Berisha i quan gazetarët kalorës të fjalës së lirë

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dha sot, një pritje koktej për gazetarët, botuesit e drejtuesit e medies në vend, për t’i shprehur vlerësimet për kontributin e tyre gjatë vitit të kaluar dhe për t’ju uruar fillimin e vitit 2012. Në përshëndetjen e tij, kryeministri Berisha u shpreh: “Ju përshëndes shumë përzemërsisht për praninë tuaj këtu, ju uroj juve, të gjithë gazetarëve, botuesve, drejtuesve, opinionistëve, punonjësve të shtypit urimet e mia më të përzemërta për këtë vit të ri, uroj që në këtë vend të konsolidohet gjithnjë e më shumë respekti e vlerësimi për ju dhe rolin tuaj përcaktues për një shoqëri e vend të lirë.
Shoh këtu, midis nesh, Ardit Gjebrenë dhe menjëherë fjala në mendje më ndryshon. Fjala e lirë mund të krahasohet vetëm me një gjë, me dashurinë. Më frymëzoi Arditi për këtë, çka do të thotë përkujdesje, përkushtim i madh dhe luajalitet ndaj saj, sepse, ndër të gjitha vlerat e lirisë, asgjë më të rëndësishme nuk ka, kjo është e para. Njeriu mund të jetë në rrethana nga më të ndryshmet, mund të jetë i mëkëmbur, i pasur, i varfër, mund të jetë i pushtetshëm, i pa pushtetshëm, por individi që flet lirshëm, që shprehet lirisht, është individi me dinjitet. Në dallim nga ky, ai tjetri, mund të ketë çdo gjë, por nuk shpreh dot mendimin e tij, nuk flet dot lirshëm dhe ai ka një cen, një problem, e mangësi jashtëzakonisht të rëndë, ka një deficit në atë që përbën dhe thelbin e lirisë e të njeriut, që është dinjiteti njerëzor. Në këtë kontekst, roli juaj si kalorës të fjalës së lirë, roli i medieve në këtë vend, që, me gjithë vështirësitë që njohin, kanë nxjerrë Shqipërinë nga censura,-uroj një herë e përgjithmonë - është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Duke ju garantuar se do të bëjmë gjithçka, në mënyrë që fjala juaj, me peshën e saj e në interesin publik, të dëgjohet gjithnjë e më shumë nga autoritetet e këtij vendi, do të bëjmë gjithçka që liria e fjalës të mund të konsolidohet si liri e pacenueshme në këtë vend.
Edhe një herë ju siguroj për respektin tim më të madh ndaj jush, ju siguroj se do të bëhen përpjekje, uroj që ky vit të jetë viti i dekriminalizimit të shpifjes, si një akt e vendosmëri e politikanëve shqiptarë, për të zgjeruar më tej jo hapësirën e shpifjes, në asnjë mënyrë nuk është qëllimi aty, por hapësirën e fjalës së lirë e të mendimit të lirë dhe për të mos përdorur më askush manipulime, të cilat, në fund të fundit, sjellin cenimin e saj. Shpreh kënaqësinë se-në memorien time ndofta jam gabim-viti që kaloi nuk ka pasur procese ndaj mediave nga administrata shtetërore dhe ju garantoj se nuk do të ketë sa të jetë kjo administratë nën drejtimin e kësaj qeverie. Ajo nuk do të mund të ngrejë as edhe një proces të vetëm penal apo civil ndaj fjalës së lirë, ndaj jush. Ky është një rregull që ne do t’i përmbahemi me vendosmëri”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Kombi sot është i lirë
» Pesëvjetori i rënies së heroit të fjalës së lirë - Bardhyl Ajetit
» Asllan Dibrani:Qeveria e Kosovës e tërbuar ndaj fjalës së lirë!
» Bekim Tocani:Enver Maloku, dishepulli i lirisë i Kosovës dhe fjalës së lirë shqip
» Berisha: Gazetarët nuk do të paditen

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi