Bllaca 2, shahen e fyhen me publikun si të ishin në rrugë
Bllaca 2, shahen e fyhen me publikun si të ishin në rrugë
Bllaca 2, shahen e fyhen me publikun si të ishin në rrugë
Bota sot
Vazhdoi seanca gjyqësore Bllaca 2
Ka vazhuar në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, seanca gjyqësore ndaj gjashtë të pandehurve: Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka. Trupi Gjykues i EULEX-it përbëhej nga kryetari Tore Tomasen dhe prokuroria speciale Ema Rizato. Në këtë seancës gjyqësore nuk ishte i pranishëm dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca. Gani Geci, ka dhënë dëshminë e tij, por me të hyrë në gjykatore kanë nisur polemikat, kacafytja me fjalë dhe nuk munguan as fyerjes me sharje nënash... ndërmjet publikut dhe të pandehurve, konkretisht Shaban Sylës. Në këto polemika ndërmjet Gani Gecit e Shaban Sylës, edhe një person nga publiku lëshonte fjalë e sharje... Policia mundohej të qetësonte situatën, por gjërat ndryshuan kur në sallë hynë anëtarët e Trupit Gjykues. Me të nisur procesi i pandehuri Shaban Syla, njoftoi KTGJ-në me një vërejtje shumë të madhe siç thai, ku në prani të prokurores dhe forcave policore e të tjerëve është fyer edhe me nënë nga Gani Geci. Shaban Syla, shtoi se po ashty njejtë është fyer edhe nga një person tjetër nga publiku të cilin nuk e njeh. “Më ka sharë edhe nënën”, i tha KTGJ i pandehuri. Më pas kryetari i TGJ-së i tha të pandehurit se nëse jeni kërcëuar e fyer bëjeni me avokatin një raport. Derisa Shaban Syla i trgegonte kreut të TGJ-së se është sharë edhe me nënë, nga ana tjetër Gani Geci i kundër përgjigjet ti je Syliç. Më pas situata u qetësua dhe dëshmitari Gani Geci, nisi me marrje në pyetje. Ai tha se nuk i njeh personalisht të pandehurit, por i njoh sepse qe tre vjet janë në media. Ai shtoi se nuk i intereson për të dëmtuarin Ibush Kllokoqin që ishte një UDB-ash, por edhe ai ka pasur të drejtë të jetoj. Ndërsa për Ismet Arifin tha se ishte në LDK, ndërsa Adem Salihajn ishin bashkë në LDD e LDK. Ndërsa prokurorja Ema Rizato vazhdoi me pyetje dhe dëshmitari tregoi se ishte së pari kryetari i FR-LDK-së në Skënderaj, më pas ishte pjesëtarë i njësive guerile të UÇK-së së komandantit Adem Jashari dhe ishte mbështetës i institucuioneve shtetërore dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës të miratuar në Kaçanik në vitin 1992. Nga 2007-2010 ishte deputet dhe kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit pr Inteligjencë të Kosovës, ishte nënkryetar i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri. I pyetur nga prokurorja rreth takimit me Nazim Bllacën, Gani Geci tregoi se asnjëherë më parë nuk ishte takuar me të, por vetëm atëherë kur nisën me publikimin e tyre. Dëshmitari shtoi se datat nuk i kujtohen, sepse këto çështje u zhagitën shumë saqë ato u harruan, por ishte diku para zgjedhjeve të vitit 2009. “Një ditë para se mu takuar me Nazim Bllacën më ka thirr në telefon Halit Gashi, i cili më ka thënë se një person dëshiron të takohet me mu. I thash se mundet dhe më pas më ka thirr ne telefon Nazim Bllaca i cili ka kërkuar takim, sepse ka thënë në telefon smundem me fol dhe e kemi lënë të takohem në Prishtinë”, tregoi Geci. Sipas tij të nesërmen Bllaca ka shkuar në Skënderaj me një BMW të bardhë me një nipë të tijin dhe kanë nisur sqarimet. “Hymë në auto-shkollën e vllaut tim dhe Bllaca nisi të më tregoj dhe unë nisa të shkruaj. N.B më tha se ishte pjesëmarrës në shumë vrasje, 17 tentim vrasje e atentate e në shumë rrahje. Në fillim si besojsha dhe i kërkova letërnjoftimin dhe përmendi edhe atentatit ndaj Adem Salihajt pastaj nisa të besoj”, tha Geci. Ai tregoi se i ka thënë Bllacës që të shkojnë në Ferizaj dhe gjatë rrugës më ka spjeguar gjërat që janë thënë edhe në DVD. Geci, tregoi se e kanë thirr Salihajn dhe i ka treguar se është me njeriun që të ka ruajët një muaj për të vrarë. Më pas jemi takuar me të në një lokal. “Bllaca përmendi një rast që për mua ishte i rëndësishëm që Azem Syliçi, ka dhënë urdhër për vrasjen e axhës së vet Seferin dhe kjo ishte për mua kryesorja”, tha Gani Geci. Ai tha se tradita shqiptare nuk është me vrarë njeriu axhën e vet. Dëshmitari tregoi se me Adem Sajlihajn e Nazim Bllacën kanë diskutuar rreth publikimit të DVD-së dhe me kamer kemi bërë incizimin.Bllaca, e ka lanë amanet incizimin për familjet e e dëmtuara. Gani Geci tregoi se Bllacës i janë dhënë shuma të mëdha parash për të mos folur. Dëshmitari tregoi se ka shumëzuar qindra DVD edhe atë në mënyrë ligjore. Geci trgeoi se kanë informuar Ambasadën Amerikane në Kosovës dhe pastaj edhe EULEX-in. Ai tregoi se janë takuar edhe me Hashim Thaçin, pastaj pas 9 ditësh është publikuar DVD-ja. “Kryeministri Hashim Thaçi na ka thënë kush qka ka bërë, ka me gjet”, tregon dëshmitari. I pyetur nga avokatët për SIA-në Geci, tha se të gjitha shërbimet ilegale në Kosovë ishin produkt i SHIK-ut.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Salihaj: DEGRADOHET AUTOSTRADA,NGA RRUGE E KOMBIT,SHNDERROHET NE RRUGE KRAHINORE DHE LOKALISTE
» Qemal Cenaj:Rrugë pa rrugë (Fabula)
» DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN
» Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë
» Prof. dr.sc.Akil Mark Koci:“Vogëlushja pianiste, Gaia Sokoli, mahnit publikun italian e jo vetëm”
» Qemal Cenaj:Rrugë pa rrugë (Fabula)
» DEKLARATE INDIVIDUALE PER PUBLIKUN
» Xhevat Muqaku: Arti dhe vallja zhurjane mahniti publikun në Singen të Gjermanisë
» Prof. dr.sc.Akil Mark Koci:“Vogëlushja pianiste, Gaia Sokoli, mahnit publikun italian e jo vetëm”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi