Thirrje për bisedime
Thirrje për bisedime
Thirrje për bisedime
Kryeministri Hashim Thaçi ka ftuar krerët e Lëvizjes Vetëvendosje të bisedojnë për të shmangur protestat e reja të paralajmëruara nga ky subjekt politik për datën 22 janar.
Ftesa e kryeministrit për dialog drejtuar Vetëvendosjes kishte edhe porosinë se Qeveria nuk do të bëjë kompromise me Kushtetutën dhe ligjet, apo edhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Ndërkohë që Vetëvendosje ka përsëritur edhe të mërkurën se më 22 janar do të organizojë protestë të ngjashme me atë të 14 janarit, që si synim do të ketë bllokimin e kalimit të mallrave nga Serbia për në Kosovë.
Sidoqoftë, kryeministri Thaçi ka theksuar se Vetëvendosje duhet të kthehet në Parlament dhe aty të bisedohet për të gjitha çështjet.
"Unë e ftoj edhe Lëvizjen Vetëvendosje që të vijë në Parlament dhe aty të bashkëbisedojmë dhe të zhvillojmë debatin për dilemat dhe dallimet që mund t’i ketë spektri politik kosovar. Dilemat dhe dallimet zgjidhen vetëm në institucione dhe e ftoj Lëvizjen Vetëvendosje që të mos e bartë politikën në rrugë”, është shprehur Thaçi.
Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga protesta e radhës më 22 janar. Dardan Molliqaj nga ky subjekt politik, ka theksuar se dallimi i vetëm i organizimit të protestës së datës 22 me atë të 14 janarit, mund të jetë masiviteti, duke besuar se edhe më shumë njerëz do t’i përgjigjen thirrjes së Vetëvendosjes për bllokimin e rrugëve për mallrat e Serbisë që provojnë të futen përmes kalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.
“Prapë do të jemi në pikat Dheu i Bardhë dhe Merdare, ku në mënyrë të njëjtë, sikurse më 14 janar, do ta bëjmë bllokimin e rrugëve që vijnë nga Serbia, për ta ndaluar Serbinë në Kosovë. Sigurisht që do të rrimë aty derisa Qeveria e Kosovës nuk e zbaton vendimin e Parlamentit të Kosovës. Në momentin kur Qeveria e zbaton këtë vendim, atëherë ne nuk do të jemi në rrugë, por do të jemi në aktivitete tjera”, ka thënë Molliqaj.
Pretendimet e Vetëvendosjes që përmes protestave në rrugë të bllokojë qarkullimin e mallrave nga Serbia për në Kosovë, nga kryeministri Hashim Thaçi shihen të parealizueshme. Kryeministri ka rikujtuar se Kosova tashmë ka arritur marrëveshje me Serbinë për këtë çështje dhe është zotuar se marrëveshjet ndërkombëtare, si edhe Kushtetuta dhe ligji do të jenë çështje të panegociueshme.
“Ne të gjithë duhet ta dimë se nuk mund të bëhet kompromis me ligjin, Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Debati politik nuk nënkupton debat për Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, ka theksuar Thaçi.
Para 22 janarit, është paralajmëruar që edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të provojë që t’i ulë partitë politike dhe subjektet tjera relevante në një tavolinë bisedimesh, në mënyrë që të shmangen protestat dhe dhuna eventuale, siç ngjau më 14 janar.
Megjithatë, Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes, ka thënë se bisedimet me presidenten nuk mund ta zhbëjnë mocionin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet me Serbinë.
“Ne nuk kemi marrë ftesë dhe as thirrje nga Presidenca. Sigurisht që për çështjet, për të cilat ka marrë vendim Parlamenti, si organi më i lartë, besoj se ato nuk duhet të diskutohen. Por, megjithatë do të presim të shohim se për çka dhe kur po na thërret, si dhe cili është qëllimi i ftesës”, ka shtuar Molliqaj.
Protesta e Vetëvendosjes e datës 14 janar, përfundoi me ndërhyrjen e dhunshme të policisë, fillimisht në Merdare, e më pas edhe te vendi i quajtur Dheu i Bardhë, që si pasojë pati mbi 100 arrestime, në mesin e të cilëve edhe 5 deputetë të Kuvendit të Kosovës nga kjo lëvizje politike, që më pas u liruan.(rel)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nikolliq do bisedime të shpejta me Kosovën
» Deda: Qeveria e dobët për bisedime politike
» Haziri: Në bisedime i humbim 17 për qind të territorit
» LDK-ja do të respektojë rezolutën për bisedime
» Bisedime ndërmjet AAK-së dhe Listës “LDK- Ibrahim Rugova”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi