Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:BASHKEDERDHJE NE LUMTURIM

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:BASHKEDERDHJE NE LUMTURIM Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:BASHKEDERDHJE NE LUMTURIM

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 27, 2012 1:39 am

Enxhi Krasniqi Bardhaj:BASHKEDERDHJE NE LUMTURIM 424417_346806475338587_100000277133709_1313161_1319337041_nEnxhi Krasniqi Bardhaj:BASHKEDERDHJE NE LUMTURIM 369420_100000277133709_372787969_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:BASHKEDERDHJE NE LUMTURIM
(femijeve te mi Aureles dhe Arianit)

Hedha një shikim mbi shputat e jetës
Dhe gëzimet më të mëdha i gjeta
Tek trokitja e ëmbël te përkëdheljes.
Te ulur ne preherin tim te ngrohtesuar
Me shikimin tuaj engjellore dhe te praruar
Bëlbezonit si një grumbull cicërima zogjësh
Bashkderdheshin me gazin,të pritur prej kohësh.

Ishit të vegjel ,
Por unë,shikoja largggg...
Asgje...Asgje....
Në këtë botë s'më dukej e paarritshme.
Besoja në forcën e buzëqeshjes,
Në puhizen pranverore qe dilte nga shpirti juaj
Besoja në durimin dhe shpirtrrëfimin
Besoja në eren që vjen,
Të nesermen që do të shkëlqen!...

O Zot!...Sa madhëri!..
Të kesh në vesh gurgullimen e gazit të fëmijeve
Gdhendur e stolisur nga arti ne ty...
Të kesh në shpirt dashurinë e ëmbël e të praruar
Të kesh ngrohtë vetem nga një prekje dore të butë
Të shërohen të gjitha plaget e shpirtit të urte.
Të kesh frymmarje të thellë nga kënaqesit
Që dhurohen nga thesari, me të gjitha bukurit .
Të kesh etje edhe atëhere kur afer i ke
Që të mos ngopesh kurrë me uratën që u dhe.

Fryma dhe ajri im!...
Ndonjëherë në jetë do të keni nevojë të luftoni
Friken nga barku dhe jeten pa shpresë- largojeni.
Kur mendoni se keni të drejte të gjykoni
Mos mbani gojen mbyllur,friumfoni.
Cmojeni sinqeritetin me nder
Pa të ,cdo fjalë e thënë është pa vlerë.

Ndoshta në jetë do keni dhe ditë te acart,
Por, kujtoni se lumi i jetes është i thellë
Një ditë me fëshfërimë dhe e ftohtë
Nuk mund të akullnoj tërë jeten e ngrohtë.

Unë,ndërtova një urë mrekullije mes nesh!...
Ju lutem...Ju përgjerohem.. ta mbani!
Me tutje ta dhuroni!...
Sepse,
Dhe ju nëpër të do të kaloni!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi