Hafiz Gagica:Presidenti Ibrahim Rugova, jo rastësisht e quante Gjermaninë vendin e dytë të tij
Faqja 1 e 1

Fjala përkujtimore
Janari për ne shqiptarët është bërë sa i dhimbshëm po aq dhe krenar. Ndoshta një ditë poetët dhe shkrimtarët e mëdhenj kombëtarë do e zbërthejnë më mirë çështjen e krenarisë dhe dhimbjes tonë, të mungesës së njerëzve të mëdhenj dhe idealeve që ata lanë mbrapa, të kujtimeve dhe veprave të shumta që ky brez dhe brezat që do vijnë do kenë me çka me u krenua, por edhe do mësojnë se si duhet dashur vendin dhe si duhet sakrifikuar për të.
Pavarësinë që sot e gëzon populli i Kosovës, do të ishte vetëm një ëndërr dhe një dëshirë sikur për te të mos kishin kontribuar breza të tërë, të cilët kanë ruajtur dhe kultivuar ndjenjën kombëtare dhe amanet që lanë gjurmë të pa shlyera në historinë tonë kombëtare. Në këtë frymë ishte formuar Ibrahim Rugova, presidenti ynë i ndjerë dhe historik i Kosovës dhe viseve shqiptare.
Në raste kujtimi për figurat e mëdha nuk është lehtë të thuhet krejt ajo çka do duhej thënë, sidomos kur kemi parasysh njeriun që vuri bazat e filozofisë moderne për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Shembull i intelektualit modern
Ibrahim Rugova si shkrimtar dhe kritik letrar, si poet e publicist dhe si kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve ishte i sigurt se në ato kohëra të vështira të viteve 80-ta, duhej afirmuar Kosovën dhe shqiptarët, se duhej krijuar dhe forcuar lidhjet, kontaktet dhe miqësitë me vendet e Perëndimit. Gjithashtu, ishte i sigurt se duhet pasur një qëndrim të qartë në hapësirën e ish Jugosllavisë, sidomos karshi Beogradit i cili po vazhdonte me diferencime, burgosje dhe rrënimin e të drejtave të kufizuara të shqiptarëve. Ai me disa kolegë të tij do bëhet shembull i intelektualit modern që do e ngritë zërin duke i dalë në mbrojtje, jo vetëm interesave të shtresës së tij intelektuale por gjithë popullit.
Në takimet e shkrimtarëve në Beograd dhe Novi Sad, ai në fund të viteve 80-të do dallohet si artikuluesi kryesorë i aspiratave të shqiptarëve për liri në mënyrë të qartë e më pak fjalë, por kuptimplote dhe shumë të guximshme. Ai me fjalorin e tij të përzgjedhur politik iu ra në sy qarqeve diplomatike ndërkombëtare se po lindte një zë tjetër në Kosovë, se intelektualët me orientime perëndimore po artikuloheshin për një zgjidhje tjetër politike. Jo rastësisht u bënë takimet e tij me ambasadorin e asaj kohe të SHBA-ve në Beograd zotin Zimmermann.
Dr. Ibrahim Rugova, krahas aktiviteteve dhe intervistave që kishte në shtypin e Kosovës dhe atij jugosllav në atë kohë, sidomos atë kroat dhe slloven, ai depërtoi edhe në shtypin perëndimor. Kontakti i parë me “Der Spiegel-in” gjerman në vitin 1989, që do të jetë sinjal i qartë edhe për zyrat diplomatike se në Kosovë po dëgjohet zëri i informimit të drejtë kundër dhunës, e që më vonë do njihet si zëri i çlirimit dhe pavarësisë së saj.
Në ato vite të shtypjes, burgosjeve dhe vrasjeve që bëheshin nga regjimi serbo-jugosllav, në Perëndim mërgata politike shqiptare bënte përpjekjet për ta vazhduar frymën e organizimit politik që e kishin nisur Rilindasit tanë dhe të cilën e kishte vazhduar Faik Konica ynë i madh, të cilën më vonë e kishte zbatuar në vepër Jusuf Gërvalla me shokë. Me vrasjen e Jusufit, Kadrisë dhe Bardhoshit regjimi okupues serb kishte menduar se do ta vriste zërin e shqiptarëve, por ajo bashkë me Akademinë e shkencave serbe i kishin bërë gabim llogarit e tyre, sepse në Kosovë brezi intelektual i viteve të 70-ta kishte kohë që po angazhohej për zhvillim të gjithanshëm dhe vetëdijesim nacional të shqiptarëve, frymë kjo e lirisë dhe pavarësisë të cilën dr. Rugova e kishte bërë tani program nacional. Ai edhe nga natyra ishte i qetë dhe me të drejt shumë njerëz në Kosovë thonë se Zoti na e kishte dhuruar njeriun për kohën e duhur dhe për kohë të vështira për ta nxjerr këtë popull nga robëria e gjatë shekullore.
Dr. Ibrahim Rugova me urtësinë e tij fitoi simpatinë dhe përkrahjen e 2 milion shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të ndara në 3 republika, ku udhëheqësit e këtyre viseve bashkërisht ndërtuan një platformë të përbashkët politike; Kosova e pavarur, shqiptarët në Maqedoni të jenë popull shtet formues, në Mal të Zi me të drejta qytetare dhe etnike të barabarta, dhe në Luginë me të drejta të barabarta nacionale, duke ruajtur të drejtën natyrore për t’u bashkuar me Shqipërinë. Dhe, në këto rrethana, siç thoshte dr. Rugova; kompromisi ynë është njohja formale e pavarësisë së Kosovës, duke kontribuar në integrimin brenda shqiptar si dhe në anëtarësimin në UE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.
Filozofia e Rugovës ishte praktike
Presidenti Rugova, pa dyshim do mbetet në kujtesën e gjithë burrave të shteteve dhe në librat e historisë si njeri i urtë, por shumë i vendosur, si njeri që optimizmin e bazonte në proceset që po zhvilloheshin në Evropë dhe veçmas në Ballkanin e trazuar si dhe në besimin që kishte në SHBA-të dhe shtetet e Perëndimit për një përkrahje politike.
Presidenti Ibrahim Rugova, jo rastësisht e quante Gjermaninë vendin e dytë të tij. Filozofia e Rugovës ishte praktike, e kapshme për të gjithë ata që donin ta kuptojnë, duke e ditur se në Gjermani ishte numri më i madh i shqiptarëve që kishin emigruar. Ai në takimet që kishte në Bonn deklaronte, “...se kur vij në Gjermani e ndjejë vetën si në shtëpinë time të dytë..”, sepse pikërisht kjo Gjermani ishte ajo që na e kishte lejuar hapjen e Zyrës për Informim, hapjen e fondeve, lejen për të punuar dhe vepruar Qeveria në exil dhe shumë organizime tjera.
Dr. Rugova nuk arriti ta gëzonte njohjen formale të Republikës së Kosovës, por ai e ndërtoi dhe e kishte krijuar prej vitesh pavarësinë në mendjen e tij dhe shpirtin e popullit të tij, duke krijuar mekanizma institucional me flamurin dhe amblemën e Republikës së Kosovës. Edhe sot në ditët e shtetit të pavarur, kosovarët përfitojnë me emrin e dr. Rugovës dhe shumë burra shtetesh që vijnë në Kosovë po pranojnë kontributin e dr. Rugovës për pavarësinë e Kosovës dhe po flasin se si u njohën me të dhe përmes tij edhe me çështjen e Kosovës, si B. Klinton, T. Blear dhe shumë të tjerë.
Kujtimi për figurën e madhe intelektuale dhe kombëtare të Ibrahim Rugovës, duhet të na shërbejë si mobilizim dhe forcim të institucioneve tona shtetërore duke afirmuar popullin e Kosovës si njerëz të mirë, punëtorë dhe të vyeshëm, ashtu siç dëshironte ta shihte popullin e vetë dhe të ardhmen e tij.
Kosova ka nevojë të afirmon, ndoshta sot më shumë se kurrë frymën rugoviane, të besimit dhe afrimit mes veti, të krijimit të hapësirës për gjithë njerëzit e dijës dhe punës e jo të luftës politike dhe diferencimit.
Lidhja Demokratike e Kosovës që lidhet si mishi me ashtin me emrin e Ibrahim Rugovës, ndaj duhet ta jetësojë në praktikë filozofinë e tij.
Kujtimi ynë për veprën e madhe të Ibrahim Rugovës qoftë i përjetshëm,
Zoti e bekoftë popullin shqiptar,
Zoti ju bekoftë edhe gjithë juve këtu!
p.s. Fjala e Hafiz Gagices, mbajtur në akademinë përkujtimore në Frankfurt me 22. 01. 2012, organizuar nga dega e LDK-së në gjermani në 6-të vjetorin e vdekjes së presidentit historik dr. Ibrahim Rugova

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hafiz Gagica:Presidenti historik Rugova, nuk e ka merituar një përjashtim kaq fyes!
» Përkujtohet presidenti historik Ibrahim Rugova
» Hafiz Gagica:DY FJALË ME RASTIN E INAUGURIMIT TË SHTATORËS SË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA NË PRISHTINË
» Përkujtohet presidenti historik Ibrahim Rugova(Video)
» Hafiz GAGICA:Hafiz Gagica:Letër përtej varrit!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi