Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova përkujton Ibrahim Rugovën

Shko poshtë

Kosova përkujton Ibrahim Rugovën Empty Kosova përkujton Ibrahim Rugovën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 21, 2012 12:42 pm

Kosova përkujton Ibrahim Rugovën


Kosova përkujton Ibrahim Rugovën 4Rugova
Në 6 vjetorin e shkuarjes në amshim, sot me dy mbledhje komemorative, do të përkujtohet presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova-burrë shtetasi, vizionari dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

Me rastin e këtij përvjetori, nën përkujdesjen e presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, në Teatrin Kombëtar të Kosovës (në orën 11:00) do të mbahet një akademi përkujtimore.

Po ashtu, presidentja e Republikës fillimisht do të vizitojë familjen Rugova, ndërkaq më pas bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Ndërkaq, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë (në orën 13:30) po ashtu edhe LDK do të mbajë një akademi përkujtimore kushtuar themeluesit dhe liderit të vet shumëvjeçar, Ibrahim Rugova, në të cilën do të flasë kryetari i LDK-së. Dr. Isa Mustafa.

Ndërsa, për Ibrahim Rugovën si figurë të dijes dhe të kulturës do të flasë akademik Sabri Hamiti, nënkryetar i LDK-së. Fillimisht paradite (në orën 10:30), kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Presidentit Rugova.

Edhe krerët e AAK-së do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova, në 6 vjetorin e vdekjes së tij. Po ashtu në orën 10:00, edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë së partisë dhe shefja e grupit Parlamentar, Myzejene Selmani, do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova.

>> Nesër përkujtohet presidenti Rugova >> Komente (47)

>> Del nga shtypi libri “Rugova i letërsisë” >>
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi