Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaqi: Nuk do të lejoj keqpërdorimin e të drejtës për protestë

Shko poshtë

Thaqi: Nuk do të lejoj keqpërdorimin e të drejtës për protestë Empty Thaqi: Nuk do të lejoj keqpërdorimin e të drejtës për protestë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 16, 2012 7:10 pm

Thaqi: Nuk do të lejoj keqpërdorimin e të drejtës për protestë

Thaqi: Nuk do të lejoj keqpërdorimin e të drejtës për protestë Thaqi-deklarate

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të institucionit që drejton, ka shprehur "keqardhjen e thellë për protestën e dhunshme, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje".

"Kosova është shtet demokratik dhe e ritheksoj se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Kjo e drejtë nuk do të cenohet nga askush asnjëherë. Por, unë me vendosmëri e riktheksoj se askush nuk ka të drejtë që ta keqpërdorë të drejtën e protestës për të venë në rrezik funksionimin normal të institucioneve legjetime të shtetit tonë", thuhet në deklaratën e Thaçit.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore sipas standrdeve dhe procedurave operacionale për të mbajtur situatën e qetë dhe nën kontroll gjatë protestës.

Kreu i ekzekutivit tha se Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor do të bëjnë analizën e detajuar lidhur me protestën në fjalë dhe do të japin "sqarime profesionale, të cilat duhet të saktësojnë qartë se a ka pasur tejkalim të përdorimit të mjeteve dhe metodave për zbatimin e operacionit për garantimin e lëvizjes së lirë gjatë protestës".

Lëvizja Vetëvendosje, të shtunën , ka organizuar një aksion në pikat kufitare: Merdarë dhe Dheu i Bardhë, me qëllim ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë, por është penguar nga Policia e Kosovës.

Kjo e fundit ka përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit për shpërndarjen e protestuesve.

"Vetëvendosje" ka paralajmëruar se do të organizojë aksion të ngjashëm të dielën e ardhshme, përkatësisht më 22 janar.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi