Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bakojani “pajtohet” me Ramën, fotot në Athinë

Shko poshtë

Bakojani “pajtohet” me Ramën, fotot në Athinë Empty Bakojani “pajtohet” me Ramën, fotot në Athinë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 31, 2012 4:14 pm

Bakojani “pajtohet” me Ramën, fotot në Athinë

Bakojani “pajtohet” me Ramën, fotot në Athinë 50893

Vizita e kreut të Partisë Socialiste në Greqi, përveç prezantimit të librit “Kurbani”, ka pasur dhe një axhendë të ngjeshur me takime publike por edhe “sekrete”, nëse mund të quhen kështu.

I tillë ishte dhe takimi i zhvilluar më datë 29.01.2012 me ish-ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojani, takim i cili nuk është bërë publik nga zyra e shtypit e Partisë Socialiste.
Por nga ana tjetër, as partia “Lëvizja Demokratike”, e cila drejtohet nga Bakojani, nuk ka preferuar të njoftojë zhvillimin e këtij takimi, çka e bën shumë të vështirë zbardhjen e bisedave që mund të jenë zhvilluar mes tyre.


Ky takim, vjen vetëm pak muaj pas deklaratave të rënda të bëra nga ish-ministrja e Jashtme Bakojani ndaj Partisë Socialiste për akuzat e hedhura për firmosjen e marrëveshjes së kufijve detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por, duket se takimi i zhvilluar dy ditë më parë në Athinë ka “pajtuar” Ramën me Bakojanin. (g.sh.)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi