Çështja çame, Panariti në Athinë: Duhet zgjidhje

Zëdhënës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë bënë të ditur se Ministri Edmond Panariti gjatë takimit me homologun grek Avramopulos në Athinë mes disa temave, ceku dhe çështjen çame.
“Çështja çame dhe e pronave të shqiptareve ne Greqi kërkon zgjidhje”, citon zedhenesi i Ministrise se Jashtme te Shqiperise.
Ministri Panariti kërkoi, gjithashtu, zgjidhjen e shpejtë të problemeve të vërejtura në lidhje me lëvizjen e lirë të shqiptarëve që udhëtojnë drejt Greqisë dhe dokumentet e tyre. Ai kërkoi, gjithashtu, shmangien e legalizimit te dokumenteve të të dy vendeve përmes hyrjes në fuqi në marrëdhëniet reciproke të Konventës për Vulat Apostille. Sipas Ministrise se Jashtme te Shqiperise, kjo kërkesë e cila gjeti mirëkuptimin e Ministrit Avramopulos.
'Në axhendën e marrëdhënieve dypalëshe ka edhe çështje, të trashëguara apo të reja, që duhet të futen në rrugën e trajtimit për të gjetur zgjidhje. Këto çështje u ngritën gjatë këtij takimi dhe mund të them se gjetëm mirëkuptim për negocimin e tyre në nivel ekspertësh, në takime të veçanta apo komisione të përbashkëta, sipas vetë çështjeve', deklaroi me pas per shtypin, Panariti.
Gjatë bisedimeve të dy Ministrat shprehën shqetësimin për rritjen e frymës nacionaliste dhe siguruan për vullnetin dhe angazhimin e tyre për një politikë që dekurajon çdo retorikë manipuluese e me ngarkesë nacionaliste që dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Nga ana e tij, Ministri Avramopulos propozoi institucionalizimin e bashkëpunimit ndërministror përmes takimeve periodike të një grupi ministrash të të dy vendeve për të trajtuar çështje me interes reciprok. Gjithashtu, ai kërkoi realizimin e takimeve më të shpeshta me homologun shqiptar dhe zhvillimin e konsultimeve periodike mes të dy MPJ-ve. Ministri Avramopoulos siguroi për mbështetjen e plotë të Greqisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Kosova
Sic ben te ditur zyra e shtypit te MInistrise se Jashtme te Shqiperise, gjithashtu, Ministrat Panariti-Avramopulos ndanë mendime lidhur me zhvillimet e fundit në rajon, promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e perspektivës euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit. Ministri Panariti vlerësoi raportet e vendosura mes Qeverisë greke dhe asaj të Kosovës dhe shprehu, me këtë rast kërkesën e njohjes formale të pavarësisë së Kosovës nga shteti.
Në përfundim Ministri Panariti e ftoi homologun grek për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri.
Panariti-Papulias
Ndërkaq po sot, Ministri Panariti ka pasur një takim edhe me Presidentin grek, Karolos Papulias. Duke e vlerësuar zotin Papulias një mik të mirë të shqiptarëve, Panariti ka kërkuar të heqin paragjykimin përmes dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë. “Të forcojmë marrëdhëniet në të mirë të popujve tanë. Kemi përballuar kriza bashkarisht. Kemi kapërcyer dhe ndajmë sfida të përbashkëta. Të heqim paragjykim përmes dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë”, tha ai.
Presidenti Papulias nga ana e tij ka kërkuar vullnet për të kapërcyer problemet që ekzistojnë në mes të dy vendeve. Duke vleresuar progresin e madh që ka shënuar Shqipëria drejt BE, Presidenti grek deklaroi se Greqia mbështet përpjekjet e Shqipërisë për integrim.
“Kam besim tek popujt tanë. Duhet të tregojmë vullnet për të kapërcyer problemet që ekzistojnë në mes të dy vendeve. Jam mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Vlerësoj progresin e madh që ka shënuar Shqipëria drejt BE. Greqia ju mbështet në përpjekjet tuaja për integrim. Miqësia Greko-Shqiptare është faktor themelor për stabilitetin e Ballkanit. Emigrantët shqiptarë kanë dhënë kontribut në zhvillimin e ekonomisë greke”, theksoi ai.
Mediat greke
Ndërsa çështja delikate e çamëve është prekur në zemër të Athinës nga ministri shqiptar Panariti, mediat greke e kanë anashkaluar këtë deklaratë. Në cdo citim mediatik, ditën e sotme nga mediat greke u theksua marrdhënia diplomatike mes 2 vendeve, ato ekonomike, madje dhe çështja e kufirit detar. Por në asnjë rresht, mediat greke nuk përfolën, çështjen çame.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rexhep Shahu Zoti Basha: Unë apo Panariti i LSI
» 100-vjetori, Rama në Athinë, feston me emigrantët shqiptarë
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Shembulli i Maqedonisë si zgjidhje?
» Bakojani “pajtohet” me Ramën, fotot në Athinë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi