Nga tradita jonë-Plisi
Nga tradita jonë-Plisi
PLISIEdhe autori i artikullit me plis
Nga Agim Gashi - Zemra Shqiptare
Plisi, është simbol karakteristik i veshjes shqiptare. Me ngjyrën e bardhë që reflekton rrezën e diellit, me lidhjen e leshtë që pi djersën, ka trajtën e shtresës që mbron kokën. Plisi si një kupolë që rri mbi kokë bën të mundëshme të mbledhën mendët, koka të ketë temperaturë konstante, të mos e trembë zjarmia e vapës e as acari e ngrica. Tek disa persona shqiptar plisi është shëndrruar në kult dhe i quajnë kryengritur, ndersa njeriun pa plis e quajnë “kryeshtruar”.
Njerzit kryeshtruar dhe njerzit kryengritur i dallon prania apo mungesa e plisit. Sot psilin mund ta shofim mbi kokën e gjyshit, mbi kokën e e babait por jo edhe të djalit. Ndryshojnë kohërat andaj ndryshojnë edhe shqiptarët. Rrallimi i plisit në kohrat më të reja don me thënë rrallimi i një shenje të identitetit, kësaj kupole shqiptare i cili më nuk është një send i domosdoshëm, por bëhet një simbol. Kush e njef plisin si pjesë e domosdoshmërisë së vetës nacionale, e ka në kokë, ndërsa ata që e donë si simbol, e sheh në vitrinë të vendosur. Kush e di sa njerz në mesin tonë kalojnë nga shoqëria e realiteteve në shoqërinë e simboleve.
Plisi është simbol dhe mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarë
Zakonisht sot plisi bartet si pjesë e kompletit të teshave folklorike apo ashtu i vetëm në ceremoni të ndryshme shoqërore. Në disa pjesë ruale në veri të tokave shqiptare bartet edhe si mbulesë e kokës e kombinuar edhe me tesha të kohës.
Tifozë të futbollit e të sporteve të ndryshme, nga Prishtina, grupet e tyre i kanë pagëzuar me emrin “Plisat”, si simbol i tradicional.
Një mjeshtër i rrallë plisash |
Plisi ka ngjyrë të bardhë që karakterizon paqen, pastaj ka formë që si do që do ta mbash gjithmon është mbarë ,që do të thotë që dallon shumë nga kapelat tjera sepse nuk ka anë të kundërta ,pastaj plisi ka formë të majës së malit ,male të cilat janë të mbulara me borë që karakterizon pastertin.
Plisi është i bardhë dhe karkaterizon paqen.
Plisi nuk ka anë të kundërta e kjo do të thotë është me karakteristika pozitive.
Plisi ka formën e majës së malit me borë që karakterizon pastërtinë.
A do të mësohen të rinjët të bëjnë plisa |
Nuk është e lehtë të bëhet plisi |
Interesim i vogël për zanatin e bërjes së plisave |
Duke bërë plisa |
Biblioteka popullore e Kosovës me simbolikën e plisave |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nga tradita jonë-Plisi
Veshjet kombëtare shqiptare të regjioneve të ndryshme folklorike kanë orgjinalitetin e vet, koloritin e jashtëzakonshëm dhe janë shumë të lashta. Ato bëjnë pjesë në fondin botëror të veshjeve të popujve të Evropës dhe të Botës.Me këto veshje populli ynë ka bërë jetën e vet në përditshmëri, në festa, në lindje dhe në vdekje; në luftra dhe në paqe. Me to ka kënduar dhe vallëzuar. Me to edhe sot këndon dhe vallëzon përmes ansambleve amatore dhe profesionale të këngëve dhe valleve. Me këto veshje shqiptari është krenuar, sepse në to ka shprehur ndjenjat e veta prej artisti gjenial. Ato edhe në ditët e sotme shijohen sepse rrezatojnë një mesazh të lashtë të brezave të artistëve popullor e anonimë që kanë thurë me mjeshtri e talent veshjet dhe mbathjet të cilat u kanë qëndruar shekujve. Të gjitha trevat autoktone shqiptare në Ballkan janë njëkohsisht edhe sot treva autoktone e të pasura me kostumografi kombëtare duke u shtrirë ato në mënyrë vertikale dhe horizontale. Natyrisht këto veshmbathje, në jetën e sotme moderne nuk mund të përdoren në përditshmëri siç janë përdorur dikur. Mirpo, një pjesë prej këtyre veshmbathjeve, shih, edhe sot, në regjione të caktuara malore të shqiptarëve në Ballkan, të gjeneratave të vjetra, bëjnë jetën e tyre aktive si pjesë përbërëse e garderobës së përditshme ose festive. Në Kosovë dhe në Maqedoni kjo është më e shprehur.
Veshjet kombëtare shqiptare, një pasuri e rrallë kostumografike, në nivel planetar, i kanë lakmuar dhe i kanë pëlqyer njerz të shquar nga mbarë Evropa dhe Bota. Ata janë mahnitur me ngjyrat e tyre dhe gërshetimin e motiveve nga flora dhe fauna, simetrinë dhe asimetrinë e figurave. ( p. sh. Bajroni ishte njëri ndër artistët e famshëm botërorë që i adhuroi aq shumë veshjet shqiptare, duke i afirmuar ato edhe vet me poza të veçanta si një maneken i shkathët e profesional ).
Ekzemplarë të rrallë të veshjeve të burrave, të grave, nuseve, vajzave, djelmoshave e fëmijëve sot gjenden të shpërndarë anekënd nëpër muzeume të njohura evropiane e botërore si në Londër, Paris, Vjenë, Boston, Athinë, Romë, Torino...
Një pasuri e tillë e rrallë kombëtare duhet të kultivohet jo vetëm me interesimin e shoqërive të këngëve dhe valleve për kostume kombëtare, ose vetëm me mbylljen nëpër muzeume, por edhe në ngritjen e fabrikave të artizanateve dhe veshmbathjeve popullore si në Kosovë, si në Shqipëri e gjetiu. Kështu do të ngritet me lart ky art dhe dizajn i mrekullueshëm kostumografik i kombit. Ai pastaj shtrihet dhe pasuron shijen artistike të dizajnerëve, kostumografëve dhe garderobierve të sotëm modernë shqiptarë dhe të huaj.
Vlerat e mirëfillta të artit të lashtë e të ri të gjeniut popullor nuk mund t'i përjashtojë nga jeta as epoka e sotme dinamike e internetit, satelitëve dhe e kibernetikës.Madje me përdorimin e shkathët të këtyre të arriturave teknike planetare, vlerat kombëtare kanë një shans të jashtëzakonshëm përhapjeje dhe njohjeje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nga tradita jonë-Plisi
1.Veshjet me fustanellë paraqiten me variantin nga Shqipëria e Jugut.
2. Veshjet me tirq i takojnë grupit që mbahet në rrethin e Tropojës, në rrethin e Pukës e në Kosovë dhe grupit që mbahet në rrethin e Dibrës e në Lumë.
3. Veshjet me brekesha pasqyrohen në variantin nga Malësia e Tiranës.
4. Tipin e veshjeve me shallvare e gjejmë të veshjet qytetare të Prizrenit dhe të Ulqinit.
Tek femrat pasqyrohen këta tipa veshjesh:
1. Veshjet e femrave me xhubletë e cila është përfaqësuar në Malësinë e Madhe.
2. Veshjet me këmishë dhe një përparëse paraqiten me disa variante: veshje gruaje e regjionit të Mirditës, e Malësisë së Tiranës, e regjionit të Lunxhërisë, e Krujës, e anës së Malit, e regjionit të Kumanovës dhe veshje nuseje e regjionit të Kërçovës.
3. Veshje me këmishë dhe dy përparëse paraqiten në këto variante: veshje nuseje e Plavë-Gucisë, veshje gruaje e regjionit të Rugovës, veshje e vajzave të Lugut të Beranit, veshje gruaje e regjionit të Rekës dhe veshje gruaje e regjionit të Hasit të Pizrenit.
4. Veshjet me dimi pasqyrohen me veshjen e nuses dhe të gruas së re të Prizrenit, me veshjen e nuses së Uqinit, me veshjen e vajzave të rrethit të Tetovës dhe me veshjen e vajzave të Opojës.
Folklori muzikor shqiptar |
Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike â⬓ skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. â⬓ janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në veri të lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e të shprehurit muzikor, e shoqëruar kjo me shkallët modale (diatonike apo kromatike) sëbashku me vegla muzikore specifike për këtë zonë, si lahuta dhe çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug të lumit Shkumbin është karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si dhe të instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë). Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet kyesisht në qytetet Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në qytetet Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
Nisur nga roli i dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studjohet si lëndë e veçantë në shkollat e mesme të përgjithëshme, në ato artistike, si edhe në Akademinë e Arteve të Tiranës, ku formohen edhe etnomuzikologët e ardhëshëm.
Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin që prej viteve 1900 e këtej. Përpara viteve 1940 ato janë realizuar pranë shoqërive Odeon, Columbia, PathÃ, His master's voice. Regjistrime më të vona takohen edhe në formën e CD-ve, si CD me muzikë të "Familjes Lela", prodhuar në Francë më 1992 nga Judigo; dy CD me muzikë toske të "Laver Bariut", prodhuar përkatësisht në Greqi dhe Angli, etj.
Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janë Festivali Folklorik Kombëtar, mbajtur çdo pesë vjet, i cili ka filluar në vitin 1952 në qytetet Lezhë dhe Tiranë, për të vijuar më pas në dy qytetet muze me arkitekturë mesjetare, Gjirokastër dhe Berat; Festivali Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare në Elbasan; Takimi i Rapsodëve Lahutarë në Lezhë; Takimi i Sazeve në Korcë; Takimi i Grupeve Polifonike në Vlorë dhe Gjirokastër; Takimi i Grupeve dhe Shoqërive Folklorike (NGO) në Sarandë.
Organizatat folklorike kryesore që veprojnë në Shqipëri, të krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qëllim mbështetjen e folklorit dhe të traditave popullore në përgjithësi, janë: Elena Gjika â⬓ Përmet, Demir Zyko â⬓ Skrapar, Shoqëria Folklorike â⬓ Gramsh; Grupi Bilbili â⬓ Vlorë, Gjirokastër; Shoqata Tirana â⬓ Tiranë, Kastrioti â⬓ Krujë, etj.
Institucioni i vetëm shkencor që merret me studimin e folklorit është Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë, i përbërë nga departamenti i etnomuzikologjisë dhe etnokoreologjisë dhe nga departamenti i etnografisë. IKP boton revistën periodike Kultura popullore. Pranë tij gjendet një arkiv shumë i pasur me mbi 60000 ekzemplatë të mbledhur në tërë Shqipërinë.
Disa nga librat më të rëndësishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janë: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranë, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tiranë, 1989); Polifonia dyzërëshe e Shqipërisë së Jugut i Beniamin Krutës (Tiranë, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tiranë, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranë, 1997).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nga tradita jonë-Plisi
Tashmë nuk është më çudi kur dëgjojmë një këngë tradite në version modern apo një kërcim tradicional në supermodern. “Modernizimi” ka marrë përmasa gjithëpërfshirëse në çdo fushë të jetës artistike. Hapi, më të cilën kapërcehen epokat është bërë supergalopant; në të gjitha sferat e artit dhe kulturës asgjë nuk ka mbetur e pa u cënuar. Këtij fati jo të mirë i është dashur t’i nënshtrohet dhe tradita popullore. Shumë dyqane me suvenire e përdorin si mjet fitimi riprodhimin e traditës pa kurrfarë kriteri. Mjafton të bësh një paralele krahasuese, përmes një kostumi origjinal popullor të çfarëdo krahine, që ndodhet në fondin e Insitutit të Kulturës Popullore, me një që blihet në dyqanet me suvenire të riprodhuara, jo vetëm që ka ndryshime të dukshme, por ka një tjetërsim total deri në humbjen e gjurmëve të tij. Drejtoresha e këtij Instituti, Afërdita Onuzi, thotë se ”organet përkatëse që licencojnë duhet të japin urdhër të shkruar edhe në kontratë, që riprodhimi i kostumeve popullore dhe suvenireve nga këto dyqane të mos bëhet pa u konsultuar me specialistë të traditës popullore”. Ky fenomen është tepër i rëndë, pasi tradita popullore është përçudnuar deri në ekstrem, shton Onuzi. Edhe pse prej kohësh ky institucion e ka shprehur shqetësimin në këtë aspekt, çdo gjë ka ikur në vesh të shurdhët, pasi çdo ditë pronarët e këtyre dyqaneve vazhdojnë të riprodhojnë çdo gjë të traditës popullore me papërgjegjshmëri. Ndërsa shitësit e këtyre dyqaneve pretendojnë që çdo gjë e prodhuar nga ata është origjinale, dhe i përket epokës përkatëse. E kjo tingëllon qesharake, pasi njohuritë rreth traditës, jo vetëm janë të cunguara, por në shumicën e rasteve rezultojnë të jenë pa asnjë bazë. Stërgjyshërit tanë, po të ngriheshin nga varri, do të çuditeshin kur të shikonin një kostum popullor të qëndisur pa shije e pa përshtatje me krahinën e tyre. Onuzi thotë se “riprodhimi i kostumografisë popullore mund të bëhet i saktë vetëm nga gra shumë të vjetra, që e kanë trashëgimi familjare dhe që e njohin mirë këtë punë. Hanke Bajrami është gruaja, me të cilën edhe jemi konsultuar për teknikën e krijimit, e që ndodhet në fshatin Kërrabë në Tiranë,” shton Onuzi.
Ja ku ndodhin deformimet
Sipas Onuzit, “që në pamje të parë ato janë lehtësisht të kuptueshme, sepse nuk janë e njëjta gjë, pasi kuptohen që nga ngjyra, materiali, kombinimi i ngjyrave etj.”. Me të vërtetë gratë që prodhonin kostume aso kohe nuk mund të dinin të shkruanin as emrin e tyre, por kombinimi i ngjyrave dhe ruajtja e skemës kompozicionale ishte perfekt. Mjaftojmë të japim një shembull, thotë Onuzi, kostumi i Dardhës është ngjyrë vishnje, ai nuk pranon asnjë lloj ngjyrë tjetër. Zbukurimi i tij domosdoshmërish duhet me gajtan të zi dhe të verdhë, dhe nuk pranon tjetërsim.
Riprodhimi është domosdoshmëri
Në fondet muzeale të Institutit të Kulturës Popullore ruhen një numër i konsiderueshëm kostumesh popullore, dhe jo thjesht si numër, por variante të shumta që përfaqësojnë të gjitha tipet e veshjeve popullore shqiptare. Variante që konsistojnë në veshje ceremoniale, në veshjet e përditshme, në veshjet sipas grupmoshave, në veshje për fëmijë, vajza, për gra të një moshe të kaluar. Po, përsëri nevoja e riprodhimit është domosdoshmëri, sipas zonjës Onuzi, pasi shumë prej kostumeve, që janë në fondin muzeale, kanë nevojë për riparime. Por edhe riparimi i tyre bëhet në laboratorin e specializuar dhe nga njerëz kompetentë e të specializuar në këtë fushë. Sipas Onuzit, do të thotë se në çdo ndërhyrje për riparim ruhet skema kompozicionale, ngjyra, përbërja e materialit dhe qëndisja. Ndërsa riprodhimi nga njerëz jo kompetentë shmang çdo gjurmë që të çon drejt origjinës së veshjes; dhe kjo është për të ardhur keq.
Veshjet më të lashta
Kostumi më i hershëm, që përcjell një mesazh qindravjeçar është xhubleta, e cila e ka origjinën përgjatë Alpeve dhe kalon deri në malësinë e Malit të Zi. Megjithëse etnografët më të shquar të Shqipërisë kanë bërë studime nga më të ndryshme, për të akoma nuk është arritur në një shpjegim konkret, pse kjo veshje ka qenë ekzistente vetëm në malësinë e Veriut. Ndërsa elemente të tjera të antikitetit, që përcillen nëpërmjet veshjes popullore, janë këmisha e gjatë, struka (pelerina e gjatë) dhe opingat me majë.
Pse duhen ruajtur kostumet popullore
Mbledhja e këtyre kostumeve popullore ka filluar pas Luftës së Dytë Botërore, më saktë në vitin 1947, kur u ngrit sektori i etnografisë, i drejtuar nga etnografi i mirënjohur Rrok Zojzi.
Për veshjet popullore duhet ruajtur origjinaliteti i tyre, se janë një shprehje e qartë e identitetit shqiptar. Në një festival folklorik, të zhvilluar jashtë shtetit, ne duhet të përfaqësohemi me kostumin tradicional. Edhe bota i ruan dhe i mirëmban shumë. Është një element identiteti. Gjinden forma të ndryshme për organizimin e festivaleve folklorike. Me të vërtetë, një festival i bërë para 30 vjetësh nuk ngjan me një festival të bërë sot, por forma të tilla duhen ruajtur, pasi janë vlera të trashëgimisë kulturore të pakontestueshme të çdo populli. Kostumet kanë rëndësi për procesin studimor. Këtu pasqyrohet edhe historia e zhvillimit ekonomik e kulturor të një vendi, të një krahine e të një fshati. Nëpërmjet një veshjeje ne kuptojmë edhe nivelin e zhvillimit kulturor, si dhe psikologjinë e një vendi. Krahina e Zadrimës ka një kostum femëror në formë kokete dhe të zbuluar, gjë që tregon lirshmëri. Ky kostum në Kukës është ndryshe, i mbyllur deri në fyt. Në një formë, tregon fanatizëm. Të gjitha këto elemente, të marra një nga një, kompletojnë fizionominë e krahinës.
Kostumet së shpejti në një ekspozitë
Tradita e krahinave të ndryshme të Shqipërisë do të pasqyrohen në një ekspozitë etnografike. Kjo ekspozitë do të vijë si rezultat i bashkëpunimit të Institutit të Kulturës Popullore me Muzeun Historik Kombëtar. Ky aktivitet do të përcjellë historinë e vendeve, psikologjinë dhe të fshehtat që fshihen pas një kostumi popullor. Ekspozita në miniaturë me kukulla janë bërë dhe herë të tjera, por me kostume origjinale të mëdha është hera e parë që realizohet, pasi kanë munguar hapësirat fizike.
Leontina Nika
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Nga tradita jonë-Plisi
Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.
Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t'i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.
Të vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat më të mira. Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, p.sh.. xhokën a përparjen.
Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe "dalmatikës" ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
» Agim Gashi: Plisi
» Plisi shqiptar- Lashtësia e kapeles bardhë-PLISIT
» Mentor Thaqi:N´MAJE LISI AI SHKËLQIM PLISI!
» Pëllumb Gorica: Dollia, tradita e respektit dhe e nderimit ndaj mikut
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi