Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Kosova të hetojë vetë spekulimet e Del Pontes”

Shko poshtë

“Kosova të hetojë vetë spekulimet e Del Pontes” Empty “Kosova të hetojë vetë spekulimet e Del Pontes”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 11:07 pm

“Kosova të hetojë vetë spekulimet e Del Pontes” Jetmir-idrizi_ora_teuta-sahatqija-490x320

Teuta Sahatqija (Foto: Jetmir Idrizi)

“Kosova të hetojë vetë spekulimet e Del Pontes”


Nga më 11.04.2009 në ora 12:24

Teuta Sahatqija, kryetare e Partisë Reformiste ORA, kërkoi sot nga institucionet e vendit që të formohet një komision hetimor, i cili do të zbardhë pohimet e hedhura së pari nga ish-kryeprokurorja e Hagës, Del Ponte, për krime të kryera nga ana e ushtarëve të UÇK-së në burgje të Shqipërisë, gjatë luftës së vitit 1999.

Këto akuzat për krime, të cilat u riaktualizuan këto ditë pas një dokumentari të BBC-së dhe shkrimeve të BalkanInsight, sipas Sahatqisë në vazhdimësi po e dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe të luftës së UÇK-së.

“Një kohë të gjatë po vazhdojnë spekulimet e nisura nga Carla del Ponte për krimet e bëra nga ana e ushtarëve të UÇK-së. Këto spekulime nxitën Parlamentin e Evropës dhe tash edhe EULEX-in për të kërkuar fakte”, tha kryetarja e ORA-së, të shtunën në një konferencë për gazetarë.

Partia Reformiste ORA menjëherë pas këtyre pohimeve të Del Pontes ka kërkuar që vetë Kosova të jetë ajo e cila do të hetojë rastin dhe të dalë me fakte kundër kësaj deklarate.

Sahatqija theksoi se fatkeqësisht institucionet e vendit vetëm verbalisht kanë kundërshtuar dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret në mbrojtje të luftës së UÇK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi