Veprimtari Halit Barani pesimist për të ardhmen e Mitrovicës
Veprimtari Halit Barani pesimist për të ardhmen e Mitrovicës
Veprimtari Halit Barani pesimist për të ardhmen e Mitrovicës
Halit Barani veprimtar i KMDLNJ-së në Mitrovicë
Mbesin barrikadat
Barrikadat do të mbesin aty deri në momentin kur kjo i konvenon Serbisë. Mu për këtë, jam shumë pesimist sa i përket ndryshimit pozitiv të gjendjes në veri të qytetit
Ndonëse muajve të fundit ka mbretëruar një gjendje më e relaksuar, me më pak tensione dhe më pak incidente të shënuara, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për qytetarët e Mitrovicës që zhvillimet gjatë vitit që e lamë pas të vlerësohen pozitivisht, e as që të jen optimist se zhvillimet gjatë viti 2012 do të jenë të tilla, çfarë at i dëhirojnë. Si duket, në këtë ka ndikuar aktiviteti i strukturave paralele jolegale dhe joligjore serbe, që me veprimet e tyre agresive e të papara deri tash, siç ishin vrasje e policit Enver Zymberi barrikadat e vendosura në të gjitha pikat kyçe që çojnë në veriun e qytetit të Mitrovicës dhe tutje më thellë në veri të vendit.
Asgjë nuk është bërë për integrimin e Mitrovicës
Ky veprim jonjerëzor i strukturave paralele serbe, i mbështetur nga Qeveria e Serbisë, ka bërë që qytetarët e Mitrovicës të humbin pothuaj plotësisht besimin edhe tek EULEX-i, duke e krahasuar atë madje me UNMIK-un, kur është fjala për qëndrimin ndaj këtyre strukturave dhe zhvillimeve në veri të vendit. Kështu mendon edhe veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare dhe mbrojtjes të drejtave dhe lirive të njeriut në rajonin e Mitrovicës, Halit Barani, i cili ka thënë se viti i kaluar në Mitrovicë dhe përgjithësisht në veri të vendit, ka kaluar ashtu si kanë diktuar të tjerët, duke menduar këtu para së gjithash në shtetin e Serbisë dhe tek një pjesë e institucioneve ndërkombëtare dhe atyre të vendit, por assesi jo ashtu sikur kanë dashur qytetarët e Kosovës.
“Gjatë viti që shkoi, asgjë nuk është bërë në integrimin e qytetit. Mosreagimi me kohë dhe si duhet i institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, ishte me pasoja për interesat e vendit. Madje, kanë dështuar edhe përpjekjet e atyre që donin të formonin komunën e re serbe në veri të qytetit, ndërkohë që janë forcuar dhe institucionalizuar strukturat paralele, përkatësisht qëllimet për ndarjen definitive të qytetit”, ka thënë Barani. Ai këtë e fakton me vendosjen e barrikadave në të gjitha hyrjet e pjesës veriore të qytetit, duke shtuar njëkohësisht, se ato ishin vendosur me urdhër nga Beogradi dhe kishin disa qëllime.
“Qëllimi i parë ishte që të pengohet lëvizja dhe qarkullimi i lirë në veri të Mitrovicës dhe të vendit. Qëllimi i dytë ishte qetë shihet reagimi i ndërkombëtarëve, se a janë ata të vendosur që të ballafaqohen me këtë sfidë apo jo. Dhe qëllimi i tretë ishte që në ndërkohë të mobilizohen dhe organizohen strukturat e shtetit të Serbisë në këtë pjesë të Republikës së Kosovës”, thotë ai.
Strukturat paralele serbe mbesin edhe më tutje
Sipas tij, kjo mënyrë e sjelljes dhe veprimit të shtetit të Serbisë në Kosovë, përmes strukturave dhe institucioneve të instaluara në veriun, do të vazhdoj edhe gjatë vitit 2012. “Tashmë, kur Serbia u bind se institucionet ndërkombëtare të pranishme këtu nuk ishin serioze dhe të vendosura për t’iu kundërvu veprimeve të saja joligjore dhe shkatërruese, nuk ka përse të ndryshoj taktikën dhe strategjinë e veprimit për realizimin e synimeve për ndarjen e Mitrovicës dhe të veriut të vendit. Barrikadat do të mbesin aty deri në momentin kur kjo i konvenon Serbisë. Mu për këtë, jam shumë pesimist sa i përket ndryshimit pozitiv të gjendjes në veri të qytetit dhe të vendit në përgjithësi”, është shprehur Barani.
Ai në vazhdim thotë se sikur institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare të ishin më syçelë dhe të dëgjonin zërin e qytetarëve, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të tyre serbë, për parandalimin e veprimeve kriminale të bandave ekstremiste serbe në veri, duke i vendosur nën stacionet policore në pikat ku ata i kërkonin, kjo që po ndodh sot, nuk do të ndodhte, pasi që organizatorët e barrikadave dhe zhvillimeve tjera negative në veri e që janë pikërisht drejtuesit e këtyre bandave, do të kapeshin nga organet e rendit dhe kështu do të pamundësohej edhe veprimtaria e tyre kriminale.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Barani thotë se serbët nuk ka kush t’i dënojë
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane
» Vdiq veprimtari Zenel Osmanaj
» Rama po dëmton të ardhmen e 3 milionë shqiptarëve
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane
» Vdiq veprimtari Zenel Osmanaj
» Rama po dëmton të ardhmen e 3 milionë shqiptarëve
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi