Tiranë: Të shtëna armësh, vriten dy gra
Tiranë: Të shtëna armësh, vriten dy gra
Tiranë: Të shtëna armësh, vriten dy gra
Dy gra janë qëlluar në mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një 35 vjeçare në Shkozë është vrarë me një plumb në kraharor ndërsa, një vajzë e re, Megi Jokiçi 25 vjeç te komuna e Parisit, ka mbetur e plagosur fillimisht me një plumb në nofull, por më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak. Megi dha jetë pak pas mesnatës. I plagosur në ngjarjen e dytë tek Komuna e Parisit ka mbetur Aleksandër Gocaj.
Një i vrarë dhe një i plagosur ishin bilanci pas një konflikti me armë mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në lagjen Komuna e Parisit. Viktima është Megi Jukiçi, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen. Sipas policisë, Jukiçi ndodhej në automjetin Benz A Class me targa të Tiranës 3134 R, të fejuarit dhe ishte bashkë me të, kur është goditur nga breshëria që qëllonte ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Gocaj.
Ky i fundit dyshohet të jetë konfliktuar me disa persona në ambientet e një kazinoje. Njëri prej kundërshtarëve, e ka qëlluar me armë automatike duke e plagosur në shpatull. Të njëjtët plumba kanë qëlluar në nofull Jukiçin.
Po sipas policisë autorët kanë hipur në një fuoristradë Toyota me targa të Tiranës 6116 U. Teksa largoheshin me shpejtësi në rrugën Komuna e Parisit për në drejtim të Unazës, fuoristrada është përplasur me dy automjete të tjera.
Autorët kanë braktisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës janë vënë në ndjekje të autorëve, por deri në orët e mbrëmjes nuk raportohej të ishte kapur ndonjë prej të dyshuarve. Gjendja e Jukiçit, ka qenë tepër e rëndë, saqë në raportimet e para të policisë ngjarja deklarohej si vrasje. Vetëm kur ka mbërritur në spitalin Ushtarak, mjekët pavarësisht gjendjes së rëndë mundën të mbanin në parametrat jetësorë 25-vjeçares. Por pas një ore mjekët njoftuan se e reja ndërroi jetë.
Ndërsa më e mirë paraqitej në spital gjendja e 27-vjeçarit Gocaj. Një tjetër 35 vjeçare ka mbetur e vdekur pasditen e së merkurës, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Shkozë, teksa Elena Basho po kthehej për në shtëpinë e saj. Fillimisht 35 vjeçarja është gjetur nga familjarët, të cilët e kanë dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit në QSUT, pasi kanë dyshuar se kishte probleme me zemrën dhe vetëm pasi u është dorëzuar mjekëve kanë mësuar se 35 vjeçarja ishte qëlluar me armë zjarri. Menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka mbërritur në vendin ku është gjetur 35 vjeçarja, por edhe pranë ambienteve të urgjencës së spitalit.
Burime konfidenciale pranë policisë bëjnë të ditur se Elena Basho me origjinë nga Gjirokastra, është qëlluar me një plumb në kraharor çka ka rezultuar fatale, pasi dyshohet se plumbi i ka prekur zemrën. Familjarët të tronditur nga ajo çfarë kanë ndodhur kanë deklaruar për policinë se nuk e dinë kush e kishte vrarë vajzën e tyre. Policia përjashton konfliktin në familje, pasi nga dëshmitë e mbledhura Elena Basho nuk ka patur konflikte me bashkëshortin, por as me pjesëtarë të tjerë të familjes. Ndërkohë sipas policisë i çuditshëm është fakti që në vendin ku është gjetur 35 vjeçarja nuk është dëgjuar asnjë e shtënë armësh. Policia e Tiranës merr në pyetje familjarët dhe personat që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërkohë që po vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatos Klosi, trafikant armësh
» Të shtëna armësh në veri të Kosovës
» Të shtëna armësh në veri të Kosovës
» Të shtëna armësh pranë zyrës së Thaçit
» Të shtëna armësh në kufi, gjithçka misterioze

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi