Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan Qyqalla:SIMFONI …

Shko poshtë

Hasan Qyqalla:SIMFONI … Empty Hasan Qyqalla:SIMFONI …

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 20, 2012 11:59 pm

Hasan Qyqalla:SIMFONI … 273416_100000041739191_124976761_n

Hasan Qyqalla:SIMFONI …
Hasan Qyqalla:SIMFONI … 00ey054cxuw1
Dëgjoj tik – taket e zemrës sate
Si kokrra breshëri
qelqit kristal
Të dhomës jermi
mbyllë brenda katër mureve
… murgeshë
Simfoni…

Po po
dëgjoj rrahjet e zemrës sate
si kambanë lutjesh
ritual vardisjesh
kronologji dhembjesh
në ditar kujtese
deri në prekje

… eh sa dëgjoj sonte
Trokëllimën e zemrës sate
Si vrap‘ gjoku n’kalldrëmë
Shaluar kam prej motesh
të tëgrabisë …
qoftë dhe pa pajë
… pa vellon e bardhë

Zotëra mitik
Nadaloni ikjen e stinëve
Kurorat në vegim presin
Prehjen iluzore
Ti hape portën e ndryshkur
dritaren e vyshkur
Për shtatë shekuj
Zënë duhmë my(sh)ku

… deri në pusi pritje
yllit t‘aurorës
n’epokë molisje!
Simfoni varg‘ e këngë
Peshqesh n’vigjilje
DITË-LINDJES së vonë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi