe më të lavdishme për një krijues dhe rapsod popullor, i cili që kur lindi i këndojë atdheut, Kosovës, popullit, lirisë, e më në fund edhe pavarësisë së Kosovës.
 
Jetë të gjatë dhe sukses në krijimtarinë tuaj të më tutjetshme ju dëshiron një mik juaji, që nuk ju
ka njohur për së afërmi, por që ka jetuar gjithmonë me këngën dhe melosin e zërit tuaj të bukur
dhe shumë karakteristik.
Zoti ju bekoftë !
 
Me respekt të lartë,
Rexhep Elezaj
Gjermani, 03. 09. 2008

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN Empty Re: DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 15, 2008 12:05 am














Komente:


 


 


 gentian korabi


 


 


 


05-09-2008, 05:02pm



Ju lumt dhe vazhdoni ashtu , eshte me mire jashte politikes , kur ajo nuk puqet me interesat tona kombetare . Por cka tu behet bajraktareve qe iu eshte ngulitur ne koke ajo ideja : A une apo askush tjeter ! Dhe sa i perket te shenjtit tone o bashkatedhetar i nderuar , une mendoj lereni te prehet i qete atje ne ate bote se ne mesin e botes sone kur jetoi , nuk e lame te qete aspak . Pra ju urojme suksese ne jeten private dhe mos valle brengoseni per politike .tung dhe te fala atedhetare nga pertej Atlantikut . 

















JEMI TË NJI MENDJE Z. AGIM GASHI
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj05-09-2008, 08:10am


AGIM I NDERUEM
Lexova me vemendje këtë shkrim tandin dhe u emocionova, ndodhi kjo sepse kjo deklaratë e jotja publike ma perkujtojë vendimin tim që mora jo fort moti kur edhe unë publikisht dhash dorheqje dhe u largova nga të gjitha aktivitetet e mija partiake si themelues dhe Kryetar i parë i Degës së LDD-së per Norvegji që isha.
Z. Agim unë thellë në shpirt e ndjejë arsyen e reagimit tand dhe ta dish se dikush mund ta quen rebelizem, ashtu sikur e quejten reagimin tim disa nga kreu i naltë i LDD-së, por bindu se vendimi që Ti ke marr asht i drejtë dhe ky vendim duhet të kontribojë pozitivisht per tu hap syt dhe per tua zgjue ndergjegjësimin njerzve që me e pa meritë sot janë në kreun e politikës dhe shteteve shqiptare ( Shqipni e Dardani ) të cilet pa dillim ( të gjithë me radhë ) i ka kap frika se mos po e hupin karriken dhe per popullin dhe shtetin as që po u hanë palla. Unë mendojë se nji Agim Gash ( neve nuk nifemi fizikisht, por kush asht shqiptarë dhe nuk e din kush asht i Madhi AGIM GASHI ? ) TË DEL PUBLIKISHT ME DEKLARATË TË TILLË KJO KA DOMETHANJEN E VETË. Asht e mirë që lideret e subjektit tonë , pra tandit dhe timit të i vejnë gishtin kokës dhe të mendojnë pse ndodhi rasti i Smajl Shales në Pejë, pse ndodhi rasti im në Norvegji, pse ndodh tash edhe rasti Agim Gashi në Gjermani. Ti or vëlla i dashtun ke dhanë gjithcka per atdhe, ti i ke këndue kanget ma të mira per njeriun ma të shejt që e ka lind nana shqiptare SHEJTIN IBRAHIM UKÊ RUGOVA, andaj Ti me plotë të drejtë vendos sot per pak pushim, sepse ky pushim i Yti do ti ngris në kambë ata që deri tash rrin ulun dhe kanë ngrit name e qallma , emen e tarafe , por edhe pasuni e jetë luksoze pikrisht nga puna e Agim Gashit dhe AGIMAVE TË TJERË QË I KA KOMBI YNË.
Unë të deshrojë shendet dhe shumë gëzime në jetë. I paq me shendet të gjithë të dashtunit tu. Per veten time shpresojë se herdokurdo do më plotsohet deshira e kahmotshme që Ti me sharki e unë me qifteli të ja thojmë së bashku kanges per SHEJTIN E SHQIPTARISË.
Zoti të bekoftë o i madhi Agim Gashi
Me respekt të devotshem
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
selimhasanaj@hotmail.com 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN Empty Re: DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 15, 2008 12:06 am

Xhafer Leci: Letër mikut tim

















Xhafer Leci
Letër mikut tim



(Në lidhje me ''Deklaratën individuale të Agim Gashit'')



I dashur miku im Agim Gashi,



Me të lexuar deklaratën tënde u impresionova shumë, e njëherë më kaplojë një emocion dhimbjeje për njeriun që tërë jetën ia kushtoi atdheut. Menjëherë më erdhi ndërmend porosia jote përmes vargjeve të këngëve tua se:“ Liria ime nuk është vetëm e imja”. Miku im i dashur, ti kishe të drejtë, por ja që në kohën kur njeriu ka më së shumti nevojë për liri personale, ti ndjehesh i zhgënjyer në politikë, duke jetuar një jetë të varfër dhe me sëmundje e cila të ka goditur qëkur ishe në burgjet serbe, nga torturat që t’i bënin. Edhe sivjet gjatë qëndrimit tim në Kosovë e vizitova edhe Lipjanin tënd, dhe kur pyeta  se ku gjendet shtëpia e Agim Gashit më thanë: “Agim Gashi nuk ka shtëpi, atë ia dogjën serbët më 1998”! Po ashtu më thanë se askush s’të kishte ndihmuar që ta rindërtosh shtëpinë e djegur...!



Të njoh mirë, miku im Agim. Të njoh në shpirt dhe në jetë, prandaj më dhimbsesh shumë kur gatuan në këtë moshë, sepse s’ke para që ta blejsh as bukën, pranë përballjes me të gjitha vuajtjet tjera, sëmundjen dhe peripecitë tjera të jetës. Ti kurrë nuk tentove të identifikohesh me popullin dhe atdheun: dy nocione të shenjta për secilin njeri, sepse siç ke thënë edhe vetë; nuk guxojmë të vejmë monopol mbi këto dy krijesa.
Si krijues dhe intelektual i madh u përpoqe që këto dy nocione ta ruajnë kuptimin dhe drejtë peshimin, duke i kënduar mëkëmbjes dhe ringjalljes së tyre me gjak të ri dhe kuadro të reja. Ti me zërin dhe këngën tënde na ke mësuar se si shqiptarët në kohërat më të vështira nuk çajnë kokën për ekzistencë individuale, por për atë kolektive, për ta mbijetuar robërinë.



E di se je i sëmurë. E, zemra jote nuk mundi më t’iu përballojë vuajtjeve të popullit tënd, por as vuajtjeve personale. Mos respekti dhe mos konsiderata nga shteti yt, e di se në kohë të fundit të ka bërë që të tërhiqesh nga angazhimi politik, por e di se ti nuk do t’iu dorëzohesh zhgënjimeve të çastit, se Kosova “është gjaku ynë që nuk falet” e as nuk shitet. Vargjet tua: “ se s’ka më vështirë se me vdekë nën shkurrat e huaja“ flasin për ty më shumë se çdo gojë tjetër. Megjithatë, nuk besoj se e ka pranuar fatalitetin!















Agim Gashi
Shpeshherë më bien ndërmend mesazhet tua brilante nga takimet tona: „Mirë që populli e ka fiksuar shkaktarin e së keqes“. Andaj shumë gjëra i ke alarmuar me guximin dhe shkathtësinë tënde me mjeshtri të rrallë. Në ato shkapërderdhje të kohës, ti me këngën tënde mbrojte gjuhën, shkollën, historinë, çmove dhe respektove njerëzit e mëdhenj të kombit siç ishin Dr. Ibrahim Rugova, komandanti Adem Jashari, Sali Çekun, Fehmi Lladrovcin si dhe shumë trima e dëshmorë tjerë që u flijuan për atdhe, e që u këndove me mall dhe krenari. Ata i bëre të pavdekshëm dhe i bashkove, sepse ti e dije se nuk është atdhetari të jetosh në mënyrën vetjake, por është dhunti, diçka njerëzore, madhështore...Me zërin tënd arrite që shumë kënd ta largosh nga violenca dhe dyshimi. Largimin tënd nga politika e shoh si vazhdimësi të shpirtit tënd demokratik, të filluar shumë më herët në ecjet tona  kombëtare. Ti ishe edhe kundër bunkerizimit të tmerrshëm kombëtar, sepse e dije që ai ishte shkatërrimtar për qenien tonë, ishte linçim i kombit. Andaj,  rrugë e vetme dhe e sigurt mbesin për ne proceset e reja shoqërore dhe demokratike, e jo organizimi i shtetit mbi baza farefisnore dhe bajraktariste.



Miku im i dashur, të uroj shëndet dhe çdo të mirë në jetë. Do të jem me ty gjithmonë, do të më kesh pranë, jo vetëm mua por edhe miqtë e shumtë që i ke. Nga ti kemi mësuar shumë; se si duhet ruajtur dhe kultivuar traditat, kulturën, këngën shqipe burimore, sharkinë dhe gjithë historinë tonë kombëtare.



Të dëshiroj shëndet, mirësi dhe suksese në veprimtarinë tënde krijuese prej rapsodi të madh gjithëkombëtar. Zoti të shpërbleftë për punën e madhe që ke bërë dhe që po bën për të mirën e popullit shqiptar! 



Xhafer Leci
Gjermani, 7 shtator 2008


 


Komente:


 


» Xhafer Leci: Letër mikut tim


















"Miku njihet që është mik, në të vështirë e në rrezik"
ademgjurgjeviku@hotmail.com Adem Berisha08-09-2008, 10:46pm


Në tërësi dhe me shumë kujdes edhe unë ashtu si i nderuari Kadri Mani, lexova letren e zotëriut Xhafer Leci drejtuar mikut të tij por njëkohësisht edhe mikut të gjithë neve të cilët tërë jeten i kushtuam lirisë së popullit dhe atdhut tonë të shenjtë.
Për shumëçka nga letra ndjeva, siq thonë, një dush të ftoftë në trupin dhe qenien time lidhur me gjithë ate që ka përjetuar dhe përjeton z. Agim Gashi, të cilin në bazë të këtij shkrimi e njoha si veprimtar dhe atdhetar të devotshm.
Së pari unë Agimit do t'i uroja shëndet të mirë dhe rehabilitim të suksesëshëm ne te gjitha sferat e jetës.
Më dhimbset Agimi, por edhe nuk më habit shumë injoranca e shumicës prej nesh e cila sillet sipas asaj : "kceva drinin ..." dhe posa të realizojë qëllimet e veta të ulta e meskine, nuk njeh më as zotin. Për më keq, ne shpesh dijmë që nga tradhtarët të ngrisim heronjë kurse nga heronjtë, të krijojmë tradhtarë. Nuk e dij cili popull në botë e bën një akt të këtillë tejet të pakuptimt e katërciprisht të dëmshëm për vetë popullin.
Por, unë edhe me një rast tjetër kam thënë se : "Njeriu jeton për derisa të jetojë vepra dhe kujtimi për te", prandaj siq vërej unë, vepra e Agimit është e pavdekshme dhe ai duhet të mund deshprimin dhe zhgënjimin sepse më duket që Naimi i jonë thot : "bane të miren e hudhe në det, po se diti peshku, do ta dij zoti vetë" ndërsa unë në një strofë të një poezie kam thënë :
..."Qe prej kohësh e nga lashtësia,
asnjë e mirë nuk ka shkuar kot,
në një mënyrë apo një tjetër
e ka shperblye i madhi zot".
Agim, mbahu o burr e mos u dorëzo, aferim kur të kalosh kodrat se për rrafshi, edhe unë ec ngapak. 

















Letër-thikë me dy tehe!!
kadrimani@hotmail.com Kadri Mani07-09-2008, 10:51pm


E lexova me vëmendje dhe e përjetova sikur në titull: letër-thikë me dy tehe; kundër atyre që e shantazhuan me letra kërcënuese e sharje prej rrugaçësh, Agimin, Xhaferin, Kadriun... dhe kuadrot tjera në njërën anë, dhe indiferencën e LDK-së ndaj kuadrove të veta të verifikuara dhe ndaj shtypit të vet, gjë që nuk e ka bërë asnjë partik politike shqiptare as serbe!!
Agim Gashi ka qenë i dënuar me vkeje në listat e zeza me numrin rendorë 111, kurse tash nga LDK-ja ka ngel pa shtëpi dhe pa bukë!!
Dhe krejt këtë populli do ta prarojë e zoti do ta shpërblejë, ama nuk do të mungojë as ndihma jonë kundër atyre që na përçmonjë. 

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN Empty Re: DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 15, 2008 12:09 am







Selim Hasanaj
KANGË PER ARTISTIN DHE PATRIOTIN AGIM GASHI


Nga Selim Hasanaj


I KËNDOJ KANGEN NJI RAPSODI
 
Qifteli ti mikja ime,
banu gati pash at Zot.
Se nji kangë unë due me këndue,
per nji burr , nji patriot.
 
Por, kujdes ti mikja ime ,
sepse sot do ta kesh vështirë.
Mem shoqnue mue kësaj herë,
zanin tim që shkon tue u dridhë.
 
Andaj ti oj qifteli,
duhet sot të me ndihmosh.
Këtë kangë unë që e kamë nisë,
ti si din ta perfundosh.
 
Unë gjithmonë tye t`pata mike,
dhe gjithmonë ti më shoqnove.
Sa herë kangës unë ja nisa,
Telat ti i akordove.
 
Dhe këtë herë unë do këndojë,
per nji BURR nji PATRIOT.
Që sharkinë ai ndorë e mban,
sepse asht i madhë rapsod.
 






Agim Gashi
Andaj sot unë po kamë frikë,
se mue zani do mtradhton.
Emocionet mkanë kaplue,
qifteli ti më ndihmon.
 
Duhet bashk ne te mendojmë,
posa kanges dojm m`ja nisë.
Agim Gashit  t`ja kushtojmë,
këtij Rapsodi t`Dardanisë.
 
Ishin vitet e 90-ta,
na pushtojë neve Serbia.
U quen n`kambë e gjithë rinia
Anton Cetta po ju prinë.
 
Agim Gashi me sharki
n`logje burrash dhe n`per oda
Kendonë kangë ky per LIRI
N`kamë u que e tanë Kosova.
 
T`gjitha gjaqet u pajtuen
shqiptaria ka lidhë besen
Per liri të Dardanisë
deri n`nja do ta bajmë vdekjen.
 
Agim Gashi ky rapsod
që asht burr dhe patriot
Zani ti ambel kumbon
per Atdhe pa pra kendonë.
 
Kendon kangë ky per Kosovën
President Ibrahim Rugoven.
Agim Gashi burr shqiptarë
i`kendon atdheut me faqe t`bardhë.
 
Edhe unë , rapsod i vogël
sod këtë kangë që e kendojë
Dhe nga zemra e nga shpirti
Agim Gashit shendet i urojë.
 
Selim M. Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN Empty Re: DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 15, 2008 12:11 am

Komente:


 


» Selim Hasanaj: Kangë për artistin dhe patriotin Agim Gashi


















Respekt edhe per Tye z. Kadri Mani
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj28-09-2008, 08:37pm


Të falemnderes per komplimentet.
Shendet dhe të gjitha të mirat
Selim M. Hasanaj 



















Rapsodit modest si Agim Gashi-duhet t'i këndohet kënga për së gjalli
kadrimani@hotmail.com Kadri Mani18-09-2008, 01:39am


Prandaj, këngëtari Selim Hasanaj, duke i parë paradokset e politikës e të politikanëve, e gjeti temën e saktë me intuitën e njeriut human, i cili nuk mund ta anashkalojë njeriun e meruar sikur që është Agim Gashi, të cilit ende i kemi borxh.
E falënderoj shumë këngëtarin Selim Hasanjn, dhe e porosis: më pak merru me publicistikë e më shumë përkushtoju folklorit!
Shëndet. 



















Të falemnderit miku im Xhevat Tal Rexhaj
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj10-09-2008, 07:44pm


Po ti or Xhevat , po perdorë fjalë të mëdhaja per mue. Mirë unë të jamë mirnjohes dhe dije se edhe unë kenaqem sa herë lexojë shkrimet tua dhe ato i lexojë shpesh dhe nga disa herë. Gjatë leximit më duket se po bisedojë me Tye ashtu sikur dikur kur ishim gjimnazista në Istogun tonë të bukur në Parisin e Dardanisë.
Perqafime nga Norvegjia or miku im i fëminisë
Me shumë respekt
Selim Mustafë Hasanaj 



















FALEMNDERIT I MADHI AGIM GASHI
selimhasanaj@hotmail.com Selim Hasanaj10-09-2008, 07:39pm


Komenti Yt i Madhi Agim Gashi , mue më emocionojë. Unë vertetë kuptova nga letra e jote që e botove para dy tri ditëve si dhe nga shkrimi i z. Xhafer Leci se je pak dobët nga shendeti këto ditë. Unë miku im , vëlla i nderuem lus Zotin per shendetin Tand. Kjo kangë që plot emocione e thura dhe edhe e kendova me qiftelinë time në praninë e familjarve të mijë lusë Zotin të jetë LUTJE Atij per shendetin Tand. Jo unë nuk mujta të presë per ma vonë sikur thue Ti , sepse atë ditë nuk kisha dasht ta pres as unë. Më ndjejë or vëlla se sado që kurr nuk jemi takue, unë gjithmonë kamë kjen pran Teje dhe jamë impresionue me kanget tua, me sharkinë, tande, me zanin tand burrnor, më kanë kënaq shpirtin dhe më kanë inspirue poezitë tua si dhe shkrimet tua të shumta në prozë që ti i shkrove per komb e atdhe, per President Rugoven , Nanën Tereze, Prof. Anton Cetten etj etj. Andaj ta dish se unë dhe shqiptaret e Dardanet jemi pranë teje edhe këto ditë të etheve sikur thue TI. Unë Selim Hasanaj së paku per momentin mujta ta thurë këtë kangë dhe shfryna nji mllef që më pat mberthye posa lexova shkrimin tand dhe të nesermen edhe ate të z. Xhafer Leci. Kanga asht vaj i burrave o i Pavdekshmi Agim Gashi.
Mbaju or vëlla dhe të paqim sa malet.
Me respekt dhe shumë dashni vëllaznore
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji 



















koment
xhetare@shlink.ch xhevat rexhaj10-09-2008, 02:22pm



Zotëri Selim

Të lumtë dora, tu ndritë mendja dhe të ruajtë Zoti gjithherë. ke bërë një vlerësim në vargje, ke kënaq shumë zemra që e deshën e duan dhe do ta duan Agim Gashin, një nder trimat e vërtet të sharkisë, poezisë dhe angazhimit politik për Dardaninë dhe shqiptarinë.
Selim respekt

Xhevat Rexhaj 

















Me pas pritë edhe pak ndoshta do të kishte kumbuar më mirë!!!!!
sharkia_323@hotmail.com Agim Gashi10-09-2008, 12:26pm


Të falenderoj i dashur Selim për një dhuratë befasuese në këto ditë kur jam në ethet të jem apo të mos jem.
I madhi Anton Çetta njëherë më pat thënë:"Mos u këndo njerzëve të gjallë se mund ta bëjnë bërllog edhe kur janë me një këmbë në varr"! Por unë se dëgjova dhe i këndova për së gjalli edhe Bacës Anton edhe Bacës Rugovë dhe nuk u mashtrova. Ta nap fjalën ty dhe popullit tim se nuk do të mashtrohem as unë. Do ta dua popullin dhe tokën e Arbërit në përjetësi. Të falemnderit!

Përshëndetje nga Agim Gashi-Gjermani 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN Empty Re: DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi