Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Barani thotë se serbët nuk ka kush t’i dënojë

Shko poshtë

Barani thotë se serbët nuk ka kush t’i dënojë Empty Barani thotë se serbët nuk ka kush t’i dënojë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 29, 2012 7:27 pm

Barani thotë se serbët nuk ka kush t’i dënojë

Hysni Syla, BOTA SOT
Lirmi i Vuqiniqit indinjon mitrovicasit
Barani thotë se serbët nuk ka kush t’i dënojë Kriminelet-serb-berani

Lirimi nga arresti i të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymberi, më 26 korrik 2011, Radisha Vuqiniq, ka zgjuar indinjatë tek qytetarët e Mitrovicës. Kjo për shkakun se pothuaj kështu ka ndodhur me të gjithë të dyshuarit serb për vrasjen e shqiptarëve gjatë dhe pas mbarimit të luftës. Qytetarët e Mitrovicës, janë të befasuar me këtë veprim të autoriteteve të EULEX-it, pasi që vendimi është marrë pa u bërë hetime më të thella e të gjithanshme lidhur me vërtetimin e identitetit të të dyshuarit, për të cilin besohet se është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në vrasjen e policit të ndjerë Enver Zymberi.
Burime Brenda policisë së Kosovës, kanë thënë se policët e Kosovës, të Njësisë Speciale, që ditën kritike ishin bashkë me të ndjerin Zymberi në detyrë për të vendos sovranitetin e Republikës së Kosovës në tërë territorin e Kosovës, e kanë parë me sytë e tyre të dyshuarin Vuqiniq duke shti me armë zjarri. Burimet kanë thënë se policët e Kosovës e kanë identifikuar saktësisht të dyshuarin edhe në xhirimet filmike dhe fotografitë që janë bërë në atë moment e të cilat u janë ofruar për verifikim.
Mirëpo, sipas burimeve, policët që kanë bërë identifikimin e fotografisë së të dyshuarit, nuk ia kanë ditur emrin saktësisht dhe kanë përmend emër tjetër, gjë që kjo i ka mjaftuar EULEX-it për ta liruar, pa u thelluar në hetime të tjera. Po kështu ka deklaruar për media edhe kryeprokurori i Qarkut në Mitrovicë, Shyqyri Syla. Prandaj, burime brenda policisë së Kosovës hedhin poshtë në mënyrë kategorike deklaratën e zëdhënëses së EULEX-it, Fransoaz Lamber (Francoise Lambert), se EULEX-i e ka liruar të arrestuarin pasi që me rastin e identifikimit të identitetit është konkluduar se bëhet fjalë për person të gabuar.
Lidhur me rastin, është shprehur të jetë i befasuar edhe drejtori i Qendrës Rajonale të KMDLNJ në Mitrovicë, Halit Barani, i cili tha se kishte informatat e njëjta me ato të burimeve policore dhe se kishte bindje të plotë se i arrestuari Vuqiniq ishte pjesëmarrës në vrasjen e policit Enver Zymberi.
“Jam i befasuar me lehtësinë e marrjes së vendimit për lirim nga arrestit të të dyshuarit nga ana e EULEX-it. Nuk është ndonjë gabim i rëndë po qese dikujt nuk ia dinë emrin, por që gjatë identifikimit të identitetit të tij përmes fotografisë apo xhirimit filmik, e identifikon si pjesëmarrës në një ngjarje, pasi që e ke parë me sytë e tu. Kjo, do të duhej të merret si provë nga EULEX-i, e jo të lirohet i dyshuari për krim të rëndë, pse nuk ia ke qëlluar emrin”, thotë Barani.
Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që misionet përkatës ndërkombëtare në Kosovë, veprojnë me të dyshuarit serb për krime të rënda ndaj shqiptarëve në komunën e Mitrovicës, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë. Ai përmend rastin e 21 kriminelëve serbë që ishin arrestuar nga xhandarmëria franceze në vitin 199 dhe 2000, për vrasjen e 26 shqiptarëve në rrugën e Kovaçëve.
”Ishte xhandarmëria franceze ajo që veproi në mënyrë profesionale dhe i zbuloi e arrestoi vrasësit e shqiptarëve të rrugës së Kovaçëve gjatë prillit të vitit 1999, e që ishin 21 sish. Fatkeqësisht, ata pas një kohe, me ndihmën e policëve të UNMIK-ut, arritën të ikin nga burgu i Mitrovicës, i njohur për siguri të lartë, për tu arratisur në Serbi, ku po jetojnë të lirë dhe për të mos i kthyer më kurrë në Kosovë”, thotë Barani.
Në vazhdim ai për mend edhe një rast tjetër të një krimineli i cili ishte akuzuar për vrasjen e shqiptarëve, por i cili po ashtu, kinse për mungesë të provave ishte liruar nga ndërkombëtarët. “I njëjti person, posa kishte arritur në lagjen “Kodra e Minatorëve”, ju kishte thënë shqiptarëve se ju kam vra dhe prapë do të ju vras, pasi që mua askush nuk mund të më dënoj”, thotë Barani.
Ka edhe raste të tjera të lirimit të të dyshuarve serbë për vrasjen e shqiptarëve dhe të tjerëve, nga ana e ndërkombëtarëve. Barani përmend tastin e një serbi, i cili më 4.02.2008, kishte hedhur bombë në drejtim të policëve polakë të UNMIK-ut, duke i plagosur 21 sish, për çka ishte arrestuar dhe dënuar vetëm me gjashtë muaj burgim me kusht. Tregon edhe për rastin e një serbi që kishte dhunuar një shqiptare, por i cili ishte liruar, edhepse viktima kishte thënë se ai është dhunuesi.
Nuk duhet harruar as rastin e ekstremistit Millan Ivanoviq, i cili ishte akuzuar për lëndimin e policëve ndërkombëtarë në veri të Mitrovicës, por që pas presionit të serbëve ishte liruar, edhepse burimet brenda UNMIK-ut kanë thënë se ai ishte filmuar duker hedhur një bombë dore në drejtim të policëve ndërkombëtarë.
Kështu ndodhi edhe në rastin e fundit. Si duket EULEX-i ju nënshtrua presionit të serbëve të Zubin Potokut, të cilët të premten bllokuan një konvoj të automjeteve të KFOR-it dhe EULEX-it, duke mos lejuar rrugëtimin deri në pikën kufitare me Serbinë në Bërnjak dhe duk kushtëzuar lejimin për qarkullim, me lirimin e Vuqiniqit të arrestuar, gjë që ndodhi po atë ditë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi