Më ka marrë malli biri im i dashur-Përkujtimi i Ninelit në "Bota Sot"!
Faqja 1 e 1
Më ka marrë malli biri im i dashur-Përkujtimi i Ninelit në "Bota Sot"!
Përkujtimi i Ninelit në "Bota Sot"!
Më ka marrë malli biri im i dashur
Në vend të përkujtimit për amshimin e tij të hershëm
I dashur biri im, Ninel!
Ti e di që të kam shkruar poezi, të kam shkruar këngë, të kam përkujtuar çdo vit, por letër,o biri im s‘të kam shkruar dot. S‘të kam shkruar se gjithëherë të kam pasë në kujtimet e mia ashtu si ke qenë, i buzëqeshur gjithmonë, pak i lazdruar, gjithmonë faqekuq dhe disi si me marre....
Të mbaj mend edhe kur ishe shumë i vogël e kur bërtitje:“Unë jam sciptal“ . Kështu thoshe se akoma nuk mundje ta shqiptoje mirë fjalën shqiptar. Atëherë unë nuk e dija se ty do ta merrte jetën mu kjo fjalë e cila kishte zënë vend në kokën tënde.
Ninel i dashur!
Ti, shumë shpejt lëshove shtat. Kur ika në kurbetin e zi, ti nuk ishe rritur akoma, por si për inatin tim, sapo u largova, ti lëshove shtat thua se doje ta prekje qiellin ose të zgjateshe aq shumë për të më parë se ku gjendem, sa larg gjendem dhe se a do mundesh të më mbërrish. Thoshin njerëzia: Si gufoi ky kështu, ore?Mos është kob?!
Po të shkruaj, o biri im, me dhimbje të madhe shpirti, që po të mos ishe vrarë pafajësisht, sot do t‘i kishe 35 pranvera, do të ishe njeri i pjekur e me familje të formuar. Nusja jote do të ishte shumë e bukur, e mençur dhe e sjellshme. Do të kishit disa fëmijë të cilët do t‘i edukonit njerëzisht, kombëtarisht, që të rriteshin të drejtë e të ndershëm. Të vranë, o biri im i shtrenjtë, nuk të lanë t’ia arrish asaj dite.Të vranë për një fjalë goje, të vranë pafajësisht, të vranë e të shanë ty e mua. Por mua, o bir, s‘më vranë, por duke të vrarë ty, më vranë edhe mua. Ta morën kufomën dhe u frikësuan nga kufoma jote, nga kufoma e një fëmije me rrezatim drite, me rrezatim Kosove, me rrezatim lirie...Dhe babai yt i mjerë,as varrin nuk ta di.
Por ti mos u mërzit, biri im Ninel, sepse babai shumë shpejt do ta marrë rrugën e amshimit, atje ku je ti me shumë engjëj të pafajshëm, engjëj, që para kohe ikën nga kjo botë për t‘i dhënë asaj tjetre bukurinë që ka. Atje unë patjetër do ta gjej çerdhen tënde.
Deri atëherë s‘më ka mbetur edhe shumë të këndoj këngë për Ty, të ta shkruaj ndonjë poezi apo edhe ndonjë përkujtim.
Bëhu burrë si je e prit se do të vi!
Babai yt Agimi nga kurbeti i Zi!
PAFAJËSI E NDËSHKUAR
Kushtuar birit tim Ninelit, Diellzës, mbesës së mikut tim Adem Berishës dhe të gjithë atyre që u vranë ose vdiqen pafajsisht në moshat e njoma të jetës së tyre!
Sot sharkia më thirri vet
të ia dridh telat, ta lajë me lotë
nga mërgimi, kjo plagë që vret
për të kujtuar për jetë e mot.
Ninel bir or skifter mali
ty qe të kisha të mirin djal
shtatëmbëdhjetë vjeç shkjau jetën të ndali
që për jetë të jetëve s’ia bëj hallall.
Prehu i qetë bir në përjetësi
bashkë me motra e vëllezër plot
që humbën jetën qysh në fëmijëri
pa asnjë borxh atëherë dhe sot.
Merre Diellzen e i shtrëngo dorën
bashkë parajsën ju zbukuroni
babë e gjysh ju vejmë kurorën
nga parajsa ju ne na mbroni.
Ju jeni yje të përjetësisë
që shkëlqeni kurrë pa u ndalë
ndonëse viktima të çmendurisë
të mos ndaheni si pëllumba të bardhë.
Ne për juve shkruajmë poezi
rrahim telat nëpër sharkia
si dallëndyshet ju kem’ përmbi
qoftë e juaja pavdekësia.
Edhe motra e vëllezër shumë
poezi që u kanë kushtuar
mallkojnë vrastarët të bëhen shkrumb
për mizoritë që kanë treguar.
16.06.2010
Düren
http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=152774

Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Dec 16, 2014 1:05 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Më ka marrë malli biri im i dashur-Përkujtimi i Ninelit në "Bota Sot"!
Komente (3) Kthehu | 26.01.2012
O Agim burri,po me dridhet zemra dhe lotet me rrjedhin tani kur po te shkruaj.Veshtire e kane ata qe e perjetuan kete tragjedi te lloijt te vet,veshtire e ke edhe ti i nderua Agimr,por ,Nineli nuk eshte zhdukur,ai jeton edhe me mire se une e ti e te tjere ne kete bote te rrejshme,ai eshte tani nje engjull qe amshimit i ka zbukuru kopshtin se bashku me Diellzen e shume Diellza tjera te Kosoves tone te dashur.Une i bashkohem dhembjes tende sepse edhe ti kishe deshire qe Nineli te jetoje me ju,por une e lus shpirtin e Ninelit qe mos te mallkoje keqberesit e Kosoves se lire,sepse ajo do te jete fatale dhe mallkim qe ngjitet si me dyll.I qofte perjetsia e lulezuar ne kopshtin e amshimit Ninelit tend dhe tone.
Zefi 26.01
LETËR PËRENDISË / I nderuari i madhi Zot,të lutem mos na ndaj nga mesi ynë ,mrekullinë kombëtare që kemi Agim Gashin..Ai nga dhimbja që ka për djalin e vrarë të lutem o i madh Zot jepi forcë që të jetoj gjatë.Agim Gashi , na duhet edhe për shumë vite i uroj shëndet në emrin tim dhe të familjes.Zot,bekoje jetën e rapsodit Agim Gashi. Ngushllime Agim Gashit për djalin, e Ninelit ,le të pushon i qetë në amshim se është djal i gjith shqiptarisë./ Bahri Rashica,bashkëpunëtor i kombëtares"Bota sot".
Bahri Rashica 26.01
I dashuri Agimpa dashure me erdhen lotet.Zoti te ndihmofte, e ndaje dhimbjen me ty.Kujtimi i fresket qe keni ndaje tije te ngushlloftë.Me respektisaki
Isaki 26.01
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Më ka marrë malli biri im i dashur-Përkujtimi i Ninelit në "Bota Sot"!
Me sinqeritet ju them se me ka prekur shume ky shkrim,dhe lotet nuk i kam mbajtur dot,i pa harruar qofte kujtimi i Ninel Gashit,dhe kurajo dhe force prinderve ,ky shkrim te jet nje apel per gjithe ne shqiptaret qe kurre te mos i harrojme krimet barbare te serbeve mbi popullsin e pafajshme dhe te pambrojtur te shqiptareve te Kosoves,se po i harruam ato perseriten.Ethem kete se sot shikoj nje percarje te madhe ne mes kombit tone nga nje an na percan feja dhe nga tjetra partit politike ,prandaj te jemi me te bashkuar dhe gjithmone te bejme me evidente keto krime barbare dhe keta deshmor ti kujtojme me nje respekt te vecant gjithmone.Jo te pranojme gjithcka qe na servirin por te shikojme interesin e kombit shqiptar se deri tani nuk po e shikojme sa duhet kete interes.
perparim dajlanaj 26.01
Miku im i nderuar, Asnjë njeri nuk ka fjalë sa me të ngushllua.PRANOI NGUSHLIMET TONA FAMILIARE ME TËRË FORCËN E FJALËS. Ka raste kur njerëzit vdesin sepse nuk ka kush t'i vajtojë, kurse rasti yt nuk hynë në atë kategori njerëzish. Një prind që e përkujton fëmiun me lot, i bënë me lotë edhe të tjerët. Sonte ma ke prekur lotin edhe shpirtin. Adem Zaplluzha
adem 26.01
perparim dajlanaj 26.01
Miku im i nderuar, Asnjë njeri nuk ka fjalë sa me të ngushllua.PRANOI NGUSHLIMET TONA FAMILIARE ME TËRË FORCËN E FJALËS. Ka raste kur njerëzit vdesin sepse nuk ka kush t'i vajtojë, kurse rasti yt nuk hynë në atë kategori njerëzish. Një prind që e përkujton fëmiun me lot, i bënë me lotë edhe të tjerët. Sonte ma ke prekur lotin edhe shpirtin. Adem Zaplluzha
adem 26.01
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI - TË DASHUR FAMILJAR E TË DASHUR MIQË TË NDERSHËM SHQIPTAR!
» AGIM GASHI - LETËR BIRIT TIM NINEL GASHIT TË VRARË MË 21 JANAR 1994
» Rakel Vianna-Përkthim në gjuhen braziliane për letren e Ninelit
» Me marrë apo mos me e marrë një kafshatë?
» Përkujtimi i babait tim Hamit Gashit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi