Hafiz Gagica:DY FJALË ME RASTIN E INAUGURIMIT TË SHTATORËS SË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA NË PRISHTINË
Faqja 1 e 1
Hafiz Gagica:DY FJALË ME RASTIN E INAUGURIMIT TË SHTATORËS SË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA NË PRISHTINË
Hafiz Gagica:DY FJALË ME RASTIN E INAUGURIMIT TË SHTATORËS SË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA NË PRISHTINË
KUR, PRESIDENTI KTHEHET ME TËRË MADHËSHTINË E TIJ NË MESIN E POPULLIT..!
Sot populli i Kosovës për disa çaste do të largohet nga retorika e para fushatës zgjedhore dhe do e kthen kokën kah njeriu në bronz që erdhi nga Shqipëria, për të pa nëse skulptori shqiptar i ka përmbledhë gjitha elementet origjinale të fizionomisë që kishte lideri i viseve shqiptare dhe presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova...
I dashuri miku im, president Ibrahim Rugova !
Ti po kthehesh sot në Kosovën tonë martire (në bronz), për lirinë e cilës ke bërë aq shumë, po vjen në mënyrë madhështore, ashtu sikur edhe ike krenarë para popullit dhe gjithë botës, sepse ti së bashku me bashkëpunëtorët tu besnik, ishe ai që botën na e solle këtu, që miqtë tanë të na vijnë në përcjelljen tënde, e që kurrë më para nuk kishin qenë në Prishtinë...Sepse, e dinë ti mirë sa vështirë e kemi pasur që t’i bindim ata miq, se lufta jonë është e drejt, se kërkesat tona janë legjitime, se liria jonë është e njëjtë sikur liria e popujve të tyre, se pavarësia e jonë është sikur ajo e shteteve të tyre, se fëmijët tanë janë lule dhe filiza, sikur fëmijët e tyre, se vlerat tona kulturore dhe etnike, janë evropiane sikur ato të tyret, dhe, se armiku ynë është më barbarë se armiku i tyre..dhe...dhe...dhe, se e meritojmë jetën dhe bukurinë e saj, si çdo popull tjetër në botë..!!
Siç thoshe shpesh në takimet me ndërkombëtarët ''Ne kemi nevojë për një përkrahje që të çlirohemi, se më pastaj do ecim, jemi popull që e duam punën dhe jetën''...
Po, Ibër, dha Zoti dhe pas qindra takimeve tua me miqtë tanë dhe luftës çlirimtare, ata na kuptuan, na besuan dhe na qëndruan pranë në kohën më të vështirë për Kosovën, në kohën kur si popull kishte filluar të na shfaroste makineria kriminale e një regjimi barbarë, i cili, po sikur të mos na dilnin në ndihmë miqtë tanë, nuk e di se si do dukej sot harta e Kosovës. Se si dhe ku do kishim përfunduar si qenie njerëzore dhe fizike, se si do dukeshin sot tokat, shtëpitë dhe qytetet tona.., për të cilën u flijove, por nuk vdiqe nga sulmet që të bëheshin..!
T’i përmenda shkurt vetëm disa çaste, i dashur mik dhe kryetari ynë , Ibër, jo se i ke harruar, por për faktin se ata të cilët e grabitën karrikën ku ti uleshe, përveç se e ndryshuan frymën dhe veprat tua, dhe atë në emrin tënd, ata madje shkelën mbi amanetin dhe porositë tua, mbi idetë dhe vizionin tënd politik dhe kombëtar, e hoqën platformën tonë për Liri, Pavarësi dhe Demokraci, pra e degraduan të tërën bashkë me meritat dhe punën tënde dhe bashkëpunëtorëve tu.
Deri sa po i shkruaja këta rreshta, mu kujtua njëri nga udhëtimet tona të shumta, ishte viti 1995 kur nga Zürichu shkuam për SHBA dhe peripecitë që patëm në atë udhëtim, sepse na i kishin ndaluar mjetet tona të udhëtimit të grumbulluara me shumë mund, dhe disi duhej ta bënim çarën për të arritur tek miqtë e kombit tonë, te miqtë tu, dhe, ti kishe besim se do gjendemi dhe do ia dalim më shkue dhe me u kthye, sepse më thoshe “se ne jemi në rrugë të shenjët”, dhe falë vendosmërisë dhe miqve tanë, shkuam dhe u kthyem nga misioni ynë me sukses, dhe shantazhi dështoi..!?
Unë sot me shpirt dhe zëmër të ndrydhur nuk munda të marrë pjesë në pritjen tënde, ashtu siç të kam pritur çdo herë në Shtutgart dhe nga aty merrnim rrugën për në Bonn, në Bruksel, në Neu York, në Vjenë, në Londër dhe gjetiu..! E di se ti dhe disa miq do të më hidhëroheni, por kam besim se do ma falësh kabahatin me butësinë, mirësinë dhe qetësinë tënde shpirtërore, e cila sot e gjithë këto vite na ka munguar edhe më shumë, sepse ti na pate mësuar të jemi njerëz besnikë, të sinqertë, bujarë dhe mikpritës, ashtu siç na mësove që mos të urrejmë dhe përjashtojmë askënd nga radhët tona, meqë e dinim mirë, ti edhe unë, nga përvojat tona të hidhura, se pa bashkim dhe unitet, pa respektim të hierarkisë dhe rendit shtëpiak, rendit shoqëror dhe atij vëllazëror, se pa respektimin dhe ruajtjen e miqve që na ndihmuan të çlirohemi dhe të bëhemi shtet më vete, nuk mund të ecim përpara si popull, as si shoqëri dhe as si shtet..!!
Pra, i dashuri mik dhe president, Ibrahim Rugova, pusho i qetë në zëmër të Prishtinës tënde, prehu aty në përjetësi me atë buzëqeshjen tënde të ëmbël, mu në zëmër të Kosovës për pavarësinë e të cilës bëre më shumë se gjithë ata të cilët e dëshiruan vdekjen tënde, për të cilën ti e sakrifikove shëndetin dhe jetën tënde, vetëm që Kosovën ta shohim të lirë, sovrane dhe të integruar në BE, anëtare e Aleancës verioatlantike si dhe në miqësi të përhershme më Amërikën..Sepse, ardhja jote përfundimisht sot në mesin e popullit, i cili të deshi dhe e deshe aq shumë, është pa dyshim, gëzimi dhe krenaria më e madhe kombëtare për gjithë kombin shqiptar.
Hafiz Gagica
Stuttgart, më 27.09.2013
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» VOTO - Hafiz Gagica, ish kryetar i LDK-së për Diasporën dhe njeriu më i afërt i Presidentit Ibrahim Rugova.
» REAGIM NGA HAFIZ GAGICA:Vazhdon lufta speciale kundër presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës..!?
» Hafiz Gagica:LDK-ja po fuqizohet dhe po e rikthen kulturën politike të liderit të saj historik Dr. Ibrahim Rugova
» Hafiz Gagica:Presidenti Ibrahim Rugova, jo rastësisht e quante Gjermaninë vendin e dytë të tij
» Fotogaleri me rastin e 68 vjetorit të ditëlindjes së Presidentit Ibrahim Rugova
» REAGIM NGA HAFIZ GAGICA:Vazhdon lufta speciale kundër presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës..!?
» Hafiz Gagica:LDK-ja po fuqizohet dhe po e rikthen kulturën politike të liderit të saj historik Dr. Ibrahim Rugova
» Hafiz Gagica:Presidenti Ibrahim Rugova, jo rastësisht e quante Gjermaninë vendin e dytë të tij
» Fotogaleri me rastin e 68 vjetorit të ditëlindjes së Presidentit Ibrahim Rugova
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi