Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj: NUK JAM ILUZIONISTE

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj: NUK JAM ILUZIONISTE Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj: NUK JAM ILUZIONISTE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 27, 2012 10:06 pm


Enxhi Krasniqi Bardhaj: NUK JAM ILUZIONISTE 577838_412253305460570_100000277133709_1505221_904695101_nEnxhi Krasniqi Bardhaj: NUK JAM ILUZIONISTE 48802_100000277133709_1299200115_n


Enxhi Krasniqi Bardhaj:
NUK JAM ILUZIONISTE



Edhe pse mbi podiume qëndroj e mbaj fjalime
S'jam profesoreshë, këshilltare. as edukatore,
Kritikat që ti dhashë, ishin detyrë për kalime,
Nga udhëkryqi i gjërë, në rrugë të mbarë prore.

Kur isha e vogël, qëndroja e heshtur buzë bunarit,
Nënëloken sodisja e lumturuar me kovat ujëplot.
Më bëhej se nga ato dilin mrekullisht fijet e arit,
Të urtat fjalë,mua m’u ngjiten në të sotmen kokë.

Nënëlokja derdhte kova mbi mua nga ujëbunari,
Rrëkëja lëshonte ritualisht dritëfjalën pa mbarim.
Në themelet e trupit tim te brisht vuri dritë fanari,
Kumbonin zërat kontrollues,tingëllim në këngëzim.

Sot me thesarin e saj që mbaj në gji përherë e mot
Tek bunari i vjetër,me veshjen e artë të saj ika jo kot.

S’jam iluzioniste, nuk dhuroj godina me lëndë të fortë,
Kasollen shpirtërore e kam të pastër, njerëzore.
Me dritë ndërtoj natyrën e vetëdijes së dlirë në botë,
Me shpirtëmadhësinë - lulishte të bukur pranverore.

Prandaj, i dashur, për vjeshtë nuk mund të më lësh,
Se dhe pa provime, në shpirtin tënd jam mbretëresh’.


Angjelina Krasniqi Bardhaj@Enxhi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi